Connect with Us

Video/ Gafa e rëndë, Manaj nuk shënon me portën bosh

Kombëtare

Video/ Gafa e rëndë, Manaj nuk shënon me portën bosh

Publikuar

-

Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Rezultati nuk ishte i mirë për blaugranët e sulmuesit të kombëtares duke qenë se u mposhtën me rezultatin 3-1.

Por, përshtypje ka bërë edhe një episod që përfshin Manajn, i cili në minutën e 51 të fraksionit të dytë humbi një rast të pastër shënimi. Me portën e boshatisur, futbollisti shqiptar nuk arriti të devijonte në rrjetë sferën, duke e dërguar shumë larg kuadratit.

Një rast që solli dëshpërim te tijtë të cilët mund të rihapnin takimin, por mundësia e shpërdoruar ishte fatale. Megjithatë, në botën e futbollit, edhe emrat më të njohur kanë gabuar raste flagrante si Manaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Armand Duka: Napoli nuk na i merr dot Edi Rejën

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur së fundmi për Radio Kiss Kiss, teksa ka folur rreth mundësisë së shumëpërfolur që Edi Reja të vazhdonte drejtimin e kombëtares, por edhe të vihej në krye të Napolit në rast shkarkimi të Gatuzos. Duka e ka mohuar këtë alternativë, ndërsa sa i përket Europianit, shprehet se egziston mundësia që të zhvillohet vetëm në Angli dhe jo në vende të ndryshme.

“I kam dëgjuar këto zërat për Rejën te Napoli, por unë nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar asnjëherë dhe Reja nuk më ka folur për mundësinë e të bërit dy punë. Por e theksoj tani se është një alternativë për t’u përjashtuar. I kam dërguar mesazh urimi Gravinës për fitoren në zgjedhjet për President të Federatës Italiane të Futbollit. Bilnaci financiar i klubeve europiane po shkon keq, ka më pak sponsor dhe më pak publicitet. Bilanci sportiv nuk është i keq, po shkon mirë, lojtarët po luajnë dhe nga pikëpamja sportive nuk kanë humbur shumë.

Spektatorët? Nuk varet nga UEFA, por nga autoritetet shëndetësore të çdo shteti. Në Angli kanë vendosur t’i lejojnë, shpresojmë që edhe në pjesën tjetër të Europës të bëhet kjo gjë. Shpresat janë që Europiani të bëhet me impiantet 50% të mbushura. Që Europiani të luhet vetëm në Angli është një mundësi. Ka ende edhe katër-pesë muaj të mbetur, të shohim nëse situata do të ndryshojë, përndryshe Anglia mbetet një mundësi”< u shpreh Duka.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Moti perfekt, nisin punimet në fushën e “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Që pas ditëve të ftohta, kur Shqipëria u mbulua nga dëbora edhe në kryeqytet apo qytetet bregdetare, në stadiumin kombëtar “Air Albania” ka nisur një punë intensive për procesin e rigjenerimit të barit në tapetin e fushës.

Pasiu pastrua dëbora, këto ditë të fundit që janë rritur temperaturat, në stadium ka nisur korrja e barit të fushës. Bëhet e tillë në mënyrë që të jetë sa më pranë nivelit zero. Kjo, për t’i hapur udhë procesit të pastrimit të pjesëve të barit që nuk shërbejnë ose janë “fijet e vdekura”.

Më tej, do të nisë të bëhet edhe rimbjellja e barit. Për rigjenerimin e fushës do të përdoret edhe sistemi i ventilimit dhe llambave që do të përdoren për ngrohjen e barit në ato zona të fushës ku nuk bien shumë rreze të diellit.

Pjesa fundore e fushës në anën e djathtë të tribunës qendrore (zona nga ana e liqenit artificial) vihet re që është më e dëmtuara edhe pse prej muajsh nuk luhet futboll. Kjo, për faktin e thjeshtë se në atë zonë nuk bien asnjëherë rreze të diellit për shkak të strukturës së mbuluar të impiantit.

Me këtë trajtim, kompania që më vonë do të sjellë tapetin e barit hibrid, ka marrë përsipër që për ndeshjen me Anglinë, më 28 mars, fusha të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Interi e mori Manajn në kthesë si Schumacher”, media prestigjoze shkruan për sulmuesin e Kombëtares

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj, gjithmonë e kemi cilësuar si një futbollist “të lindur” me këmishë. Për të veshur fanellën e Barcelonës A dhe për t’u stërvitur me yjet më të mëdhenj të futbollit botëror duhet me patjetër që të kesh lënë shumë gjurmë në kampionatet më të forta të Europës dhe të kesh rrëmbyer vëmendjen e miliona sportdashësve.

Por nuk ishte ky rasti i Rei Manaj. Pas aventurave tërësisht zhgënjyese me ekipet “e dorës së dytë” në Itali pasi u largua si huazim nga Interi, valixhet do të bëheshin gati për të shkuar në Spanjë, te Granada, në një tjetër aventurë që Manaj dështoi tërësisht. Pas kësaj eksperience do të linte një gjurmë të mirë te Albacete në “Segunda Division”, por edhe aty pa pasur vazhdimësinë e duhur.

E në këtë moment vjen…Barcelona. Pa kaluar dy ndeshje në Barcelonën B, Manajt i mbërrin ftesa nga Setien në ekipin e parë. Këtë histori e ka përshkruar mediat prestigjoze “Goal” me titullin: “Nga Interi te Barcelona, lojtari i ndjekur gjithmonë nga fati”.

“Karriera e një lojtari përbëhet nga mundësitë, nga zgjedhjet e duhura në kohën e duhur, të afta për të kthyer një histori në dukje anonime në një drejtim pozitiv. Rei Manaj hyn në këtë kategori: i panjohur në Itali, një shans krejt i papritur në Spanjë ku po ndërtohet një e ardhme dinjitoze. Kur ishte ende i ri kishte shumë shpresa për të dhe do të shqetësonte dy emra të mëdhenj për futbollin në Itali, Interi dhe Juventusi.

Protagonistët e një beteje në treg fituan me një parakalim të denjë në kthesë si Michael Shumacher, për të fituar Interi. Prania e njerëzve si Ikardi, Perisic dhe Jovetic, i pret krahët sulmuesit shqiptar për t’u thirrur në ekipin e parë nga Roberto Mancini, që zgjodhi të debutonte në 23 gusht 2015 me 5 minutat e fundit te Inter-Atalanta”, shkruhet në artikullin që tregon gjithë historinë e karrierës së Rei Manajt, “i përkëdheluri i fatit” dhe që tani kërkon ta shfrytëzojë në maksimum.

LEXO TE PLOTE