Connect with Us

Urrejtja në Twitter: A ndihmon bllokimi i llogarive?

Bota

Urrejtja në Twitter: A ndihmon bllokimi i llogarive?

Publikuar

-

Urrejtja në Twitter: A ndihmon bllokimi i llogarive?

Twitter mbylli llogarinë e presidentit të SHBA Donald Trump në këtë platformë. A ndihmon kjo për të luftuar urrejtjen dhe nxitjen e urrejtjes në internet?

#AfDRausAusTwitter dhe #AfDTwitterBanNow, këto dy hashtag-e që kërkojnë përjashtimin e AfD qarkullojnë në Twitter dhe u përdorën gjatë fundjavës së kaluar aq shpesh, saqë përfunduan tek shfaqja e tendencave. Të frymëzuar nga bllokimi i llogarive të Donald Trumpit në twitter, edhe në Gjermani janë shtuar zërat që kërkojnë shuarjen e llogarive të populistëve të djathtë dhe anëtarëve ekstremistë të djathtë të partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Mediat sociale, sidomos Twitter dhe Facebook, kanë ndihmuar rritjen e aktorëve politikë si Trump dhe AfD. Me twitter-at e tij, Trump arriti së fundmi të kishte 88 milionë ndjekës. Edhe AfD ka përfituar shumë nga Twitter and Co, sidomos në vitet e para të krijimit, i tha DW studiuesi i shkencave të komunikimit, Jonas Kaiser: “Në fillim, kur partia nuk kishte përfaqësim shumë të madh, mediat sociale ndihmuan shumë për të mobilizuar njerëzit”. Kjo ndodhi për shembull gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015.

Ndërkohë AfD ka zenë vendin e vet në sistemin politik të Gjermanisë. AfD është madje partia më e madhe opozitare në parlamentin gjerman, Bundestag. Përfaqësues të partisë bien herë pas here në sy kur shfaqen në mediat sociale, kur krijojnë polarizime dhe duan të diskretitojnë kundështarët politikë dhe gazetarët.

Numri i llogarisë së Donald Trumpit u mbyll javën e kaluar, pas trazirave të zhvilluara në Kapitol në Uashington, me argumentin: “Twitter nuk mund të përdoret për “të nxitur dhunën”.Shumë eskpertë si Jonas Kaiserit e vlerësojnë nxjerrjen e Trumpit jashtë nga twitter si hap “të drejtë dhe të rëndësishëm”. Rreziku për demokracinë është shumë i madh kur përhapet vazhdimisht pretendimi i zgjedhjeve gjoja të vjedhura.

Akt censure?

Një hap i tillë është njëkohësisht problematik, sepse i mbyll një kanal të rëndësishëm komunikimi një presidenti të zgjedhur. Kandelarja gjermane Angela Merkel, shprehu skepticizmin për bllokimin e përhershëm të aksesit në twitter për Trumpin. “E drejta themelore për lirinë e fjalës ka rëndësi themelore,” tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Në mënyrë të ngjashme kritike u shpreh në twitter edhe opozitari rus, Alexej Nawalny. Ai e vlerëson mbylljen e llogarisë si “akt censure”, shkaktuar nga arsye emocionale dhe me motive politike. Ai kritikon më tej se nuk është transparente për të parë se kush i merr vendime të tilla në twitter dhe mbi ç’bazë dhe pse aktorë të tjerë, si përshembull presodenti rus Vladimir Putin, nuk përjashtohen njësoj si Trump.

Hapi i marrë nga twitter-i duket se ka pasur pasoja indirekte tek përdoruesit e tjerë konservatorë të twitterit. Disa prej tyre humbën gjatë fundjavës mijëra ndjekës. E paqartë është nëse kjo ka të bëjë me lamtumirën që shumë konservatorë i lënë twitterit, apo me rregullat jo transparente të twitterit.

Përjashtimi nga platforma funksionon

Pavarësisht nga kjo, studimet dhe shembujt konkretë tregojnë se e ashtuquajtura “deplatforming- përjashtimi nga platforma” funksionon parimisht, të paktën për përdoruesit që janë ekstremistë të djathtë. Deplatforming quhet procesi teknik që bllokon aksesin në mediat sociale dhe nuk lejon përdoruesit e tjerë të mbërrijnë tek përmbajtje të caktuara. Në këtë përfundim vjen një studim i bërë dhjetorin e kaluar nga Instituti për demokraci dhe shoqëri civile (IDZ) në Jenë. Sipas tij, përjashtimi nga platforma u vë kufirin forcave molibiluese të aktorëve qendrorë estremistë të djathtë në Gjermani, duke u “hequr nga dora një burim të rëndësishëm të inskenimeve që bëjnë: Tërheqjen e vëmendjes”.

LEXO EDHE:  SHBA eksporton virusin Corona

Në këtë studim nuk është përfshirë AfD, me qëllim, thotë bashkëautori Maik Fielitz. Sepse nuk mendohet se ekziston mundësia që partia të përjashtohet e gjitha nga Facebook-u dhe twitteri. “AfD është partia e facebook-ut, me numrin më të madh të ndjekësve, që e dinë mirë sa e rëndësishme është kjo platformë për ta,” thotë Fielitz. Prandaj ajo e ushtron aktivitetin e saj në mediat sociale me kujdes dhe duke e përshtatur si duhet gjuhën që përdor.

Kjo gjë nuk ndodh në SHBA, thotë studiuesi i shkencave të komunikimit, Jonas Kaiser, duke pasur parasysh shembullin amerikan të ekstremistit dhe ideologut të teorive konspirative, Alex Jones. Para se të bllokohej aksesi i tij në youtube, ai kishte arritur numrin e abonuesve në 2,3 milionë. Kështu që ai ndërroi portalin duke shkuar tek portali me video, Bithute, ku ka arritur të ketë vetëm 110 mijë ndjekës, thotë Kaiser. Pra shumë më pak se më parë. Më parë mendohej se ekstremistët i marrin me vete idhtarët kur ndërrojnë platformë. Por faktikisht vetëm pak vetë e hedhin këtë hap. Ndërkohë në SHBA janë krijuar disa rrjete alternative për ekstremistët e djathtë dhe aktorët me orientim të djathtë.

Qendra evazive për ekstremistët

Këto platforma alternative, të vogla zgjidhen shpesh si vende ku mund të merret frymë lirisht. Që kur Trumpi u bllokua në twitter, shërbimet me postimin e videove live siç është Dlive, kanë pasur rritje të dukshme. Edhe disa nga ekstremistët që u futën në Kapitol, postuan xhirimet në Dlive. Shërbimet si Dlive, janë shpesh më pak të rregulluara se sa twitter dhe facebook. Ato bëjnë reklama duke thënë se tek platformat e tyre mund të thuash çfarë të duash, pa asnjë lloj kufizimi. Si rezultat, përmbajtjet në këto platforma janë shumë më radikale se sa tek platformat e etabluara. Kjo mund të shkaktojë në fund fare radikalizimin e mëtejshëm të çdo përdoruesi, që i kthen kurrizin rrjeteve të njohura dhe transparente siç është twitter dhe gjen rrugën për të shkuar tek alternativat radikale. Sidoqoftë, edhe vetë Dlive, i pati mbyllur llogarinë mohuesit të Holokaustit, Nick Fuentes.

Megjithatë, nëse twitter dhe facebook-u vazhdojnë të bllokojnë gjithnjë e më shumë llogari, ekziston rreziku i krijimit të botëve paralele. Që tani kanë filluar të funksionojnë rrjete sociale sipas parimit të flluskave filtruese: me të cilat kërkohet që konsumatorët të qëndrojnë sa më shumë në rrjet, dhe algoritmet kërkojnë për ta përmbajtje të përshtatshme emocionale, duke prodhuar një flluskë filtruese e cila nuk mund të depërtohet nga asgjë që është në kundërshtim me bindjet e konsumatorit.

Maik Fielitz nga Instituti për demokraci dhe shoqëri civile nuk e vlerëson ndarjen e sferave në internet si diçka patjetër negative. Rrjetet sociale jetojnë ashtu pa konflikte; aty nuk zhvillohet vërtet ndonjë këmbim mendimesh. “Ka kohë që në internet ekzistojnë online publikime të pjesshme,” thotë Fielitz. “Megjithatë ka mjaft vende ku do të zhvillohet dialogu.” Një rol të rëndësishëm luajnë këtu mediat klasike, si gazetat dhe radiot. Ato, thotë Fielitz, duhet të krijojnë një diskutim të shumëllojshëm, në mënyrë që mediat sociale të kthehen në rolin fillestar për të cilin janë krijuar: për krijimin privatisht të rrjeteve./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pse nuk mund t’i besohet investigimit të OBSH mbi origjinën e Co vid -19

Publikuar

-

Nga

Nga Matthew Lesh

Nga erdhi Covid-19? Më shumë se një vit pas rasteve të para, ne jemi ende larg përgjigjes për këtë pyetje thelbësore. Dhe për zhgënjimin e shumëkujt,konferenca e përbashkët për shtyp e javës së shkuare Organizatës Botërore e Shëndetësisë dhe qeverisë kineze, krijoi më shumë konfuzion sesa qartësi.

Në fillim Kina e kundërshtoi plotësisht hetimin, dhe i pengoi ekspertët ndërkombëtarë që të vizitonin vendin ku u shfaq në fillim koronavirusi. Në fund kinezët u penduan për këtë sjellje. Megjithatë kanë vazhduar që të diktojnë anëtarësinë e grupit të investigimit, termat e referencës, lëvizjet dhe deklaratat e tij.

Pavarësisht provave të forta për të kundërtën, qeveria kineze vazhdon të pohojë se virusi mund të mos e ketë fare origjinën në territorin e saj. Pekini ka paraqitur teori të ndryshme konspiracioni, përfshirë akuzën se Covid-19 ishte një armë biologjike e SHBA-së.

Më së fundmi, zyrtarët kinezë kanë sugjeruar se Covid-19, mund të ketë ardhur nga një kafshë e sjellë nga jashtë apo përmes ushqimit të ngrirë të importuar. Origjina “më e mundshme” e Covid-19, siç thuhet nga paneli i hetimit, mbetet përhapja zoonotike përmes një bartësi të ndërmjetëm:nga lakuriqët e natës tek pangolinët, ose tek një specie tjetër, dhe pastaj tek njerëzit.

Një mundësi tjetër është një transmetim i drejtpërdrejtë i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit. Por edhe kjo teori është e paprovuar. Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje që të gjejnë prova të Covid-19 në produktet e kafshëve në tregun e prodhimeve të detit Huanan, dhe në çdo rast, rastet më të hershme nuk kishin asnjë lidhje me tregun në fjalë.

Sipas autoriteteve kineze, Covid-19 nuk është identifikuar as tek mostrat e lakuriqëve të natës në provincën e Hubeit, dhe as tek bagëtitë, shpendët apo kafshë të tjera të egra në mbarë Kinën. Dy teoritë e tjera në shqyrtim, janë ushqimi i ngrirë i importuar, dhe një rrjedhje e koronavirusit nga laboratori.

Teza e dikurshme, dhe më e preferuara e qeverisë kineze, mbetet në tryezë, pavarësisht nga mungesa e provave të besueshme. Ndërkohë, hetuesit kanë deklaruar se ideja e një rrjedhje nga laboratori është “shumë e vështirë” për shkak të mungesës së provave.

Por rrjedhjet laboratorike nuk janë ngjarje të pamundura, madje edhe nga vendet shumë të ruajtura. Në vitin 2004, virusi origjinal i SARS doli 2 herë nga Instituti Kinez i Virologjisë në Pekin. Në vitin 2007, një rrjedhje nga laboratori i kafshëve në Pirbrajt, SHBA, ishte origjina “e mundshme” e një shpërthimi të sëmundjes së këmbës dhe gojës (FMD).

Gjithashtu, ne e dimë që Instituti i Virologjisë në Vuhan, po bënte eksperimente mbi koronavirusët e lakuriqëve të natës. Prandaj është shumë e arsyeshme të vazhdohet hetimi i hipotezës së rrjedhjeve laboratorike, së bashku me teoritë e tjera.

Hetuesit e OBSH-së janë duke mbështetur teorinë e pabesueshme të mbështetur nga Kina, mbi importet e huaja, ndërsa e hedhin poshtë si “jashtëzakonisht të pamundur” teorinë për një rrjedhje nga laboratori, duke e minuar legjimitetin e tyre dhe ndjekjen e së vërtetës.

Kjo nuk është hera e parë që OBSH-ja po tregohet egatshme që të pranojë në mënyrë jokritike pozicionet zyrtare të Kinës.

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom, ka vlerësuar vazhdimisht “bashkëpunimin dhe transparencën” e Kinës. Por ndërkohëështë e mirë-dokumentuar, se autoritetet në Vuhan kanëcensuruar mediat sociale, kanë penguarpublikimin e raporteve mjekësore, dhe kanë arritur dhe ndëshkuar mjekët që bënë publike të vërtetën, përfshirë Li Wenliang që së fundmi ndërroi jetë për shkak të virusit.

Në mesin se janarit të vitit 2020, OBSH-ja i bëri jehonë qëndrimit zyrtar të Kinës, se nuk kishte “asnjë provë të qartë të transmetimit nga njeriu në njeri”. Dhe këto pretendime, të cilat e vonuan reagimin e botës ndaj virusit, u bënëpavarësisht provave të qarta dhe në rritje për të kundërtën.

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press”, ka dokumentuar se si autoritetet, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping, pritën 6 ditë për ta informuar publikun në lidhje me rrezikun e transmetueshmërisë së virusit midis njerëzve. Ndërkohë, kinezët lejuan që dhjetëra mijëra njerëz të merrnin pjesë në bankete të mëdha, dhe miliona të udhëtonin brenda dhe jashtë rajonit.

LEXO EDHE:  Kërkohet një burrë të më lë me barrë

LEXO EDHE:  Studim: Fëmijët e marrin inteligjencën nga mamaja!

Gjithashtu qeveria kineze në mënyrë të pashpjegueshme fshehu për 10 ditë sekuencën gjenomike të virusit, dhe priti me javë të tëra për të siguruar informacione mbi pacientët dhe rastet me Covid-19, duke krijuar frustrime të brendshme brenda OBSH-së.

Tani, me gjithë bollëkun e gënjeshtrave dhe pengesave nga qeveria kineze, hetimi i OBSH-së mbështetet në raportet e zyrtarëve kinezë, në vend se të kryejë një hetim vërtet të pavarur. Për më tepër, siç shpjeguan Alina Çan dhe Mett Ridli në “The Wall Street Journal”, ekipi hetues i OBSH-së është i kompromentuar nga konflikte të mundshme të interesit.

Një nga anëtarët, dr.Peter Daszak, ka lidhje të forta me Institutin e Virologjisë në Vuhan, dhe nënshkroi një deklaratë shkurtin e vitit të kaluar për të “dënuar teoritë e konspiracionit, që sugjerojnë se Covid-19 nuk ka një origjinë natyrore”.

Reagimi i Kinës ndaj Covid-19 ishte sa i parashikueshëm aq edhe i parë më herët. Gjatë shpërthimit epidemik të SARS-it në vitet 2002-2003, Kina ndau shumë pak informacione, dhe bëri pak për të luftuar virusin. Historikisht, regjimet komuniste dhe të së majtës ekstreme, nga Bashkimi Sovjetik tek Gjermania Lindore, Kuba dhe Venezuela, kanë qenë armiqësorë ndaj çdo lloj kontrolli.

Një shtet një partiak, i jep në mënyrë të pashmangshme përparësi mbijetesës së regjimit mbi hapjen, kritikën dhe ndershmërinë, që mund ta minojë fuqinë e tij. Nga katastrofa e reaktorit bërthamor të Çernobilit, deri tek uria e Holodomorit që vrau miliona njerëz në Ukrainë, zyrtarët lokalë u nxitën të fshihnin të vërtetën për të shmangur përgjegjësinë, ndërsa qeveria qendrore synon që të shmangë dëmtimin e reputacionit.

Ndonëse nuk janë të përsosura, sistemet demokratike liberale i lejojnë zyrtarët dhe politikanët të japin llogari për gabimet e tyre nga një media e lirë, dhe në fund nga publiku gjatë proceseve zgjedhore. Ndërkohë, shkencëtarët janë të pavarur dhe të aftë që të shprehin mendimet e tyre pa frikë se mund të burgosen për mosndjekjen e vijës së partisë.

Në sistemet komuniste, nuk ekzistojnë këta mekanizma të përgjegjësisë. Ndaj rezultatet janë më të dobëta. Krahasoni qasjen e Kinës me hapjen dhe transparencën e Britanisë së Madhe në përgjigje të shfaqjes së variantit të Covid-19 të Kentit dhe testimin e trajtimeve të reja, me shkencëtarët britanikë që ofrojnë mbështetje të rëndësishme mbi përgjigjen globale ndaj virusit.

Madje, Britania e pranoi që kjo do të thoshte se vendet e tjera do të mbyllnin kufijtë për të shmangur kërcënimin, diçka që Kina dhe OBSH-ja nuk e pranuan në fillim të vitit të kaluar. OBSH është përthithur në mënyrë të turpshme në“orbitën” e Kinës.

Për shumë shkencëtarë kjo ka të ngjarë të jetë pjesë e një përpjekjeje qëllim-mirë për të ruajtur qasjen dhe dialogun. Por kjo ka krijuar një problem me besimin. Si mund t’i besojë bota rezultateve të një hetimi nga një organizatë, që ka treguar një gatishmëri të përsëritur për të pranuar në mënyrë jo-kritike propagandën e Partisë Komuniste Kineze?

Origjina e Covid-19, mund të mbetet përgjithmonë një mister. Ndoshta është një pyetje pa përgjigje. Turpi nuk është të mos gjesh një përgjigje, por të mos lejosh që kjo çështje të hetohet siç duhet. Këtë gjë ua kemi borxh miliona njerëzve që kanë humbur të dashurit e tyre, që u ka ndryshuar rrënjësisht jeta, dhe që vitin e kaluar kanë vuajtur në shumë mënyra.

Shënim: Matthew Lesh, është kreu i kërkimeve në Institutin “Adam Smith”, Britani e Madhe./Bota.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Brez i humbur? Corona godet shanset e punësimit të të rinjve

Publikuar

-

Nga

Megjithëse në plan të parë shifrat e papunësisë nuk janë të larta në Gjermani, tregu i punës po tregon efektet e pandemisë. Më së shumti pasojat i vuajnë të rinjtë. Ekspertët paralajmërojnë nga një brez i humbur.

Instituti Gjerman i Tregut të Punës dhe Profesionit, IAB ka hulumtuar se kush i vuan më së shumti pasojat e krizës së Coronës. Në studimin e paraqitur të hënën (22.02) së bashku me OECD, thuhet se Gjermania po shkon drejt një krize në vendet e shkollimit profesional. Sipas drejtorit, Bernd Fitzenberger tregu i punës në tërësi po tregohet hë për hë rezistent. Kjo lidhet me masat e marra, si mbështetja nga shteti e punës me orar të shkurtuar, gjë që i bën firmat t’i mbajnë punëmarrësit në punë, megjithë krizën. Por pasojat e turbulencave në tregun e punës po i ndjejnë më së shumë të rinjtë, kanë arritur në përfundimin studiuesit e IAB në Nuremberg.

Sipas Bernd Fitzenberger “tregu i shkollimit profesional është goditur rëndë. Sipërmarrjet po e reduktojnë numrin e vendeve të shkollimit profesional për vitin 2021”, shkruan dpa. Një e dhjeta e sipërmarrjeve do të kufizojë vendet e shkollimit profesional ose nuk do të ofrojë më asnjë vend për vitin 2021/2022.
Ngadalë edhe në statistikat e Agjencisë Federale të Punës po reflektohen efektet e pandemisë. Zyra Federale e Statistikave njofton për rënie të numrit të të punësuarve në sektorin e shërbimeve. Në fund të vitit 2020 numri i të punësuarve ka qenë 44,8 milionë vetë, 1,6 milionë vetë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Perspektiva të zymta – Shkollimi profesional në krizë

Për shkak të kësaj krize në shkollimin profesional të të rinjve, eksperti i IAB, Fitzenberger kërkon mbështetje nga shteti të sipërmarrjeve që ofrojnë vende të shkollimit profesional, në mënyrë që ato t’i ruajnë vendet e madje edhe t’i shtojnë. “Nuk duhet të krijohet një gjeneratë Corone në tregun e punës. Sepse papunësia në fillim të jetës së punës edhe vite më vonë ka efekt në rroga më të ulta dhe pason me papunësi më të shpeshtë”, thotë Fitzenberger

Kritike paraqitet situata edhe tek punët me paga minimale pa sigurime shoqërore e që nuk mbështeten nga fondi për pagën me orar të shkurtuar aktualisht, të cilat shpesh kryhen nga nxënës të klasave të larta apo studentët. Vetëm në nëntor humbën 100.000 vende pune në sektorin e hotelerisë për shkak të mbylljes. “Në tërësi kemi një gjysmë milionë ‘minijobs’ më pak se para një viti”, është shprehur kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele.

LEXO EDHE:  Flet eksperti gjerman/ Ja ndryshimet që do sjellë Trump në Shqipëri

LEXO EDHE:  Flet eksperti gjerman/ Ja ndryshimet që do sjellë Trump në Shqipëri

Një brez para të ardhmes së pasigurtë

Për shkak të krizës së Coronës një gjeneratë e gjithë ndeshet me një të ardhme të pasigurtë. Jo vetëm ata që duan shkollim profesional, por edhe studentët që sapo mbarojnë studimet e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune, sepse sipërmarrjet hezitojnë të punësojnë. Prof. Dr. Heike Solga, eksperte e tregut të punës nga Qendra Shkencore për Studime Sociologjike në Berlin (WZB) paralajmëron për 3sat nga pasojat afatgjata të pandemisë tek rinia. “Ne fokusohemi momentalisht shumë në debat tek ata që duan të bëjnë shkollimin profesional apo të nisin studimet, por nuk duhet të harrojmë brezat pas shkollimit profesional e pas studimeve. Këtyre të rinjve në të ardhmen në konkurrencën e punës iu mungojnë përvojat profesionale dhe në të njëjtën kohë ne do të kemi më shumë persona me përvojë profesionale që do të kërkojnë punë. Konkurrenca do të bëhet më e pabarabartë se sa në kohët para Coronës.”
Pandemia ka shkaktuar frikë e pasiguri për të ardhmen sidomos tek brezi i 20 vjecarëve, këtë e konfirmojnë disa studime. Matthias Rohrer studiues në Institutin për Studimet e Kulturës së të Rinjve ka përgatitur një studim për këtë. “Ata kanë frikë, nëse diplomat e tyre të shkollës do të jenë me më pak vlerë, se ata janë gjenerata e home-schooling, që ka bërë maturë jo të zakonshme, kjo i bën që të kenë shqetësime për të ardhmen e tyre, sidomos në lidhje me punësimin, të rinjtë e dinë se papunësia po rritet, kjo ishte edhe para krizës një temë, pra që për të rinjtë është e vështirë të gjejnë vend në tregun e punës.

Sipas ekspertëve një e vërtetë e hidhur provohet edhe njëherë në kohën e Coronës. Kush ka pasur probleme me gjetjen e vendit të punës, edhe para krizës së pandemisë, e ka në kohë pandemie shumë më të vështirë. Sidomos migrantët e ata me kualifikim të ulët e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë apo një vend për kualifikim profesional, i cili të hap më vonë rrugën e punësimit./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Kur do të fillojë përdorimi i testeve të shpejta ndaj koronavirusit?

Publikuar

-

Nga

Në të ardhmen të gjithë do të mund të përdorin një test të shpejtë për të përcaktuar vetë nëse janë infektuar me virusin Corona. Ministri i Shëndetësisë Spahn shpreson që përdorimi i testeve do të fillojë shpejt.
Në Gjermani është lejuar për herë të parë që personat të bëjnë teste vetë për të verifikuar nëse janë infektuar me virusin Corona apo jo. Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (BfArM) kumtoi, se janë dhënë miratimet speciale për tre produkte. Deri tani ekzistojnë vetëm teste të shpejta për zbulimin e një infeksioni me virusin Corona, të cilat kryhen nga stafi i trajnuar mjekësor. Ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn, deklaroi për televizionin gjerman ZDF se testet do të mund të blihen në të ardhmen edhe në dyqane. Spahn mendon se këto teste do të mund të futen në përdorim në javën e parë të marsit.

Tek tri llojet e testeve të deritanishme provat janë marrë nga goja apo nga hunda, deklaroi Instituti me seli në Bon. Sipas studimeve të publikuara nga prodhuesit, këto teste në të ardhmen do të mund të bëhen edhe nga personat që nuk janë ekspertë apo nuk janë stërvitur për testime.

Pothuajse 30 kërkesa për aprovim special të testeve

Para dhënies së një licence të veçantë për teste të tilla, Instituti Federal kontrollon jo vetëm funksionimin teknik të tyre. Por shtrohet edhe pyetja nëse testi mund të përdoret në mënyrë të sigurt nga personat që nuk janë trajnuar për këtë. Kjo përfshin edhe udhëzime dhe shpjegime të kuptueshme për secilin, se si funksionojnë këto teste, u tha paraprakisht. Prej datës 12 shkurt, në Institutin Federal kanë mbërritur rreth 30 kërkesa për licencimin dhe lejen e përdorimit të testeve të ndryshme.
Ndërsa mënyrën e rregullt të nxjerrjes së produkteve mjekësore në treg, e përcakton CE përmes organeve të veta të çertifikimit. Pavarësisht nga lejet e posaçme, Instituti Federal priste edhe teste të mëtejshme antigjene për përdorim të rregullt.

Testet e shpejta dhe vaksinat

LEXO EDHE:  Kërkohet një burrë të më lë me barrë

LEXO EDHE:  Studimi/ Ja cilat janë 4 format e “Covid-it të zgjatur në kohë”

Krahas vaksinave testet e shpejta janë një prej shtyllave më të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së pandemisë. Kjo çështje ka fituar në peshë kohët e fundit, pas përhapjes së shpejtë të variantit akoma edhe më ngjitës të Coronës, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, por edhe për shkak të hapjes së kopshteve dhe shkollave.

Testet e shpejta ndaj virusit Corona janë lejuar të përdoren edhe nga personeli jo-mjekësor pas një trajnimi, prej datës 2 shkurt. Ministri Spahn fillimisht kishte njoftuar se testet e shpejta pa pagesë do të lejohen prej datës 1 mars dhe se ato do të mund të bëhen në qendrat për testime, tek mjeku i shtëpisë apo në farmaci. Por tani është vendosur që çështja e testeve të shpejta të trajtohet në samitin e ardhshëm të kancelares Merkel me kryeministrat e landeve, i cili do të mbahet me 3 mars./DW

LEXO TE PLOTE