Politikë
Jorida Tabaku zhyt më tej Bashën/ Asnjë shkollë e rindërtuar apo ndërtuar nga Luli

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar listën e godinave që sipas saj, u ndërtuan dhe rehabilituan gjatë viteve 2011-2015 në Tiranën e drejtuar nga Lulzim Basha.
Tabaku ka publikuar një tabelë që pretendon të vërtetën përkundrejt propagandës dhe akuzave ndaj Bashës në media, por edhe rrjetet sociale. Sipas Tabakut, të gjithë gënjejnë, por duket se deputetja demokrate ka bërë autogol.
Edhe në rastin kur Jorida do t’i verë vetulla Lulit, duket se i ka nxjerrë sytë.
Vetë Tabaku, me dokumentin e publikuar tregon dhe provon se Lulzim Basha kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë nuk ndërtoi apo rindërtoi asnjë shkollë.
Tabela e paraqitur nga zonja Tabaku tregon të vërtetën dhe faktin se askush nuk ka gënjyer, por është Lulzim Basha që s’ka bërë asgjë.
Në tabelën e publikuar nuk ka asnjë shkolle, asnjë të vetme të ndërtuar nga e para apo rindërtuar. Po t’i lexosh një e nga një në tabelën e publikuar nga zonja Tabaku duket qartë, rikonstruksioni, fasada dhe orendi, asnjë shkollë e vetme e ndërtuar apo rindërtuar.
Jorida Tabaku në fakt është një nga politikanet ndryshe në PD, por mesa duket në këtë rast duke dashur të mbrojë kryetarin i ka shërbyer propagandës të Rames dhe Veliajt. Ky i fundit akuzon Bashën se nuk ndërtoi apo rindërtoi asnjë shkolle kur ishte kryebashkiak i Tiranës, fatkeqësisht kjo qenka e vërtetë.
A ka rindërtuar apo ndëtuar një shkollë nga themelet deri në çati? Sipas tabeles del se Luli ka suvatuar banjot
Këtë sapo na e konfirmoi vetë Jorida Tabaku me tabelën që ka publikuar.
Bashkangjitur kësaj tabele Tabaku shkruan:
Për të gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”. Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot megjithë makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion./CNA.al