Shëndeti
Deklarata shokuese/ Vaksina anti-Covid mund t’i kthejë njërëzit në homoseksuale

Një udhëheqës fetar hebre nga sekti ultra-ortodoks i Izraelit ka shokuar me deklaratën e tij, ku thekson se vaksina e koronavirusit mund të ndikojë në prirjet seksuale të njerëzve.
“Vaksina e Covid mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë”, ka deklaruar Rabini Daniel Asor raportojnë mediat izraelite.
Rabini Daniel Asor, i cili ka një ndjekje të madhe të mediave sociale, gjithashtu pohoi se e gjithë vaksinimi është puna e një “qeverie globale keqdashëse”, e cila “po përpiqet të vendosë një rend të ri botëror”.
Në predikimin e tij të fundit në internet, udhëheqësi tha se gjithçka, përfshirë vaksinën, e cila është bërë duke përdorur “një substrakt embrional” mund të shkaktojë prirje të kundërta, raporton “Independent”.
Ai e quajti “organizata kriminale” Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe gjigandët për zhvillimin e vaksinave Pfizer dhe BioNTech, të cilët sipas tij kanë paraqitur të dhënave të rreme rreth efikasitetit të vaksinës.
Sipas Isral Hayom, Asor ka argumentuar se virusi u lëshua për të “shkatërruar popullsinë globale” dhe vaksinat janë vetëm një mënyrë për të “çuar më tej këtë axhendë”.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë kur një pretendim kaq i çuditshëm në lidhje me vaksinën është bërë nga një udhëheqës global.
Më parë, në dhjetor, Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro paralajmëroi brazilianët se nëse marrin vaksinën, do të shndërrohen në aligatorë.
Deri tani nuk ka asnjë provë që vaksina e covid lidhet me homoseksualitetin dhe bie në kundërshtim me thirrjet e tjera të Daniel Asor./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Biznese dhe patundshmëri të dyshimta?/ Gjyqtari që ka privatizuar bregdetin e Spillesë
Luan Lusha është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë. Për Lushën hetimet-Vetting kanë nisur që në vitin 2019, por ende nga...

Alimehmeti: Çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar COVID-19?
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka sqaruar se çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar Covid-19. Alimehmeti sjell disa analiza nga studiues të ndryshëm, ndërsa...