Connect with Us

Basha e emëroi drejtues qarku në Lezhë/ Mark Marku: Ky vendim ka kohë që është marrë

Aktualitet

Basha e emëroi drejtues qarku në Lezhë/ Mark Marku: Ky vendim ka kohë që është marrë

Publikuar

-

Basha i besoi qarkun e Lezhës/ Mark Marku sqaron befasinë: Ka të bëjë me karakterin tim

Sot zyra e shtypit të PD bëri të ditur se Lulzim Basha emëroi Mark Markun si drejtues politik në qarkun e Lezhës. Ky i fundit ndonëse deklaroi pak kohë më parë se nuk kishte ambicie për t’i hyrë politikës, filtroi edhe kandidatët për deputet brenda PD, duke rrëzuar në këtë mënyrë komisionin e vetingut.

Por në një intervistë në “News 24”, Marku zbuloi prapaskenat e këtij vendimi, duke u shprehur se nuk ishte surprizë emërimi në qarkun e Lezhës, por sipas tij ky vendim kishte kohë që ishte marrë.

“Jo. Vendimi është marrë së shpejti, ka shumë kohë. Unë kam pasur ftesa vazhdimisht që të shkojë, që është e nevojshme, pasi nga strukturat kërkonin që të shkoja. Është dashur që të marr një vendim. Kam një pozicion të tillë dhe jam i përkushtuar ndaj gjësë që bëj vet. E kam menduar gjatë dhe e kam pasur të vështirë që të marr një vendim. Në kushtet e tjera s’do e merrja”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Publikuar

-

Nga

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Partia Demokratike gjatë prezantimit të programit ekonomik ka marrë kritika për faktin se nga një anë premtohen ulje të taksave dhe nga ana tjetër rritje e shpenzimeve. Disa nga ekspertët por sidomos kundërshtarët politikë, thonë se kjo është e pamundur të realizohet.

Këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike për ekonominë, Dorian Teliti gjatë emisionit “Ilva Now” tregoi “burimin” nga do të vijnë rreth 400 milionë euro në vit që të shkojnë për të përmbushur premtimet elektorale.

Z. Teliti theksoi se një pjesë e madhe do të vijnë nga kursimet që do të vijnë me hapjen e garës në tenderë duke thënë se qeveria socialiste shumicën i ka pa garë, me vetëm një ofertues.

400 milionë euro nevojiten për të përmbushur premtimet. 50-60 milionë euro në vit shpenzohen për zyra. 300 milionë euro kursen nga tenderët thjesht me futjen e garës. Do të anulojmë kontratat koncesionare që marrin të paktën 120 milionë euro çdo vit. Nuk do të shkojnë në duart e disa oligarkëve por tek qytetarët. Futja e garave në tenderë, eliminimi i shpenzimeve të luksin në zyra dhe anulimin e kontratave për kocensionet sjellin shumën e nevojshme. Paratë janë por duhen menaxhuar mirë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Basha çudit demokratët/ Tregon datat kur PD është gati për zgjedhje

LEXO EDHE:  Topalli e thotë troç/ “Nuk dua që fëmijët e mi të merren me politikë”

Lidhur me shqetësimet për rritjen e borxhit publik, Dorian Teliti tha se, aktualisht ky borxh është në nivelin 83% ndërsa PD synon që ta ulë nga 3 deri në 5% në vit për ta afruar në nivelin optimal 60%./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka ironizuar takimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cili e kishte uruar edhe për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

Statusin e Krujës e ka shpërndarë në rrjetet sociale Edvin Kulluri, një nga zërat më të fortë kundër Bashës brenda opozitës.

Edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka ironizuar kreun e opozitës, teksa thotë se pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit.

Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit!

P.S. Shoku Keltis Kruja a t’ja vërë partia jonë Kuçovës emrin prapë Qyteti Stalin, apo lëre ç’e do?!”, shkruan Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i DASH, Bushati: Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit parave

Publikuar

-

Nga

Raporti i DASH, Bushati: Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit parave

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për vitin 2020 për pastrimin e parave, ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim. Në raport renditen si shkaqe të kësaj situate: korrupsionin, institucionet e dobëta, krimin e organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri përmes remitancave.

Analisti Andi Bushati i pranishëm në emisionin ‘Shock” në Euronews Albania thotë se raporti i DASH për vitin 2020 ishte pothuajse i njejtë me ato të dy viteve më parë.

Ai thotë se raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një “gropë të zezë” të pastrimit të parave, kryesisht në fushën e ndërtimit.

“Negativ, boll ta lexosh tekstin. I njëjti raport ka qenë edhe vjet edhe parvjet. Ajo që është e re që e ka ky konkluzion i DASH, mund të krahasohet me një deklaratë të kryeministrit kur u pyet nga gazetarët. Ai tha se kemi ligjet më strikte dhe kontrollet më të rrepta. Raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit të parave. Para, që kryesisht pastrohen nga mafia e ndërtimit. Kjo është e vërtetë e frikshme, që qeveria shqiptare mundohet ta mbysë me propagandë”, thekson Bushati.

Nga ana tjetër, analisti Baton Haxhiu thotë se DASH ka përgëzuar punën e disa institucioneve, pa harruar progresin e bërë me reformën në drejtësi.

LEXO EDHE:  Situata nga pandemia Covid-19/ Basha i kërkon llogari Ramës: Pse nuk hap Covid-4, njerëzit po vdesin rrugëve

LEXO EDHE:  Gazment Bardhi i përgjigjet Artan Hoxhës/ Ja pse nuk u paraqit në Prokurori

“DASH ka lëvdata për punën që është bërë në disa fusha. DASH përveç se lavdëron reformën në drejtësi, lavdëron edhe disa institucione të tjera. Niveli i krimit dhe drogës në Shqipëri në krahasim me vendet evropiane, hiq disa vende nordike është shumë më i vogël”, tha ai.

Gjithashtu z. Bushati thekson se e veçanta në këtë raport për Shqipërinë është fakti se qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje apo hap për të parandaluar pastrimin e parave.

“S’ka vende në botë që s’ka trafik dhe pastrim parash, e veçanta në këtë raport thotë se qeveria nuk e lufton dhe nuk ka bërë asnjë hap”, tha Bushati./euronews

LEXO TE PLOTE