Showbizz
E kritikuan për zërin e lartë dhe sjelljen ndaj konkurrentes/ Bora Zemani tregon arsyen e reagimit

Menjëherë pas publikimit të episodit të mbrëmjes së kaluar të emisionit “Përputhen Prime”, në rrjetet sociale ka patur shumë reagime për sjelljen e moderatores Bora Zemani.
Toni i lartë i zërit dhe sjellja ndaj konkurrentes së re Ledianës, ka bërë që ndjekësit në platforma të ndryshme sociale të reagojnë dhe kritkojnë veprimin e moderatores. Madje ka patur edhe nga ata që e kanë quajtur presion psikologjik reagimin e saj ndaj Ledianës.
Pas komenteve dhe reagimeve në rrjet, Bora ka reaguar me një postim në Instatsory ku shpjegon reagimin e saj dhe mendimin për Ledianën.
Ajo iu ka kërkuar ndjesë të gjtihëve atyre që janë bezdisur nga tonet e larta si dhe ka shtuar se dëshiron që Lediana të jetë pjesë e programit nëse e ndjen se mund të jetë pa filtra dhe ti tregojë publikut se kush është ajo në të vërtetë./ CNA.al