Sport
Derbi ndaj Tiranës, ja formacioni që pritet të zbresë në fushë Partizani

Ditën e enjte do të luhet derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon në Superiore. “Demat e kuq” do të përplasen me bardheblutë e Tiranës në “Elbasan Arena”, ku do të synojnë fitoren. Partizani vjen në këtë derbi si forca e dytë e kampionatit, pasi renditet vetëm pas Vllaznisë, ndërsa Tirana është disa pozita më poshtë.
Kundër Skënderbeut, Partizani arriti të rikthehet edhe te fitorja duke shkuar me moralin lart në Elbasan. Gjithashtu, të kuqtë kanë në dispozicion edhe Hektor Idrizajn, që shleu pezullimin e kartonëve në ndeshjen kundër Skënderbeut.
Edhe Stenio Zhunior dhe Valentino Murataj, të cilët debutuan në Korçë, do të jenë në dispozicion të Ilir Dajës, më të freskët dhe më të ambientuar me skuadrën. Gjatë këtyre ditëve, pritet dhe rikthimi i brazilianit Lukas Kardozo, që pasi mungoi në dy seanca stërvitore për probleme personale, pritet të jetë pjesë e grupit. Mund të themi se Partizani vjen si ekipi favorit përballë Tiranës, por në ndeshjet derbi, të papriturat janë gjithmonë prezente.
Formacioni i mundshëm kundër Tiranës
Partizani (4-3-3): Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Bardhi, Mala, Murataj, Asani, Solomon, Zhunior. Trajner: Ilir Daja.
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...