Connect with Us

Reforma në drejtësi/ Sokol Sadushi: 2021 do jetë vit premtues

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Sokol Sadushi: 2021 do jetë vit premtues

Publikuar

-

Reforma në drejtësi/ Sokol Sadushi: 2021 do jetë vit premtues

Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në intervistën ekskluzive për DW tregon sfidat e funksionimit të plotë të kësaj Gjykate, e cila duhet të trajtojë një stok prej 36 mijë dosje të pashqyrtuara.

DW: Z. Sadushi ka dy vjet që Gjykata e Lartë nuk është plotësisht funksionale. I mungojnë 16 anëtarë dhe kryetari. Që të bëhet e funksionale,  nuk është vetëm një kusht për t’u plotësuar që BE të mos shtyjë edhe më hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por edhe një çështje shumë e ndjeshme për qytetarët. Qindra, në mos mijëra, presin drejtësi nga kjo Gjykatë dhe nuk e marrin dot. Sa ka arritur numri i dosjeve/çështjeve që presin gjykim?

Sokol Sadushi: Janë rreth 36 mijë dosje sipas të dhënave tona statistikore. Nga marsi, kur nisi punën trupa e re me 3 gjyqtarë, hynë edhe 3 mijë dosje të tjera. Me një trupë prej 3 gjyqtarësh kemi evaduar, brenda 8 muajve, 2 mijë dosje . Nëse do të kemi të plotë trupën e GJL, pra me 19 gjyqtarë, do të kemi 6 trupa gjykuese me nga tre gjyqtarë secila dhe stoku do të evadohet më shpejt. Jam i bindur që nëse çdo trupë gjykuese do të gjykojë më tepër se 2 mijë çështje, atëherë do të arrihet të gjykohen më tepër se 12 mijë çështje në vit dhe jam optimist që situata do të ndryshojë shpejt për mirë.

DW: Çfarë kanë qënë 2000 çështjet që janë gjykuar në 8 muajt e vitit të kaluar?

Sokol Sadushi: U përkasin të treja fushave: janë çështje civile, penale dhe administrative, por shumica janë të fushës administrative, rreth 800, 600 janë çështje civile dhe 400 penale.

DW: Çfarë metodologjie po ndiqni në gjykimin e stokut të madh të dosjeve?

Sokol Sadushi: Është një mal me dosje që nga 2012 që presin për t’u gjykuar. Ka një numër të konsiderueshëm vendimesh të formës së prerë të pezulluara që në vitin 2013; vendime të prishura e të kthyera për rigjykim nga gjykatat e apelit; numër të lartë ankimesh të veçanta apo çështje të mbetura pezull prej vitesh, për shkak mosmarrëveshjesh të kompetencës mes gjykatash apo konfliktesh juridiksionale. Metodologjia ka në bazë dy parime: atë kronologjik dhe prioritar. Me parimin kronologjik po gjykojmë çështje të vjetra.

Qytetarët që kanë depozituar rekurse më herët se të tjerët edhe përgjigjen do ta marrin më herët. Krahas parimit kronologjik kemi zbatuar edhe parimin e çështjeve urgjente, prioritare, që ligji të detyron t’i shqyrtosh më shpejt. Psh nëse është fjala për një çështje ekstradimi ajo është urgjente, pasi ka afate proceduriale që duhen respektuar. Nëse ka një çështje juridiksioni, kompetence apo konflikti mes gjykatash edhe këto janë  urgjente.

Synojmë të identifikojmë çështjet që kanë një natyrë, për të cilat mbahet një qëndrim i unifikuar në interpretimin e ligjit. Kjo u mundëson gjyqtarëve të japin zgjidhje shumë të shpejta shumë çështjeve që kanë të njëjtën natyrë brenda një dite. Duke i grupuar çështjet, specifikuar sipas natyrës së tyre do të kemi zgjidhje efektive. Identifikim i çështjeve me të njëjtën natyrë dhe shtimi i numrit të gjyqtarëve të rinj do të sjellë rezultate. Janë 12 kandidatë për të qënë gjykatës në trupën e GJL, nje pjesë e të cilëve e kanë kaluar me sukses vettingun.

DW: Sa kohë mendoni se do të vazhdojë kjo situatë stoku dhe njëherazi ardhje çështjesh të reja, jo urgjente që shndërrohen në stok sepse me parimin kronologjk ato nuk mund të gjykohen dhe as të respektohen afatet ligjore apo jo?

Sokol Sadushi: Situata në GJL me 36 mijë dosje është anormale. Ajo nuk të jep mundësi që një çështje e ardhur tani të shqyrtohet brenda afateve ligjore. Ka shumë çështje që presin prej vitesh. Duke zbatuar parimin kronologjik dhe gjykuar çështjet e vjetra, dashur pa dashur, do lihen të rejat. Kemi një fluks të madh çështjesh që duhen hequr, kemi një numër të pakët gjyqtarësh dhe kushdo që sjell tani një çështje për gjykim në GJL është i detyruar të të presë sa t’i vijë rradha, ndërkohë që duhen  respektuar afatet ligjore për gjykimin e çështjeve të reja.

Kjo situatë do të vazhdojë në GJL edhe për 2- 3 vjet të tjera deri sa të normalizohet. Kjo pasi edhe gjyqtarët e rinj që do vijnë, do të duan kohën e tyre që të evadojnëëcështjet. Shikoni Gjykatën e Strasburgut, që ka gjithë Europën, edhe atje vonohen çështjet  me 4, 5 vite dhe nuk mund t’u thuhet gjyqtarëve pse nuk i gjykoni në kohë, brenda afateve të përcaktuara ligjore. Në rastin tonë gjyqtarët nuk mund të bëjnë me tepër. Për ne është e rëndësishme që kemi një strategji të qartë dhe jemi optimistë që gradualisht situata do të bëhet normale.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi do ketë viktima”/ Paralajmërimi i frikshëm i Bushatit

DW: Z. Sadushi në mars të vitit 2017 filloi reforma në drejtësi, filloi vettingu që nxorri, deri tani nga sistemi rreth 600 gjykatës,  gjë që ka sjellë edhe mungesat në trupën e GJL. Por si e shpjegoni që  në stokun e çështjeve të pagjykuara, të vonuara ka edhe nga ato të 8 viteve më parë?

Sokol Sadushi: Vonesat kanë ardhur ndër vite dhe natyrisht që edhe reforma ka patur ndikimin e saj në shpejtësinë e shqyrtimit të dosjeve /çështjeve.  Gjyqtaret prisnin vettingun. Kjo shkaktoi shpërqëndrim tek ata në ushtrimin e detyrës dhe solli uljen e ritmit të punës.

Mund të them që nuk ishin maksimalisht aktivë. Por situata nuk ka qënë normale edhe para se të fillonte reforma në drejtësi. Nuk ka patur një sistem elektronik efikas dhe punohej në mënyrë manuale. Trupa e GJL anjëherë nuk ka qënë e plotë prej 19 gjykatësish. Në kohët e saj më të mira, GJL ka patur 17 anëtarë. Edhe mungesa e një gjyqtari krijon problematikë pasi nuk formohet dot trupa prej 3 gjyqtarësh.. Nuk ka funksionuar sistemi në tërësi. Ka ndryshuar ligji, por ky sistem nuk i përshtatet ligjit.

DW: Kur po plotësohet trupa e gjykatësve me 19 anëtarë që GJL të jetë funksionale?

Sokol Sadushi: Mezi po presim ardhjen e gjyqtarëve të rinj. Nuk është vetëm numri i tyre për të plotësuar trupën e gjyqtarëve sipas ligjit, por  trupa ka ndryshuar fizioniminë e saj si pasojë e ndryshimeve kushtetuese. Në bazë të këtyre ndryshimeve GJL duhet të merret kryesisht me njësimin e praktikave gjyqësore.

Roli i GJL do të jetë marrja e vendimeve orientuese për gjykatat e niveleve më të ulta. Kjo do të thotë që nëse GJL mban një qëndrim për një çështje, të gjitha gjykatat në nivele më të ulta, se ajo janë të detyruara me ligj që për çështje të njëjta të kenë të njëjtin interpretim të ligjit.  Vendimet e unifikuara, të njësuara do të merren nga  trupa jo me 3 por me 5 gjyqtarë. Mendoj se efekti pozitiv do të jetë menjëherë i ndjeshëm. GJL do të fitojë reputacionin dhe besimin e publikut me  qëndrimet e saj të qarta e profesionale.

Kjo nuk është e thjeshtë por jam optimist që reforma në drejtësi ka krijuar një frymë të re dhe prandaj viti 2021 është një vit premtues për bërjen plotësisht funksionale të GJL. Deri në qershor të këtij viti do të kemi të paktën, disa trupa me 3 gjyqtarë.  Presim miratimin  brenda tremujorit të parë të vitit 2021 të ndryshimeve të domosdoshme në legjislacionin procedural, të cilat e bëjnë më efektiv gjykimin në Gjykatën e Lartë si edhe finalizimin me sukses te emërimit të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të propozuar nga GJL.

DW: Z. Sadushi cila është dobia e ndryshimit që sjell reforma në drejtësi lidhur me natyrën e vendimeve që duhet të marrë tash e mbrapa GJL? Pra vendime që unifikojnë  praktikat gjyqësore për çështje të së njëjtës natyrë…

Sokol Sadushi: Para reformës në drejtësi, marrja e vendimeve që unifikojnë praktikat gjyqësore për çështje të së njëjtës natyrë , nuk ka qënë prioriteti kryesor i GJL. Kjo gjë e kishte shndrruar këtë gjykatë  njëlloj si gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit. Por kjo nuk duhet të ndodhte sepse Gjykata e Shkallës së parë dhe ajo e Apelit jane gjykata fakti, merren me prova, dëgjojnë palët, merren me dosje, kurse GJL nuk merret me fakte, por është gjykatë ligji dhe kryen njësimin e praktikave gjyqësore për çështjet të së njëjtës natyrë.

Para reformës në drejtësi ka ndodhur që GJL ka ndryshuar faktet dhe provat, kur ka menduar se janë të gabuara. Kjo e bënte GJL të ikte nga orientimi kryesor që ishte unifikimi. Tani kjo duhet bërë se na detyron ligji dhe kushtetuta./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Largimi i Tritan Kalos/ Brataj: Zgjedhje personale, ka mijra ekspertë të tjerë

Publikuar

-

Nga

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar largimin e mjekut Trita Kalo nga Komiteti i Ekspertëve.

Brataj tha se largimi i Tritan Kalo ishte një zgjedhje personale, për të cilën ai i shpjegoi arsyet. Ndër të tjera Brataj shtoi se Kalo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij gjatë gjithë jetës, por ekspertë ka pafund.

“Largimi i Tritan Kalo, zgjedhje personale. Kalo i shpjegoi arsyet e largimit nga Komiteti. Kalo ka dhënë kontribut gjatë gjithë jetës, por ka dhe mijra ekspertë të tjerë.”-u shpreh ai në intervistë për News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

LEXO EDHE:  Hetimi i ish-ministrave/ PD publikon qëndrimin: Nuk e kemi kërkuar asnjëherë!

LEXO EDHE:  Kohë të këqia për demokracinë

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një pyetje publike Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe LSI për inceneratorët

Publikuar

-

Nga

Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Meta fton Kryemadhin për konsultime

Monika Kryemadhi dje në një dalje televizive në emisionin “Opinion” në Tv Klan denoncoi atë skandalin e madh që pritej dhe në fund bëri një vrimë në ujë.

Fatkeqësisht pritshmëritë ishin të mëdha se çfarë do të thoshte e do bënte Monika Kryemadhi në paralajmërimin e saj të bërë dy ditë më parë dhe në fund shkoi tek një denoncim që është bërë nga mediat. Është investiguar nga CNA.al dhe dokumentat janë publikuar të gjitha, edhe gjatë kohës kur Monika ka qenë në pushtet me Edi Ramën. Në kohën kur Lefter Koka ishte ministër, pasi skandali i inceneratorëve nuk fillon pas 2017.

Inceneratori i Tiranës është firmosur në 2017, gjithçka fillon gjatë qeverisjes Rama-Meta. Doli dhe tha ato që BIRN, CNA.al, Hashtag e shumë media të tjera i kanë shkruar më parë i kanë denoncuar. Ndërsa disa media të tjera në atë kohë në shërbim edhe të Ilir Metës nuk i denoncojnë edhe sot e kësaj dite dhe nuk i raportojnë.

Monika nxorri një tufë me letra dhe nuk bëri gjë tjetër, thjesht dhe vetën tha se Arben Ahmetaj i kishte kopsitur letrat, pra shfajësoi ish ministrin e Financave, atë aktual sot të Rindërtimit për akuzat që ishin ngritur në opinionin publik ndaj tij, kryesisht nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha gjatë shtatorit të vitit të shkuar i cili denoncoi publikisht inceneratorët pas këmbënguljes së fortë të medias.

Edhe Lulzim Basha, edhe Monika Kryemadhi janë kujtuar të flasin pas katër vitesh për këtë aferë korruptive që është skandali më i madh, ndoshta i 30 viteve demokraci. Thelbi i asaj që Monika duhet t’i qendronte fort ishte shkelja e madhe e ligjit që nuk ka SPAK që mund ta mbulojë as Klodian Zoton, as gruan e Mirel Mërtirit, Stela Gugallen, as inceneratorin e Elbasanit, të Fierit apo Tiranës ku në dy prej tyre ende nuk ka inceneratorë. Ai i Elbasanit kontestohet, por gjithësesi ka një fakt shumë të rëndësishëm, qeveria shqiptare ka paguar para përpara se inceneratorët të jepnin shërbim. Kjo është pika që Monika nuk e tha ashtu siç duhej. Nuk e ka thënë as Lulzim Basha, nuk i ka qendruar askush në kokë.

Kjo është pika që “varros” korrupsionin e inceneratorëve. Qeveria shqiptare ka firmosur një kontratë dhe me paratë e saj ia ka dhënë një privati i cili ka marrë ato nga taksat e shqiptarëve për të ndërtuar inceneratorët. Pra janë ofruar nga buxheti i shtetit miliona euro pa pasur një shërbim. Por, thelbi i gjithçkaje nuk qendron vetëm këtu, qendron tek fakti pse foli Monika pas katër vjetësh.

Ne kemi disa pyetje publike për të:
Së pari a ka marrë LSI apo njerëz pranë saj, fonde, shuma parash nga pronarët e inceneratorëve dhe investimet e bëra nga taksat e shqiptarëve?

A ka pasur LSI, njerëzit që firmosën inceneratorët në listat e saj si kandidatë për deputetë?

A ka marrë para zyrtarisht ose jo zyrtarisht LSI nga inceneratorët ashtu siç marrin shumë media në Shqipëri me fatura ose pa fatura.

Pse ka heshtur katër vite Monika Kryemadhi?

Pse nuk e denoncoi Lefter Kokën që në fillimin e aferës por kujtohet tani, pak javë para zgjedheve?

Këto janë disa nga pyetjet që nëse Monika nuk i jep përgjigje ne mund tja themi dhe shqiptarët do t’i mësojnë.
Jo se do mbrojmë inceneratorët, ata për ne janë një aferë e madhe korruptive dhe ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë me dokumenta ekskluzive. Ato që Mona i valviste dje, ne kemi vite që i nxjerrim, por morali i gjithë fabulës është një:

LEXO EDHE:  Joe Biden betohet sot/ Alarm për bombë në Gjykatën Supreme në SHBA

LEXO EDHE:  Hetimi i ish-ministrave/ PD publikon qëndrimin: Nuk e kemi kërkuar asnjëherë!

Pse foli kaq vonë Monika dhe a ka marrë para? A mund të flasë Monika për inceneratorët kur firmëtarët e tyre kanë qenë përfaqësues të LSI. Le të presim Monikën të përjigjet dhe të thotë të vërtetën./CNA.al

 

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

“Buzëkuqi” i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

 

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

 

 

 

 

Kryemadhi “shkel me këmbë” Lefter Kokën/ Bëri aferën e inceneratorëve bashkë me Ramën

Akuza për inceneratorin e Tiranës/ Lefter Koka i përgjigjet Kryemadhit: 25 prilli do vijë furishëm

Kryemadhi kujtohet për koncesionet e inceneratorëve/ Është afera më e madhe korruptive

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

 

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Inceneratoret marrin 47 mln euro financime nga buxheti, 14 mln shkojnë për Tiranën

 

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

Afera e inceneratorëve/ Pse u detyrua të flasë “fantazma” Stela Gugallja?

Skandali me inceneratorët/ PD padit qeverinë në SPAK

Skandali-Basha “fle” mbi dosjen e inceneratorëve/ Bën avokatinë publike të aferës korruptive

Inceneratorët/ Pse nuk flet më Basha?

CNA denoncoi skandalin me inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën tuaj

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

 

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE