Connect with Us

Basha i beson Xhelal Mziut një nga qarqet më problematike në zgjedhje

Politikë

Basha i beson Xhelal Mziut një nga qarqet më problematike në zgjedhje

Publikuar

-

Basha i beson Xhelal Mziut një nga qarqet më problematike në zgjedhje

Ish kreu i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu është caktuar si drejtues politik i qarkut Dibër nga Partia Demokratike.

Lulzim Basha ka ndezur motorët për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke plotësuar qarqet qe kishin mbetur bosh me drejtuesit politik.

Kreu i PD filloi lëvizjet për çaktimin e drejtuesve politikë në qarqe vetëm pak javë më parë. Deri tani janë caktuar më shumë se gjysma e drejtuesve të qarqeve duke filluar nga Shkodra ku drejtues politik i PD-së, në këtë qark do të jetë Helidon Bushati.

LEXO EDHE:  Paloka: Mazhoranca i ka shpallur “luftë” opozitës

Drejtues i PD në Fier, do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj. Ditën e sotme u konfirmuan edhe drejtuesit e qarkut të Elbasanit ku do të jetë Gazmend Bardhi si dhe drejtuesi i qarkut të Durrësit, Edi Paloka. Ndërsa ditën e sotme caktoi edhe Mark Markun si drejtues qarku në Lezhë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Publikuar

-

Nga

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Arben Imami, ish-ministër i PD-së, njëkohësisht dhe anëtar i grupimit ‘Për PD-në’, ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, si përgjegjës lidhur me vendimin e DASH , i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

I ftuar në emisionin e Alban Dudushit, Imami deklaroi se letrat për non-grata i ka bërë Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Arben Imami: Po të kishte një problem serioz për qeverisjen e Berishës, kjo procedurë do të kishte filluar në 2015-ën. Kjo procedurë ka filluar në 2018-ën dhe ka filluar për shkak të këtij. I është thënë qartë ‘vendime të korruptuara që minojnë demokracinë’. Cilat janë vendimet e korruptuara? Megjithëse, me të drejtë Berisha ka thënë se nuk është përgjegjës, por ama, publikisht, Berisha e ka mbështetur Bashën. Dhe për mua, ky ka qenë gabimi i fundit fatal i Berishës, që nuk do t’ja kisha dëshiruar as atij, as PD-së, as vendit.

LEXO EDHE:  “Rama i vendosur për të manipuluar zgjedhjet”/ Mediu: Po shkatërrohet çdo institucion shtetëror
LEXO EDHE:  Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

Sot, Berisha mund të jetë 200-400%, sepse e di më mirë se unë që ky është një ndër njerëzit që i ka bërë letrat, leje se ç’thotë Edi Rama ai, por i kanë bërë të dy bashkë.

Alban Dudushi: Ky dhe Edi Rama?

Arben Imami: Po, mbase më shumë ky se ai. Dhe e di mirë këtë unë. Dhe koha do ta tregojë këtë gjë.

Alban Dudushi: Po thoni se Lulzim Basha ka shitur Sali Berishën.

Arben Imami: Absolutisht po, sepse duke e ngarkuar Berishën me këto ngarkesa politike, mospjesmarrja në zgjedhje, largimi nga Parlamenti, duke thënë gjithandej, ambasadë më ambasadë që ‘nuk më lë Sali Berisha të bëj politikë’. Kjo është arsyeja e vërtetë, e rëndësishme dhe e madhe.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ore ka shtet këtu”/ Ish-ministri i Ramës ironizon SPAK, pas arrestimit të prokurorit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit për arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon SPAK, ndërsa shkruan se më shumë u arrestuan për një penallti të ekipit të futbollit të Përmetit, sesa për 300 kg lëndë narkotike.

Ylli Manjani dhe Edi Rama gjate nje seance plenare

Më shumë u arrestuan për një penallti të ekipit të futbollit të Përmetit, sesa për 300kg kokainë…

Teknika hetimore dhe operacionale paska qenë e zënë me futbollin e kategorisë zh.g.l…

Ore ka shtet këtu!

Veçanërisht te futbolli i nuk toleron fare…!”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Rama i bën “amin-in” Bashës: Bundestagu gjerman …

LEXO EDHE:  Kryeministri i rrjedhur, qeshin me të

Kujtojmë këtu se sipas raportimeve në media, hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Publikuar

-

Nga

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veiurt, Zoran Zaev, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Balluku thekson se kanë diskutuar nga afër për bashkëpunimin rajonal.

Ministrja shton po ashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.

LEXO EDHE:  “Nuk duhet të dilte në bregun e Lanës”/ Deputeti “kryqëzon” Bashën

LEXO EDHE:  Kryeministri i rrjedhur, qeshin me të

‘Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.’-shkruan Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE