Kronika
I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje/ Arrestohet 38 vjeçari nga Tropoja

Policia ka vënë në pranga një 38 vjeçar nga Tropoja, pasi ishte sjpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Mësohet se 38-vjeçari i indetifikuar me inicialet R.H ka qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në fshatin Sopot. Ngjarja ka ndodhur më datë 25.05.2020 dhe brenda lokalit ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr, të cilët dyshohet se ishin shënjeshtrat e atentatit.
Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve G. K. dhe G. Rr. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme./CNA.al