Connect with Us

Skandali “Tirja”/ Prokuroria do marrë në pyetje personelin, telefonatat e sanitares do zbardhin korrupsionin

Kronika

Skandali “Tirja”/ Prokuroria do marrë në pyetje personelin, telefonatat e sanitares do zbardhin korrupsionin

Publikuar

-

Long live Tirja!

Në vijim të hetimeve për korrupsionin në spitalin “Shefqet Ndroqi”, prokuroria e Tiranës, do të marrë në pyetje mjekë e infermierë të këtij spitali për të hedhur më shumë dritë mbi skandalin e korrupsionit në këtë spital.

Në kuadër të verifikimeve që Prokuroria e Tiranës po kryen për të parë nëse në skandalin e sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi” janë të përfshirë emra të tjerë, Prokurori ka sekuestruar librin e shërbimeve për të parë se si ishin të ndara turnet dhe kush mjek dhe infermeier ka pasur për detyrë të kujdesej për mamanë e denoncueses.

Mësohet se prokuroria ka marrë kartelën e mjekimeve që i janë bërë pacientes për ta krahasuar me recetat e ilaçeve që i janë bërë. Për të vërtetuar nëse i janë dhënë të njëtat medikamente, që sanitarja i ka dhënë denoncueses. Gjithashtu, prokuroria është duke administruar provat për të gjitha denoncimet e bëra publike pas rastit të Tire Alldervishit.

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Vihet në lëvizje Prokuroria

Organi i akuzës është duke këqyrur të telefonin e sanitares për komunikime të tjera për të parë  nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatje. Pas këtyre verifikimeve do të nis edhe marrja në pyetje e individëve, mjekë apo infermierë, nëse rezultojnë në këto komunikime. Gjithashtu janë sekuestruar dhe disa kamera sigurie në këtë spital për të parë nëse sanitarja apo personel i këtij spitali janë takuar apo i kanë marrë ryshfet pacientëve të tjerë të spitalit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Arrestohen 10 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, janë vënë në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. R., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasit K. N., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 29 vjeç, sepse në rrugën “Frederik Shiroka”, në lokalin që kishte marrë me qira u konstatua duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive).
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasve A. A., 50 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur portofolin e shtetases M. C.

LEXO EDHE:  Skandali me dosjen 184/ Ibsen Elezi degjeneron Prokurorinë

LEXO EDHE:  Vendimi i prokurorisë/ Salianji: Nuk ka asnjë provë, e devijuan për të zhvendosur vëmendjen

Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. R., 49 vjeç, për veprat penale veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 01.03.2021, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin I. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
F. V., 68 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;
E. H., 34 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
—-
•Më datë 03.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Sh. N., 35 vjeç, sepse me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Emrat-Identifikohen bashkëpunëtorët e vrasjes së 31-vjeçarit në Vlorë/ Çfarë gjeti policia te vendi i krimit

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë në magazinën e firmës pronari i një biznesi në Tiranë

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e dyshuar për vrasjen e 31 vjeçarit Taulant Gjikaj (Beqiraj, Manaj), në Vlorë.

Sipas BW, janë shpallur në kërkim shtetasit Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët kanë ndihmuar autorin e dyshuar të krimit, 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, në vrasjen e 31-vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja pistolete dhe 1 kapuç./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Taulant Beqirajt në Vlorë/ Shoqërohen 12 persona, policia vijon kontrollet

Publikuar

-

Nga

Policia ka shoqëruar 12 persona lidhur me ekzekutimin e 31-vjeçarit Tauland Beqiraj në Vlorë.

Dyshohet se në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë Tauland Beqiraj, ndërsa një i tretë i ka pritur në makinë për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Transballkanike” pranë Gjykatës së Apelit në momentin që u ekzekutua. Makina e autorëve u gjet më pas nga policia në Pyllin e Sodës, ku u arrestua edhe një prej autorëve Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë.

LEXO EDHE:  Hetimet mbi lobimin rus të Bashës/ Mbërrijnë dy letër porosi në Prokurori

LEXO EDHE:  Prokuroria “tund prangat”/ Gazetari i “Babales” dhe Salianji rrezikojnë burgun

Ndërkohë për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë vrasje, policia po ushtron kontrolle në disa banesa të këtij qyteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE