Connect with Us

Vaksina anti Covid/ Brataj tregon kur do vijnë dozat e tjera

Aktualitet

Vaksina anti Covid/ Brataj tregon kur do vijnë dozat e tjera

Publikuar

-

Rritja e numrit të rasteve pozitive/ Brataj paralajmëron: Do mbyllemi në orën...

Kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj ka folur për numrin e të vaksinuarve deri në këto momente duke thënë se pas datës 20 do të vijë pjesa tjetër e premtuar nga kryeministri Edi Rama. Brataj u shpreh se prioritet për të marrë dozat e para do të jenë stafet mjekësore që punojnë në spitalet Covid, duke shtuar se Shqipëria është drejt hapit të fundit të bllokimit të kësaj sëmundje.

Për fat të mirë erdhi dita që të fillojë vaksinimi në Shqipëri në një datë që askush nuk e priste. Lista e prioriteteve është që ka një program për vaksinimin e shqiptarëve, e cila fillon me personel mjekësor. Kryesisht fillon me personelin e spitaleve Covid që tani janë 4.

Pastaj do të përhapet drejt spitaleve rajonale, kryesisht urgjencave dhe më tej do të vazhdojë me personelin mjekësor, me edukatorët, policët dhe pastaj moshat e larta. Po shkojnë 400 vaksina që po bëhen në Tiranë. Pas datës 20 do të vijnë vaksinat e programuara, 30 mijë në shkurt dhe kështu me radhë është në bisedime duke u folur me shumë prodhues të vaksinave për të garantuar sasi të tjera. Kështu që jemi drejt hapit të fundit të bllokimit të kësaj sëmundje”, tha Brataj.

Ndër të tjera shefi i urgjencës tregoi se deri tani nuk ka pasur raste me efekte anësore apo komplikacione.

Për fatin e mirë, nuk kemi parë asnjë efekt anësor. Procesi vazhdon të jetë i rregullt, por një vaksinë e kontrolluar nga FDA dhe EMA sigurisht që i ka të gjitha garancitë, të gjitha rregullat. E vetmja gjë ka qenë koha, por vaksina zakonisht efektet anësore i jep në momentet e para dhe për këtë arsye qëndrojnë rreth 30minuta nën asistencën e ekipeve mjekësore. Por njerëzit duhet të kenë të qartë që nuk është virus i plotë, por pjesë e proteinave të virusit, pra nuk shkakton sëmundje, por prodhim të antitrupave”, tha Brataj.

Mbi diskutimet nëse duhet apo jo të vaksinohen edhe ata që kanë kaluar covid, Brataj thotë se kjo është në varësi të kohëzgjatjes së imunitetit.

LEXO EDHE:  Berisha krah besimtarëve/ "Xhahili i Surrelit të lejojë hapjen e tempujve të Zotit"

Për personat që kanë kaluar Covidin, kuptohet që imuniteti natyral është më i sigurt se i vaksinës nuk diskutohet, por nuk ka të dhëna sa zgjat imuniteti. Por edhe ata që e kanë kaluar si puna ime që në Mars është e këshillueshme që ta bëjnë. Unë se kam bërë sepse pres që të vijë radha e institucionit tim”, u shpreh Brataj.

Ai shtoi se rritja e shifrave të rasteve të reja vjen si pasojë e festave dhe grumbullimeve, të cilat duhet të ishin neglizhuar. Nuk la pa komentuar dhe rastin e Tire Alldervishit, sanitares që u shtir si infermiere dhe i zhvati 8 milionë lekë vajzës së një gruaje të infektuar, e cila ndërroi jetë.

Edhe midis nesh ka përfitues, që nga recetat e ilaçeve për të sëmurët që kanë ditën e dytë apo të tretë të temperaturës, i japin antibiotikë. 0për fatin e keq, ka njerëz që përfitojnë. Fenomenet e spitalit për fatin e keq ekzistojnë dhe njerëzit janë bashkëpunëtorë në atë që ndodh dhe i shtyjmë njerëzit që të fitojnë bakshishin, por nuk është e denjë për shëndetësinë. Shpresoj të mos jetë një fenomen i përhapur. Ne e kemi të vështirë ti identifikojmë se është e padrejtë, por janë veprime të shëmtuara që nuk duhet të përsëriten për asnjë motiv për shëndetin e njerëzve në kohë pandemie”, tha Brataj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori…

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi. Ajo tha se ky prokuror që është njëkohësisht dhe vëllai i Besjan Ajazit kandidat i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Elbasanit po përdor postin për të kërcënuar kandidatët e LSI për të favorizuar vëllain e tij.

“Po ka pasur nga Prokuroria e Elbasanit. Nga kryeprokurori i Elbasanit, i cili po i hap rrugën vëllait të tij që do ta kandidojë në Bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi, që është shef i kabinetit të Taulant Ballës. Madje ajo tha se do t’I bëjë një letër KLP për të riparë emërimin e tij.

A nuk është publike kjo? E kam thënë edhe në një emision tjetër. E kam bërë publike këtë gjë. Do vazhdoja ta bëj edhe më tutje, ku do t’i bëj një letër Këshillit të lartë të Prokurorëve, ambasadave që kanë qenë të detyruara për të ndjekur procesin e reformës në drejtësi, sepse kam akoma shumë fakte të tjera të përdorimit të prokurorit të Elbasanit nga Taulant Balla dhe segmente të tjera për të ushtruar presion jo vetëm ndaj anëtarëve përfaqësues të LSI-së, por edhe shumë bizneseve apo individëve të tjerë, të cilët nuk kanë dëshirë ta përkrahin Taulant Ballën, sepse nuk u pëlqen fytyra e tij.

LEXO EDHE:  Shefja e BE-së pranon vonesat për vaksina

LEXO EDHE:  Festat e fundvitit dhe rreziku i infektimit nga Covid-19/ Studiuesit gjejnë zgjidhjen

Por kjo nuk do të thotë që me qenë se nuk u pëlqen Taulant Balla atyre, ata duhet të shkojnë të paraqiten në Prokurori, që ta kenë si mjet përfitim qoftë politik edhe financiar”, shprehet Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Publikuar

-

Nga

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tregoi se ka depozituar në SPAK ditët e fundit një kallëzim penal për përfaqësuesin e qeverisë në Elbasan, Taulant Balla, pasi pretendon se ai po kryen një krim elektoral, duke ushtruar presin ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Bardhi tha se ekzistojnë provat se si personat e listës janë telefonuar, dhe u është thënë se do ta humbin ndihmën ekonomike që marrin nëse nuk votojnë PS, ose në rast tjetër, u është kujtuar atyre se dyfishimi i ndihmës deri në qershor, është vepër dhe meritë e Taulant Ballës.

Bardhi theksoi se prokuroria e ka shumë të lehtë të hetojë e të verifiokojë se telefonatat janë bërë nga shtabi i Taulant Ballës, dhe se në telefon janë marrë pikërisht qytetarët që janë përfitues të ndihmës ekonomike.

Jemi në një koalicion opozitar me LSI, nuk kemi ndasi programore. Edhe LSI ka në fokus të programit ekonominë, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. Më besoni vij nga një qark ku takoj çdo ditë qytetarë, të cilët nuk kanë para për të mbyllur ditën. Fokusi ynë është ndryshimi i situatës ekonomike në vend. Sot ne kemi një njeri që kontrollon gjithçka, pushtetin lokal, atë qendror, shantazhin mbi drejtësinë.

Vijnë njerëz në takim dhe na lutem të mos nxjerrim fotot, se thonë na heqin ndihmën ekonomike. Nga ana tjetër, në duart e zyrtarëve të PS kanë përfunduar para të pista, që do të përdoren në fushatë. Unë kam dorëzuar dje në SPAK një kallëzim penal ndaj Ballës, pasi kemi raste konkrete ku persona nga shtabi i tij elektoral marrin persona me ndihmë ekonomike në telefon dhe i kërcënojnë me heqjen e ndihmës, nëse nuk votojnë për PS.

Ne i kemi identifikuar të gjitha numrat që marrin qytetarët. Ose marrin njerëz në telefon dhe iu thonë “Ndihma ekonomike iu është dyfishuar nga Taulant Balla”. Kjo është kriminale. Mjafton një hetim nga SPAK për të verifikuar numrat e telefonit. Janë telefonuar të gjithë personat që marrin ndihmë ekonomike në Qarkun e Elbasanit”, tha demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Publikuar

-

Nga

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh ditën e sotme se është bërë kriter që të jesh kandidat i LSI-së, sa më të madhe ta kesh dosjen, aq më të madhe duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Ai shprehet se duhet të kesh dosje abuzimesh në SPAK që të jesh pjesë e listës së LSI-së.

Këtyre akuzave u është përgjigjur Monika Kryemadhi, e cila gjatë një interviste për “Çim Peka Live” se Veliaj kur flet për SPAK e ka për vetën e tij sepse dosjen po ja përgatit Rama me shumë devotshmëri.

Ajo tha Erion Veliaj nuk i blen dot kandidatët e LSI me shantazhe dhe me drejtoresha bukuroshe. Po ashtu ajo paralajmëroi zhvillime në lidhje me kryetarin e bashkisë.

“Kam përshtypjen që e ka për veten e tij, të cilën po ia përgatit mister Rama dhe po ja bën me devotshmërinë më të madhe. Sepse shikon që konkurrenca që ka për marrjen e partisë pas 25 prillit nga zoti Veliaj është shumë e madhe.

Dhe ai e di shumë mirë që zoti Veliaj është qeni që kafshon dorën, edhe pse ai e ka ushqyer dhe e ka sjellë sot deri këtu, nuk ka për ta lejuar. Për sa i përket kandidatëve të LSI-së, Zoti Veliaj dhe kushdo tjetër që është pas zotit Veliaj, ta ketë të qartë që asnjë kandidat i LSI-së, jo vetëm që nuk e kërcënon e nuk e blen dot, por as nuk mundet qoftë duke i çuar edhe drejtoreshat simpatike të bashkisë, qoftë edhe duke i çuar edhe bukuroshet e shtojzovallet e grupeve të eskortës së bashkisë dhe të kryeministrisë. Është e pamundur të tjetërsojë atë që duhet.

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid këngëtarja e njohur/ Karantinohet në shtëpi

LEXO EDHE:  Vijon fuqizimi i kapaciteteve spitalore/ Manastriliu në QSUT: 44 respiratorë të rinj me financimin e qeverisë

Zoti Veliaj ta gëzojë inceneratorin e Tiranës dhe do të flasim në ditët në vazhdim, që të mos i konsumojmë të gjithë fishekët sot. Do të keni lajme, fakte e dokumente pafund, por ajo që është e rëndësishme sot është pse qytetarët duhet të shkojnë të votojnë më 25 prill LSI-në.

Po nuk iu pëlqeu LSI-ja, të votojnë PD-në. Po nuk i pëlqeu PD-ja, të votojnë çdo kandidat tjetër, vetëm Rilindjen e Edi Ramës mos ta votojë. Është kaq e thjeshtë”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE