LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT-"Bisha" e fitnesit çmend rrjetin me linjat e saj perfekte

18 Janar 2021, 09:16, Lifestyle CNA
FOTOT-"Bisha" e fitnesit çmend rrjetin me linjat e saj perfekte

Russo është një modele fitnesi dhe influencuese e  rrjeteve sociale nga Neë York, USA. Ajo ka një fiizk shumë tërheqës, gjë e cila e ka ndihmuar në karrierën e saj si modele dhe trajnere fitnesi.

Përveç modelingut dhe palestrës ajo ka një pasion shumë të madh për basketbollin. Jo vetëm që ajo ishte e apasionuar pas sportit, por ishte jashtëzakonisht e talentuar. Për shkak të kësaj, ajo vazhdoi të bashkohej me një ekip profesional basketbolli gjatë kolegjit.

Sidoqoftë, pas diplomimit, interesat e saj filluan të ndryshonin. Papritmas, pasioni i saj për basketbollin filloi të zhdukej, pasi ajo filloi të fokusohej në një pikë të re konkurruese. Pas një shqyrtimi të gjatë, modelja vendosi të fillojë stërvitjen me pesha për një ndryshim.

Ky ishte një vendim nga i cili nuk u kthye dot më. Ajo skaliti një fizik fenomenal përmes peshëngritjes, së bashku me ndërtimin e një statusi ikonik në industrinë e fitnesit dhe modelimit.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga