Connect with Us

Sulmet ndaj BE për vaksinën/ Rama: Reagimi i Francës është palidhje, nxori nga konteksti fjalën time

Aktualitet

Sulmet ndaj BE për vaksinën/ Rama: Reagimi i Francës është palidhje, nxori nga konteksti fjalën time

Publikuar

-

Sulmet ndaj BE për vaksiën/ Rama: Reagimi i Francës është palidhje, nxori nga konteksti fjalën time

Kryeministri Rama ka reaguar sot pas deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila është shprehur e habitur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kritikat që i ka bërë BE-së, duke mos lejuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit. Ajo shkruan në letër se BE është donatori më i madh në vend me 100 milion euro dhe se një vend mik dhe alet nuk mund të sulmohet në këtë mënyrë.

Teksa i kthen përgjigje shqetësimit të një komentuesi në rrjetet sociale Rama shkruan se nuk ka sulmuar asnjë aleat dhe aq më pak Francën në rastin konkret. Kryeministri thotë se ka folur për një çështje konkrete në një situatë konkrete dhe se nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë.

“Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot. Perkundrazi, e kam cmuar dhe e cmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet.

Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene! Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s’kupton! Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s’mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!

LEXO EDHE:  Vasili publikon mashtrimin e Ramës ndaj banorëve të Verrisë

Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise”, shprehet Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Ndryshonte datën e skadencës të ushqimeve/Arrestohet 62-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka rrënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ndryshonte datat e skadencës produkteve ushqimore, të cilat më pas i tregëtonte si produkte bio.

Mihal Kote tregëtonte mallra ushqimore, të tipit bulmet dhe vaj ulliri përmes subjektit “Saranda.al”, produkte që pas kontrollit të policisë rezultuan të skaduar dhe jashtë standardeve të konsumit.

Kote mblidhte vaj luledielli të skaduar, pa etiketë, të cilin e  riambalazhonte me etiketë të re nën emrin “Saranda Al”, poashtu djathin e lopës e shiste si djathë dhie. Në ambjentet e sibjektit të tij, u gjetën dhe produkte të tjera të papajisura me faturë tatimore me TVSH.

LEXO EDHE:  Nga Arian GALDINI/ 4 vjet Kryeministër për të mësuar fjalët!

LEXO EDHE:  Deklarata tronditëse/ Shqipëria, parajsë për kriminelët

Mbi Mihal Koten rëndojnë akuzat për “mashtrim”, “mospagim taksash dhe tatimesh” dhe “fshehje të ardhurash”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia me “dorë të hekurt”/ Gjobiten mbi 1600 qytetarë për mosvendosjen e maskës

Publikuar

-

Nga

Policia me “dorë të hekurt”/ Gjobiten mbi 1600 qytetarë për mosvendosjen e maskës

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të mos respektojnë masat anti-Covid. Gjatë 48 orëve të fundit janë gjobitur mbi 1672 persona pasi u konstatuan pa maskë. Policia njofton se janë ndëshkuar edhe 9 persona që janë konstatuar duke ecur në rrugë gjatë orës policore.

Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1451 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 221 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Peshku i parë dhe më i madh është Edi Rama ambasador

LEXO EDHE:  Andi Bejtja shënjestron Ramën/Stop! E patë ç'i kërkuan durrsakët, lërini shqiptarët të ...

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tentuan të vjedhin dyqanin e celularve në Fier arrestohet autori i tretë

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim nga Italia/ Policia e Shkodrës dhe Interpol Tirana arrestojnë 23 vjeçarin

 

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetetasin me iniciale A.F, 32 vjeç i cili ishte i shpallur në kërkim me akuën e vjedhjes. Ky shtetas  në bashkëpunim me shtetasin E.G, dhe G.F, (të cilët janë arrëstuar disa ditë më parë nga policia) dhe G.B në 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin një dyqan celularësh në Fier.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen dhe është përplasur fizikisht me autorët, të cilët duke u pëpjekur të largohen  kanë goditur me makinën e tyre makinën e punonjësit të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. F., 32 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.01.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit i cili është shpallur në kërkim E. G. dhe G. F., (të cilët janë ndaluar nga Policia në datë 24.01.2021) dhe shtetasin G. B., (), në datë 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C”, njofton policia /CNA.AL

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Peshku i parë dhe më i madh është Edi Rama ambasador

LEXO EDHE:  Nga Arian GALDINI/ 4 vjet Kryeministër për të mësuar fjalët!

 

LEXO TE PLOTE