LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dede përgatit "kurthin", ja si do luajë Tirana në derbi

18 Janar 2021, 09:20, Sport CNA

Tirana po forcohet në organikë. Trajneri Dede gjithnjë e më shumë po ka më tepër alternativa cilësore. Për këtë mjaftojnë 40 minutat e fundit ndaj Kastriotit, ku me futjen e Seferit, vetë skuadra bardheblu ndryshoi edhe rreshtim, edhe përbërje në fushë dhe mbi të gjitha ka mundësinë për të bërë ndryshime.

Taulant Seferit i mjaftuan pak minuta që ndaj krutanëve të jepte një shkëndijë, të cilën ishte përvoja e Hidit që e ndali dhe nuk e la të konkretizohej me gol në debutim. Sulmuesi i Kombëtares është një alternativë më shumë në vijën e parë të sulmit, mirëpo, së bashku me Muçin, ai mund të konsiderohet një ?xhol?.

Tirana prej javësh po kristalizon rreshtimin me tre në mbrojtje, duke bërë që mesfusha të jetë me pesë në formën e shkronjës V ose edhe me katër në mesfushë dhe një organizator pas dy sulmuesve. Torasa ka bërë rolin e sulmuesit me Muçit ose të organizatorit me Sasrakun e Muçin në krye. Me ardhjen e Seferit, ky i fundit dhe Muçi mund të jenë dy ?xhola? në dorë për Deden, që do të ketë cilësi të shtuar për të bërë planet e tij.

Seferi së fundmi ka luajtur si qendërsulmues, por mund të bëjë lehtësisht edhe sulmuesin anësor me shpejtësinë që ka, cilësinë në driblim dhe goditjen nga distanca. Duke pasur treshen Muçi-Torasa-Seferi në dispozicion, pa harruar edhe Sasrakun dhe Dansonë, atëherë Tirana mund të bëhet fare thjesht një kameleon në fushë, ku me detyra specifike nga trajneri, secili nga këta lojtarë të bëjë një rol tjetër për t?i dhënë manovrës sulmuese një tjetër fytyrë dhe tjetër rreshtim.

Lajmet e fundit nga