Connect with Us

Manastirliu flet me shifra/ Tregon sa mjekë dhe infermierë janë vaksniuar deri tani

Aktualitet

Manastirliu flet me shifra/ Tregon sa mjekë dhe infermierë janë vaksniuar deri tani

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë e pranishme në stadiumin ‘Air Albania’, ku sot po zhvillohet vaksinimi i stafit mjekësor të pavionit Covid të pediatrisë.

Kjo është java e dytë e vaksinimit antiCovid të bluzave të bardha, ndërsa kujtojmë se javën e kaluar në “Air Albania” u vaksinuan mjekët e spitaleve Covid dhe kryeministri Rama.

“Ministrja Ogerta Manastirliu me mjekët dhe infermierët e pavionit COVID të Pediatrisë Infektive, të cilët nisën javën e dytë të vaksinimit antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania.

447 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës janë sot më të mbrojtur nga koronavirusi i rrezikshëm, ndërsa do të vijojmë me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.”, shkruan Rama krahas videos./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Si ndodhi plagosja e policit në Berat/ Vëllezërit që dhunuan efektivin përdorues droge

Publikuar

-

Nga

Si ndodhi plagosja e policit në Berat/ Vëllezërit që dhunuan efektivin përdorues droge

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e e policit Julian Xhahalili mbrëmjen e sotme në Berat.

Tre vellezërit që e dhunuan dhe tentuan ti marrin armën janë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç, (përdorues të lëndëve narkotike), sipas asaj që raporton Report tv.

Ata kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë dhe kanë tentuar ti rrëmbejnë armën njërit prej tyre.

LEXO EDHE:  BE ndihma Shqipërisë në luftën kundër Covid-19/ Soreca: Me relaksimin e masave duhet më shumë kujdes

LEXO EDHE:  “Kjo është diçka vërtetë shqetësuese”/ Ekspertja e sëmundjeve infektive tregon pasojat afatgjata që Covid lë te meshkujt

Gjatë konfrontimit fizik mes tij dhe vëllezërve arma ne brez te policit ka bërë qitje te pavullnetshme duke i shkaktuar plagë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha e refuzoi/ Reagon menjëherë Rama: Lëre pas politikën e sherrit

Publikuar

-

Nga

“Po qesh pak o burrë”/ Rama tregon ndryshimet që pësoi pas tërmetit, ja ç’mendoj kur zgjohem

Vetëm pak minuta më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje.

Por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili i është përgjigjur me ironi Bashës, duke i drejtuar edhe pyetje.

Kryeministri kërkon të dijë nga Basha se përse nuk e pranoi ftesën e tij për bashkëqeverisje, ndërsa i thotë të lërë pas politikën e sherrit.

Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se sot Rama i bëri ftesë publikisht kryetarit të PD-së të distancohet nga presidenti Ilir Meta dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe të bashkëqeveriste me të për të mirën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  “Nuk bëhemi pjesë e lojës politike”/ Manastirliu u përgjigjet mjekëve të Spitalit Lezhë

LEXO EDHE:  A do e pranojnë Ramën kryeministër nëse fiton sërish zgjedhjet?/ Përgjigjet Alibeaj

Por Basha i është përgjigjur negativisht kësaj ftese, duke thënë se koha e Ramës ka mbaruar./ CNA.al

Rama thirrje për bashkëqeverisje/ Basha i përgjigjet ftesës

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Publikuar

-

Nga

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi dhe kandidati i PD Agim Baçi janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në Report Tv.

Debati mes tyre ndodhi teksa Murrizi komentonte deklaratat e Ramës i cili sot tha se pas fitores së 25 prillit gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta.

Murrizi, se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe se në ideoligji nuk ndahen që nga viti ’45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën.

Në këtë moment ndërhyri kandidati për deputet i PD-së Agim Baçi, i cili i kujtoi Murrizit se ka qenë pjesë e PD-së dhe këtë gjë mund ta kishte deklaruar brenda forumeve të partisë.

Pas ngritjes së toneve Agim Baçi braktisi studion.

Debati:

Murrizi: E vërteta është se nuk është se po ndodh ndonjë qamet i madh prej 30 vitesh post komunizëm ka disa qeversje të përbashkëta dhe vendime në dëm të qytetarëve të përbashkëta.  E pse u duket habi se kanë ndërmend që të qeverisiin. Vetëm hallin e shqiptarëve kanë këta, për kombin për vaksinat.Nuk janë ndarë këta, bashkë kanë qenë që nga ’45 vjet, 75 vjet. Nuk ka ndarje në ideologji, në koncept, për të djathtë edhe të majtë.

LEXO EDHE:  Shtyrja e afatit të kredive/ Rama firmos dokumentin me Gent Sejkon

LEXO EDHE:  Shtyrja e afatit të kredive/ Rama firmos dokumentin me Gent Sejkon

Baçi: Ke qenë pjesë e PD-së nuk e ke denoncuar këtë pjesë?

Murrizi: E kam denoncuar!

Baçi: Vetëm pasi ike nga PD-ja!

Murrizi: Kur duhet ta denoncoja?

Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve, i gjykojmë politikanët me akte publike, dhe jo ato që thuhet nën banak.

Murrizi: E kam denoncuar, ti e di që kam qenë kandiduar i pavaruar?

Baçi: E di ke kandiduar me partinë e Legalitetit, ke lëvizur sa andej-këtej.

Murrizi: I pavarur, a je i ftilluar nga memoria?!

Baçi: Pse nuk e përmend që ke qenë me Legalitetin?

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate.

Baçi: Zotëri! Mua mos mu drejto me ato fjalë!

Murrizi: Unë drejtohem me çfarë të kem qef, gishtin mos ma drejto mua, unë nuk kam ardhur këtu që të duroj dënglat e tua

Baçi: Mua mos mu drejto me këto fjalë, ndërpite!

Murrizi: Nuk duroj mashtrimet e tij! Mua më kanë zgjedhur qytetarët dy herë! (Largohet Baçi nga studio)

LEXO TE PLOTE