LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Non grata” në SHBA?/ Vasili vë Kryemadhin në vështirësi, rrezikon të mbetet jashtë listave

17 Janar 2021, 16:20, Politikë CNA
“Non grata” në SHBA?/ Vasili vë Kryemadhin në

Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga data e përballjes elektorale me kryeministrin Edi Rama, PD dhe LSI kanë një ngurrim të shtuar për të vendosur vendosur ?kokat? e listave të kandidatëve për secilin qark

Por çfarë deklaroi ambasadorja Yuri Kim në takimin me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi që e ka stopuar Bashën dhe detyruar të zvarrisë ecurinë e formatimit të listave të kandidatëve të PD.

Yuri Kim deklaroi publikisht në takimin me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, se pavarësisht ndryshimit të pushtetit në SHBA, një gjë nuk lëviz, ?lista e zezë? për personat ?non gratta? që ka shpallur qeveria amerikane dhe se këto përcaktime mbeten në fuqi.

??duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar kryetarëve të partive, ambasadorja kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t?u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e SHBA për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër.

Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë? shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë?, thuhet në deklaratën e dalë nga ambasada amerikane dhe publikuar në adresën e saj në rrjetin social.

Ndërkohë që Monika Kryemadhi, nëse i qëndron strikte kërkesës së SHBA për të pasur lista me kandidatë të pastër, e ka më lehtë ta lërë jashtë garës së 25 prillit nënkryetarin e LSI Petrit Vasili.

Refuzimi i vizës për Vasilin  gati është pranuar zyrtarisht, pasi ka qënë ?Zëri i Amerikës? media që e ka vënë në dijeni kohë më parë Kryemadhin se nënkryetari i LSI është person i padëshirueshëm në SHBA.

Gazetarja e VOA i tha Kryemadhit se ?sipas burimeve tona nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza? por kryetarja e LSI mohoi. Ajo tha se nuk e beson dhe se nëse ka një njeri pa probleme është ai. Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.

?Jo, nuk besoj se i është refuzuar viza, z. Vasili, sepse në qoftë se ka njeri më me pa probleme është z. Vasili, megjithatë unë nuk e vendos dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim? pra, as e pohoi dhe as e mohoi këtë fakt!

Tashmë Kryemadhi gjendet para sfidës: të kandidojnë emrat e padëshirushëm nga partneri kryesor i Shqipërisë dhe të përballem me ftohtësinë e SHBA, apo të lënë jashtë listave Petrit Vasilin.

Lajmet e fundit nga