Connect with Us

Çuni i Fahriut bëhet “trim”/ Kërcënon Veliajn: Do nxjerr fakte konkrete

Aktualitet

Çuni i Fahriut bëhet “trim”/ Kërcënon Veliajn: Do nxjerr fakte konkrete

Publikuar

-

/
Rishfaqet çuni i Fahri Balliut/ “Kërcënon” Ramën: Në 25 prill do dalësh forcë e tretë

Çuni i Fahri Balliu, Klevisi ka folur sot përpara ambienteve të Gjykatës së Tiranës, ku u shpreh i revoltuar se  i janë “ngarkuar” 318 precedime penale vetëm për një protestë. Ai tha se në zonën e Astirit përfaqësues të shtetit po kërkojnë rryshfet për prishjen selektive të objekteve.

Balliu akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se po vjedh trotuaret e qytetit për të bërë pallate, dhe po shkatërron qytetin. Sipas Balliut në 25 Prill, kjo qeveri do të shkërmoqet, ndërsa këtë javë do të nxjerrë fakte konkrete për vjedhjet e kryera nga Veliaj për trotuaret e qytetit, dhe jo vetëm.

“Doja tju informoja, se tek ngjisja shkallët, takova disa avokatë dhe më thanë se vetëm sot janë 60 protestues. Këtu nuk po gjykohet njeri që ka bërë krime, vetëm ata që kanë protestuar. Te Unaza e Re sot po bëhen krime, po kërkohen rryshfete nga institucionet e shtetit.

LEXO EDHE:  “Thyem rekordin tonë”/ Veliaj shpall fitoren edhe në Fresk

Shumë nga dosjet që kemi çuar në Prokurori, veçanërisht në SPAK, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për cështjen e Unazës kemi çuar një dosje në Prokurorinë e Tiranës dhe dy në SPAK. Këtë javë do të nxjerr fakte dhe dokumente konkrete, sesi Erion Veliaj po vjedh trotuaret e qytetit për të bërë pallate. Po shkatërrohet qyteti.

Kjo qeveri më datë 25 prill do të shkërmoqet. Rilindja do të shkërmoqet. Për krimet që i kanë bërë këtij vendi. Nga kjo gjykatë ju (iu drejtohet gazetarëve) keni parë vetëm deklarata të qytetarëve. Më thoni si ka mundësi që mua më bëhen 318 proçedime penale për një protestë”, tha Balliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha i kapur nga Rama?/ Bylykbashi paralajmëron fakte të tjera, do të dalin së shpejti

Publikuar

-

Nga

Gafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat RamënGafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat Ramën

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, shprehet se Lulzim Basha është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi  tha se ai personalisht ka fakte të tjera në lidhje me Bashën dhe se ato do të dalin

“Unë jam nga ata politikanë që dëshiroj të gjykoj në bazë të fakteve. Faktet dalin. Unë di fakte të tjera, por kemi zhvillime të fundit që po dëgjojmë, mbetet për t’u parë se si do dalin në lidhje me këto të ‘Toyota Yaris’. Janë fakte që dalin dhe mund t’i analizosh publikisht dhe në aspektin juridik. 



LEXO EDHE:  Protesta të dhunshme në Athinë/ 22 të arrestuar

LEXO EDHE:  Balla thumbon Bashën/ Artist ‘Unaza e Re’ do bëhet, ti përjashto profesor Shoren nga PD-ja

Basha ka vepruar në një seri faktesh që e ka shtyrë nga një veprim i gabuar në tjetrin. Basha kërkon ta ketë mburojë PD”. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  “Thyem rekordin tonë”/ Veliaj shpall fitoren edhe në Fresk

LEXO EDHE:  Veliaj-Meta, intrigë kundër Tahirit?!

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk pyet për Kushtetutë”/ Bylykbashi: E paralajmërova por donte të bëhej lider

Publikuar

-

Nga

Oerd bylykbashi, është shprehur se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën për pasojat e djegies së mandateve.

Në një intervistë për mediat, deputeti PD, është shprehur se e dinte se çfarë do të ndodhte nëse do të digjeshin mandatet pasi ai vetë në vitin 2008 ishte ai që kishte parashikuar në kod zgjedhor një nen kundër djegies të mandateve.

“Në atë kohë unë jam kontestuar Bashës një muaj para se ai anonçonte djegien e mandateve. Ia kam kundërshtuar si, antikushtetues. Një kryetar që pretendon të bëhet lider mendon se mund të kapërcehet kushtetuta, dhe nuk e kishte problem atë që i thosha unë se është antikushtetuese.



LEXO EDHE:  Tensione mes banorëve dhe policisë/ Dy grave iu bie të fikët në protestë

LEXO EDHE:  Veliaj-Meta, intrigë kundër Tahirit?!

Të detyrosh deputetët të lënë mandatet është antikushtetues. Mandati është i deputetit është i popullit nuk është i kryetarit të partisë e as i partisë. Unë i kam thënë këtë, përveçse është antikushtetues e kjo mund të mos jetë në interesin tënd, më 14 janar 2019. Do të mbushet parlamenti, sepse unë me dy koleg kemi shkruar nenin ne kodin zgjedhor në vitin 2008 kundër djegies së mandateve. Është i hekurt. Do të prodhoje si pasojë mbushjen e parlamentit me pjesën e dytë listës. Këtë e bëmë kundër partisë socialiste sepse kërcënonte me djegie mandatesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE