Politikë
‘Kryeministri i paqefshëm, pas vaksinës’/ Gjuzi kapet keq me Ruçin në Kuvend: Mos më ndërprit!

Deputeti Kujtim Gjuzi dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë përfshirë në një debat, gjatë senacës së sotme plenare.
Gjuzi deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama ka shkelur ligjin me vaksinën anti-COVID duke shtuar se ai ka munguar në Kuvend për të shmangur dhënien e llogarisë.
Ruçi ironizoi Gjuzin që të largohet nga foltorja duke shtuar se në këtë mënyrë po vonon vaksinën.
“Sapo diskutuat që do vijnë vaksina anti-COVAX. Rama ka bërë një vaksinë të pacertifikuar, ka shkelur ligjin. Sot në nisje kryeministri mungon sepse e di që opozita do i hapë probleme.
Mos më ndërprit, mbivendosesh mbi gjithë deputetët. Ma pret fjalën, keni më shumë audiencë. Do të na mbyllësh gojën. Po ashtu drejtori juaj për shërbimet, na mbyll gojën. Nuk vinë mediat.
Në rendin e ditës i nderuar z.kryetar pse nuk vjen kryeministri për interpelancë? Është i paqefshëm. O z.Taulant, më lër të bisedoj me kryetarin, tani mbivendosësh. Kur do vijë në datën 28?”, tha ai./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...