Connect with Us

VIDEO/ Inter madhështor, zikaltërit e Kontes nënshtrojnë kampionët e Juves

Seria A

VIDEO/ Inter madhështor, zikaltërit e Kontes nënshtrojnë kampionët e Juves

Publikuar

-

Interi madhështor! Skuadra e Antonio Kontes ka mposht Juventusin pas plot 5 vitesh! Zikaltërit  arritën të triumfonin në derbin e Italisë, me rezultatin 2-0, duke bindur në të dy fragmentet e lojës.

Një ish si Arturo Vidal, hapi serinë e golave në minutën e 12-të të sfidës. Kiliani goditi saktë me kokë, pas asistit fantastik nga Barela. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të zikaltërve, ndërkohë që në pjesën e dytë, ishte vetë Barela, ai që vulosi triumfin, me golin e realizuar në minutën e 52-të.

Me ketë fitore, Interi është ngjitur në kuotën e 40 pikëve, po aq sa kryesuesit e Milanit, që do të përballen ditën e hënë në transfertë ndaj Kaljarit. Ndërkohë në krahun tjetër, humbja e sotme, bën që diferenca mes Juves dhe Interit të thellohet në plot 7 pikë. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos, duke shumë larg shkëlqimit të sezoneve të fundit.

FT: INTER-JUVENTUS 2-0

Vidal 13′, Barela 52′

GOLI I DYTË I REALIZUAR NGA BARELA: 

RASTI I SHPËRDORUAR ME PORTËN BOSH I LAUTARO MARTINEZ: 

GOLI I PARË I ARTURO VIDALIT: 

GOLI I ANULUAR I KRISTIANO RONALDOS NË MINUTËN E 11-TË, PËR POZICION JASHTË LOJE: 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Tomori bind, Milani nxjerr në shitje kapitenin

Publikuar

-

Nga

Fikajo Tomori qëndron te Milani, Alesio Romanjoli largohet. Paraqitja e shkëlqyer e mbrojtësit anglo-kanadez nuk bëri gjë tjetër veçse konfirmoi orientimet gjithnjë e më të vendosura në rrugën “Aldo Rossi”.

Një lëvizje, që me sa duket hedh hije dyshimi mbi të ardhmen kuqezi të kapitenit me spaleta të hequra në ndeshjen delikate kundër Romës “së tij”, ku ai është rritur dhe nga ku u transferua në vitin 2015 për 25 milionë euro.

Ishte ende Milani i Berluskonit dhe mëngjarashi vinte me kredencialet e liderit në mbrojtjen kuqezi. Por, 6 vite më pas, rritja e tij ngadalësoi rrezikshëm, rendimenti i tij është kritikuar shumë së fundmi dhe palët duken larg rinovimit.

Paolo Maldini, në pragndeshjen me Romën, u tregua diplomatik, duke thënë se me Romanjolin në fushë skuadra është në këtë pozicion në klasifikim, por pranoi se Alesio mbeti keq që nuk u aktivizua.

Falë rrotacionit ia mund të gjejë shpejt një fanellë titullari (duke nisur nga sot me Udinezen). Mes tij dhe Piolit nuk ka asnjë krisje, profesionalizmi i tij nuk është vënë kurrë në dyshim, por me kapitenin në stol, rinovimi i kontratës që do edhe 15 muaj të skadojë, në këtë moment nuk është i thjeshtë.

Në moshën 26-vjeçare, mbrojtësi që fiton 3.5 milionë euro në vit, duhet të kishte bërë një kapërcim në cilësi, e përkthyer më pas edhe në rrogë. Në këto momente, Milani është më pranë konsiderimit të shitjes së tij në merkaton e verës.

Dhe me një kontratë kaq të shkurtër, do të pranonte edhe një çmim prej 20 milionë eurosh për kartonin, por nuk do përjashtonte as një formulë shkëmbimi. Sigurisht që duhet llogaritur edhe vullneti i lojtarit, nëse do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij. Por në këtë situatë, Milani vetëm për një gjë nuk ka dyshime. Me Tomorin, i cili po shkëlqen dhe të drejtën e blerjes së tij nga Çelsi, ata nuk do duan kurrsesi ta humbasin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Merret vendimi final për ndeshjen e shtyrë Juventus-Napoli

Publikuar

-

Nga

Nuk ka më dyshime, ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do të luhet më 17 mars, duke filluar nga ora 18:45.

Ndeshja ishte planifikuar për t’u zhvilluar në tetor të vitit të kaluar, por për shkak të rasteve me KoroNavirus në skuadrën e Gatuzos, ndeshja u shty për një ditë tjetër.

Fillimisht u vendos 17 marsi, si dita kur do të luhej ndeshja, por presidenti napolitan, Aurelio De Laurentis, kishte kërkuar që ndeshja ta shtyhej, për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Gjithsesi pavarësisht kërkesës së De Laurentis, Federata ka marrë vendimin përfundimtar, dhe ndeshja do të luhet më 17 mars, duke filluar nga ora 18:45.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ibra dhuron spektakël në Sanremo: Një nder për ju që të më keni mua këtu

Publikuar

-

Nga

Zlatan Ibrahimoviç ka nisur sot edhe karrierën e tij si prezantuesi i Festivalit të Sanremos, ku do të drejtojë këto net. Një risi për sulmuesin suedez, por edhe një mundësi për të dëgjuar disa nga batutat e tij të zakonshme, që nisën që në natën e parë.

Pas prezantimit nga Amadeus, ai hyri në sallë dhe tregoi menjëherë rregullat e tij. “Amadeus, është një nder për mua të jem këtu, por është një nder edhe për ty që më ke mua këtu. Të bëjmë diçka të qartë që në fillim, drejtori është Zlatan.

Rregullat e festivalit të Zlatan? Do të ketë 22 këngëtarë, 11 kundër 11”, tha Ibra. Amadeus i kujtoi se në garë ishin 26 këngëtarë dhe Ibra iu përgjigj me shpejtësi. “Shiti të tjerët. Skena nuk është në rregull, më duhet prej 105 metrash.

Përndryshe do të anullojmë festivalin. Largoji violinistët, por vajzat qëndrojnë”, tha në prezantimin e tij të parë Ibra në këtë edicion ku do të argëtojë padyshim çdo natë spektatorët.

LEXO TE PLOTE