LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e kreut të CDU/ Krasniqi: Nuk u aplikua as statusi i PS dhe as i PD

17 Janar 2021, 13:19, Aktualitet CNA
Zgjedhja e kreut të CDU/ Krasniqi: Nuk u aplikua as statusi i PS dhe as i

Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar zgjedhjet për kreun e CDU, ku hoqi dhe një paralele me partitë politike në vendin tonë.

Përmes një postimi, Krasniqi shkruan se fituesi u zgjodh në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa asnjë lloj ndërhyrje  dhe çdo gjë ishte drejtpërdrejtë.

Sipas Krasniqit, CDU nuk aplikon as statusin e PS ku kryetari nuk mund të votohet kur është në pushtet, por as atë të PD ku stafi drejtues emërohet pa votim.

Postimi i plotë:

Një vit proces zgjedhor në parti, mbi 10 debate publike, konkurrim i lirë, tri platforma të ndryshme, votë e fshehtë dhe përcaktuese nga anëtarësia dhe delegatët e Kuvendit Kombëtar. Tre kandidatë realë për kryetar, zgjedhje me balotazh dhe përcaktim i fituesit me diferencë të vogël votash.

Gjithçka live dhe pa ndërhyrjen e ?liderit historik?. Palët pranojnë rezultatin dhe respektojnë legjitimitetin e shumicës dhe pakicës, duke harmonizuar përfaqësimin e tyre në parti. Votim i fshehtë edhe për zv/kryetarët, votim i fshehtë edhe për anëtarët e presidiumit (kryesisë), – duke prodhuar një ekip me 12-13 politikanë konkurrues, të votuar dhe me legjitimitet të njëjtë zgjedhor. Nuk ka emërime, nuk ka kandidatë formalë, nuk ka linçim dhe përjashtim të kandidatëve rivalë, nuk ka votim të hapur dhe as leje ndërtimi në shkëmbim!

CDU nuk aplikon statutin e PS në Shqipëri, ku kryetari nuk votohet kur është në pushtet (Merkel, mgjs është kancelare prej 2005, është votuar çdo dy vjet në parti, pra 7 herë në 15 vitet e fundit, kurse Rama kryeministër prej 2013 nuk është votuar asnjë herë në parti midis 2013-2021, hera e fundit daton më 2009); CDU nuk aplikon as modelin e PD me ngrirje e shkrirje dhe ku rivalëve për kryetar u pamundësohet barazia në garë e votë, dhe ku stafi drejtues kryesor emërohet pa votim./CNA.al

Lajmet e fundit nga