Politikë
JOQ portal i Ilir Metës/ Përdor mediat për gjoba

Gazetari Ilirjan Blloshmi ka vënë theksin tek mediat ndërsa thekson se në Shqipëri kemi politikanët që kanë mediat e tyre.
Sipas tij, mediat më të rrezikshme janë ato pranë Ilir Metës. Blloshmi thotë se këto media janë gjobaxhije dhe po nuk u dhè para, të bëjnë të bëjnë gjëmën.
Blloshmi shkruan se pas “mbylljes nga qeveria” të JOQ, Ilir Meta dhe bashkëpuntorët e tij nuk humbën kohë, pasi e kishin përgatitur terrenin.
“Mos ja vini re Ilir Metës as kur përdor mediat e tij për gjoba!
Në çdo vënd të botës, çdo grupacion politik, ka mediat e tij. Pasi çdo drejtues medjash, ka bindje politike dhe të kesh bindje politike nuk është krim. Në Shqipëri ne kemi politikanët që kanë mediat e tyre. Rama ka mediat e tij. Basha ka mediat e tij. Ilir Meta ka mediat e tij(ca ja ka dhënë Monikës). Media që janë pranë qeverisë, dmth ato të Ramës mundohen ta minimizojnë një problem. Kjo ndodh për faktin se marrin frutet e pushtetit.
Mediat pranë opozitës, dmth ato Lulzim Bashës mundohen ta zmadhojnë, por kujdesen për të mos prishur imazhin e Ramës. Nën drejtimin e Ramës dhe PS, Luli ka shtuar pasurinë dhe vilat.
Por mediat më të rrezikshme janë ato pranë Ilir Metës, këto janë media gjobaxhije. Po nuk u dhè para, të bëjnë gjëmën. Janë media të ngritura për këtë gjë. Ilir Meta ka krijuar “biznesmenë fallco “ për ti përdorur si finacues të X media. Psh: JOQ ka qënë një portal që merreshe vetëm me gjoba dhe traplliqe në fb. Nëse e hapje faqen e këti portali, nuk gjeje asnjë shkrim apo kritikë për Ilir Metën apo LSI. Pse?! Askush nuk mund të japë një përgjigje. Por të gjithë e kuptojnë se kjo media kishte pronar me letra fallco, të krijuar nga Ilir Meta.
Kur Ilir Meta pa që u trash puna shumë, krijoj alibinë se kjo media u mbyll nga qeveria. Pra akuzon tjetrin, në këtë rast qeverinë ose më saktë Samir Tahrin (Meta nuk fle dot i qetë, sepse e di për dosjet që Tahiri ka për të) për diçka pa fakte. Në fakt kjo akuzë buron nga mëndja e Ilir Metës i cili mendon se portalet duhet të mbyllen nëse janë kunder teje. Pra në fakt akuzon për atë që vetë ai do bënte në vendin e atij që akuzon.
Pas “mbylljes nga qeveria” të JOQ. Ilir Meta dhe bashkëpuntorët e tij nuk humbën kohë, pasi e kishin përgatitur terrenin. Portali dosja.al u fut në loje. Për ta kuptuar këtë gjë, që ky portal është gjobaxhi. Të mjafton lajmi “zbulohet shoferi që ecte me 150 në ore, është nipi i i një zyrtari të lartë të policisë”. Por sipas keti portali, ata nuk e tregojnë emrin e zyrtarit gjoja për etike. Cool fare kjo. Por mesazhin e cuan tek ai zyrtari i lartë i policisë. Mesazhi ishte i qartë, paguaj ose të del emri.
Ilir Meta, po e ndjen fundin, po përdor çdo gjë për të fshehur pasurinë. Ilir Meta po i ndjen byrzylykët tek dora. Prandaj mos ja vini re këto kohë. Mos e gjykoni as kur përdor mediat e tij për të vënë gjoba”, shkruan Blloshmi./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...