Politikë
E sulmojnë për rikthimin në politikë/ Patozi: Çfarë posti kërkon më Meta, pse ankohen për ne

Rikthimi i Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit në skenën politike, ka sjellë një sërë sulmesh dhe akuzash ndaj tyre.
Pikërisht për këto sulme ka folur mbërmjen e sotme edhe koordinatori i Bindjes Demokratike, i cili tha se nuk e kupton pse njerëzit ankohen duke thënë se ai dhe Topalli janë të vjetër në politikë.
Patozi deklaroi në emisionin “Log” se Sali Berisha dhe Ilir Meta që akoma kërkon të mbajë poste, janë shumë të vjetër në politikë dhe askush nuk ankohet për ta.
“Ne nuk kemi dal për vete apo për familjet tona. Ne dalim sepse kemi ide, politika është idea, jo personi. Njerëzit ankohen se Patozi dhe Topalli janë të vjetër në politikë, nuk do sjellin gjë të re, por këta njerëz nuk ankohen për Sali Berishën që ka 30 vjet aty, apo për Ilir Metën që nuk e di se çfarë posti kërkon më nga politika”, theksoi ai./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...
1 Koment