Connect with Us

Topalli reagon për videon e Ramës/ Ata të tre janë bashkë!

Politikë

Topalli reagon për videon e Ramës/ Ata të tre janë bashkë!

Publikuar

-

Përgatitja e Dushkut 2021/ “Shpërthen” Topalli: Rama ka sponsorizuar Bashën me vila, bashkë me kunatin

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka akuzuar krerët e tre partive politike në vend, duke u shprehur se ata janë bashkë dhe duan të mbrojnë interesat e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, Topalli ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, duke theksuar se ai është një gënjeshtar dhe ka hyrë në politikë për të mbrojtur interesat e tij personale dhe ekonomike.

Sipas saj, Basha është armiku më i madh i demokratëve, duke shtuar se i qëndron të gjitha deklaratave që ka bërë më herët dhe bindjes së saj se kreu i PD nuk përfaqëson asnjë gjë në tregun shqiptar.

Kur nxjerr Jozefinen ne instagram ka hallin e tij. Kur del ne RTV ka hallin e te treve! Ata jane bashke. Te tre jane bashke! Qe Lul Basha eshte genjeshtar, kete tashme nuk ka shqiptar qe nuk e ka kuptu!

Qe Lul Basha ka ardhur qe diten e pare me agjende ekonomike personale, kete e kam patur bindje qe diten e pare qe e kam njoft! Qe Lul Basha eshte armiku me i madh i demokrateve  per shkak te asaj qe ben, por edhe mediokritetit te atyre qe arrin te artikuloje publikisht, kete nuk ka mbetur meme pa e zberthyer! I kam thene, u qendroj dhe do i qendroj çdo sekonde, bindjes sime për çka perfaqeson Luli Basha ne tregun shqiptar”, shkruan Topalli.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim rikujtoi deklaratën e pak ditëve më parë që ajo bëri për përgatitjen e Dushkut 2021, duke theksuar se Rama e ka nxjerrë në Instagram pasi ka hallin e vet dhe ka lënë vetëm sekuencat që janë thënë për Bashën.

Për Topallin, Rama, Basha dhe Meta janë bashkë dhe po përgatiten që të manipulojnë zgjedhjet e 25 prillit.

Por vini re me kujdes. Diten qe Jozefina Topalli akuzon treshen per pergatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh te zgjedhë per instagramin e vet veç sekuenca te asaj qe ka thene Jozefina Topalli per Lulzim Bashen.

Une keto dite  argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kesaj rradhe opozitar)  qe synon manipulimin e zgjedhjeve nepermjet deformimit te dispozitave te Kodit Zgjedhor. Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpermjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ. Une thashe sic kam thene gjithmone qe ATA TË TRE JANE BASHKË.

Qe ata te tre jane bashke e kam thene edhe ne ate interviste te cilen e paska degjuar Zoti Rama (derisa i paska pelqyer çka un kam thene e perseritur aty per Luli Bashen). Ajo interviste eshte dhene kohe me pare e nuk i paska shpetuar vemendjes e as qenka fshire nga kujtesa e Kryeministrit”, shkruan Topalli.

LEXO EDHE:  “Basha po sulmon Patozin dhe Topallin për të mbrojtur karrigen”/ Kulluri: E djatha ka nevojë për pol të dytë opozitar

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim shtoi më tej se kryeministri Edi Rama ka bërë investimin më të mirë kundër demokratëve dhe për të qëndruar në pushte, duke zgjedhur Bashën.

Rama e gjeti dhe zgjodhi qe ta publikonte si sekuence ne instagramin e vet, tamam diten kur une zgjodha te flas publikisht per Dushkun2021! Sepse kur Rama zgjedh te dashur miq, di cfare zgjedh! Rama ka zgjedhur! Rama zgjedh Luli Bashen!

I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha eshte investimi me i mire i Rames kundra demokrateve. Te dashur miq demokratë dhe shqiptare te mire kudo ku jetoni! Mos e keqkuptoni Ramen kur “zgjedh” t’ju bëjë te degjoni Jozefina Topallin nga instagrami i tij, nuk e ben ngaqe vlereson Jozefina Topallin. Nuk e ben per ju”, tha ajo.

Topalli tha se nën qeverisjen e Ramës Bashës i janë shtuar vilat dhe i kanë lulëzuar bizneset e kunatit të tij, duke shtuar se kryeministri po bën atopolantin e saj pasi ka hallin e vet.

Kunati i Shokut Xhemal, Lulëzoi “bizneset” ne kohen e Rames. Me ndihmen e Rames dhe nen vezhgimin e sigurte te Rames kane Lulëzuar vilat e tij me gjith kunat. “Opozita” e lulezimit sponsorizohet rregullisht nga maxhoranca Rama!

Ndaj kujdes! Nuk e ben per ju, kur zgjedh qe instagrami i vet, te flase me zerin dhe imazhin e Jozefina Topallit. Kuptojeni mire! Kur ben altoparlantin e Jozefines, ka veç hallin e vet.

Per hallet e treshes, ka RTV. Atje del rregullisht dhe i ve ata dy tjeret qe te shohin vete dhe degjojne live, se si gjithe ministrat i raportojne e shpjegojne se sa mire po u ecin investimet. Ata te tre jane bashke”, shkruan Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori…

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi. Ajo tha se ky prokuror që është njëkohësisht dhe vëllai i Besjan Ajazit kandidat i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Elbasanit po përdor postin për të kërcënuar kandidatët e LSI për të favorizuar vëllain e tij.

“Po ka pasur nga Prokuroria e Elbasanit. Nga kryeprokurori i Elbasanit, i cili po i hap rrugën vëllait të tij që do ta kandidojë në Bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi, që është shef i kabinetit të Taulant Ballës. Madje ajo tha se do t’I bëjë një letër KLP për të riparë emërimin e tij.

A nuk është publike kjo? E kam thënë edhe në një emision tjetër. E kam bërë publike këtë gjë. Do vazhdoja ta bëj edhe më tutje, ku do t’i bëj një letër Këshillit të lartë të Prokurorëve, ambasadave që kanë qenë të detyruara për të ndjekur procesin e reformës në drejtësi, sepse kam akoma shumë fakte të tjera të përdorimit të prokurorit të Elbasanit nga Taulant Balla dhe segmente të tjera për të ushtruar presion jo vetëm ndaj anëtarëve përfaqësues të LSI-së, por edhe shumë bizneseve apo individëve të tjerë, të cilët nuk kanë dëshirë ta përkrahin Taulant Ballën, sepse nuk u pëlqen fytyra e tij.

LEXO EDHE:  “Hapi rrugë budallait”/ Paloka: Rama cinik dhe arrogant

LEXO EDHE:  Kot lodhesh Lul, Brukseli beson Ramën

Por kjo nuk do të thotë që me qenë se nuk u pëlqen Taulant Balla atyre, ata duhet të shkojnë të paraqiten në Prokurori, që ta kenë si mjet përfitim qoftë politik edhe financiar”, shprehet Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Publikuar

-

Nga

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tregoi se ka depozituar në SPAK ditët e fundit një kallëzim penal për përfaqësuesin e qeverisë në Elbasan, Taulant Balla, pasi pretendon se ai po kryen një krim elektoral, duke ushtruar presin ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Bardhi tha se ekzistojnë provat se si personat e listës janë telefonuar, dhe u është thënë se do ta humbin ndihmën ekonomike që marrin nëse nuk votojnë PS, ose në rast tjetër, u është kujtuar atyre se dyfishimi i ndihmës deri në qershor, është vepër dhe meritë e Taulant Ballës.

Bardhi theksoi se prokuroria e ka shumë të lehtë të hetojë e të verifiokojë se telefonatat janë bërë nga shtabi i Taulant Ballës, dhe se në telefon janë marrë pikërisht qytetarët që janë përfitues të ndihmës ekonomike.

Jemi në një koalicion opozitar me LSI, nuk kemi ndasi programore. Edhe LSI ka në fokus të programit ekonominë, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. Më besoni vij nga një qark ku takoj çdo ditë qytetarë, të cilët nuk kanë para për të mbyllur ditën. Fokusi ynë është ndryshimi i situatës ekonomike në vend. Sot ne kemi një njeri që kontrollon gjithçka, pushtetin lokal, atë qendror, shantazhin mbi drejtësinë.

Vijnë njerëz në takim dhe na lutem të mos nxjerrim fotot, se thonë na heqin ndihmën ekonomike. Nga ana tjetër, në duart e zyrtarëve të PS kanë përfunduar para të pista, që do të përdoren në fushatë. Unë kam dorëzuar dje në SPAK një kallëzim penal ndaj Ballës, pasi kemi raste konkrete ku persona nga shtabi i tij elektoral marrin persona me ndihmë ekonomike në telefon dhe i kërcënojnë me heqjen e ndihmës, nëse nuk votojnë për PS.

Ne i kemi identifikuar të gjitha numrat që marrin qytetarët. Ose marrin njerëz në telefon dhe iu thonë “Ndihma ekonomike iu është dyfishuar nga Taulant Balla”. Kjo është kriminale. Mjafton një hetim nga SPAK për të verifikuar numrat e telefonit. Janë telefonuar të gjithë personat që marrin ndihmë ekonomike në Qarkun e Elbasanit”, tha demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Publikuar

-

Nga

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh ditën e sotme se është bërë kriter që të jesh kandidat i LSI-së, sa më të madhe ta kesh dosjen, aq më të madhe duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Ai shprehet se duhet të kesh dosje abuzimesh në SPAK që të jesh pjesë e listës së LSI-së.

Këtyre akuzave u është përgjigjur Monika Kryemadhi, e cila gjatë një interviste për “Çim Peka Live” se Veliaj kur flet për SPAK e ka për vetën e tij sepse dosjen po ja përgatit Rama me shumë devotshmëri.

Ajo tha Erion Veliaj nuk i blen dot kandidatët e LSI me shantazhe dhe me drejtoresha bukuroshe. Po ashtu ajo paralajmëroi zhvillime në lidhje me kryetarin e bashkisë.

“Kam përshtypjen që e ka për veten e tij, të cilën po ia përgatit mister Rama dhe po ja bën me devotshmërinë më të madhe. Sepse shikon që konkurrenca që ka për marrjen e partisë pas 25 prillit nga zoti Veliaj është shumë e madhe.

Dhe ai e di shumë mirë që zoti Veliaj është qeni që kafshon dorën, edhe pse ai e ka ushqyer dhe e ka sjellë sot deri këtu, nuk ka për ta lejuar. Për sa i përket kandidatëve të LSI-së, Zoti Veliaj dhe kushdo tjetër që është pas zotit Veliaj, ta ketë të qartë që asnjë kandidat i LSI-së, jo vetëm që nuk e kërcënon e nuk e blen dot, por as nuk mundet qoftë duke i çuar edhe drejtoreshat simpatike të bashkisë, qoftë edhe duke i çuar edhe bukuroshet e shtojzovallet e grupeve të eskortës së bashkisë dhe të kryeministrisë. Është e pamundur të tjetërsojë atë që duhet.

LEXO EDHE:  Video- “Rama, Meta kanë mbaru!”/ Voltana Ademi tallet me shkodranët

LEXO EDHE:  Koncesioni për rrugën e Arbrit/ Rama tregon kur do të shpallet fituesi

Zoti Veliaj ta gëzojë inceneratorin e Tiranës dhe do të flasim në ditët në vazhdim, që të mos i konsumojmë të gjithë fishekët sot. Do të keni lajme, fakte e dokumente pafund, por ajo që është e rëndësishme sot është pse qytetarët duhet të shkojnë të votojnë më 25 prill LSI-në.

Po nuk iu pëlqeu LSI-ja, të votojnë PD-në. Po nuk i pëlqeu PD-ja, të votojnë çdo kandidat tjetër, vetëm Rilindjen e Edi Ramës mos ta votojë. Është kaq e thjeshtë”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE