LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i beson Markut qarkun Lezhë/ Ironia e Erla Mëhillit

18 Janar 2021, 10:27, Aktualitet CNA
Basha i beson Markut qarkun Lezhë/ Ironia e Erla Mëhillit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka besuar qarkun e Lezhës ish deputetit dhe pedagogut Mark Marku. Ky i fundit ka qenë edhe anëtari i komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë brenda PD.

Lidhur me këtë emërim ka reaguar ish zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, e cila përms një postimi ka ironizuar Bashën duke theksuar se ai hodhi në erë me duart e veta komisionin e famshëm që ngriti për filtrimin e kandidatëve.

Mes ironisë, Mëhilli shprehet se një drejtues politik qarku ka zgjedhur kandidatët potencial për deputetë në të gjithë territorin.

?Si të hedhësh në erë me duart e tua komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputetë në tërë Shqipërinë. Mirë shumë?, shkruan ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga