Connect with Us

Ngjarje e rëndë/ Zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari i Serisë A, gjendet makina e djegur

Seria A

Ngjarje e rëndë/ Zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari i Serisë A, gjendet makina e djegur

Publikuar

-

Një ish-gjyqtar italian, i cili ka qenë pjesë edhe e Serisë A gjatë karrierës së tij, është zhdukur ditët e fundit në Shqipëri pa lënë gjurmë në rrethana të mistershme. Davide Pekoreli, është vënë kërkim prej rreth 10 ditësh, me kontaktet e fundit të tij që kanë qenë në vendin tonë.

Pekoreli mendohet se kishte udhëtuar përarsye biznesi drejt Shqipërisë, por familjarët dhe miqtë e tij kanë humbur kontaktet dhe janë shqetësuar për situatën e tij. E vetmja gjë që dihet për momentin është se makina “Skoda” që kishte marrë me qera në vendin tonë është gjetur e djegur dhe me disa sende personale të tij brenda, e sipas “La Nazione”, edhe me mbetje të një kufome.

45-vjeçari ka qenë për shumë vite një gjyqtar profesionist. Ai ka drejtuar kryesisht në Serinë C në itali gjatë karrierës së tij. Por ndërkohë, në CV ka edhe shumë ndeshje në Serinë A, por si gjyqtar i katërt. Në Itali presin ende të mësojnë rrethanat e zhdukjes së tij në vendin tonë në një ngjarje shumë të pazakontë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Një gjuajtje në portë për 3 pikë, Interi ia del edhe ndaj Atalantës

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Atalantën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A.

Skuadra e Kontes u shfaq tepër cinike, teksa me gjuajtjen e vetme në portë, ia doli të shënojë dhe të marrë fitoren, e cila e shkëputu në krye të renditjes me 62 pikë, 6 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë.

Ishte Milan Shkrinjar, i cili pas një topi të mbetur në zonë, e gjuna menjëherë për ta ndalur në fundin e rrjetës në minutën e 54’.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje fenomenale, duke e bërë Lukakun të mos dukej në fushë, duke e neutralizuar plotësisht, kryesisht në pjesën e parë, kur i hoqi belgut dy gola, me ndërhyrjet e tij.

Megjithatë paraqitja e shkëlqyer e Gjimshitit nuk mjaftoi, pavarësisht se Atalanta kishte disa raste shënimi, por ishte e pamundur të shmangej Handanoviç, i cili kishte dy ndërhyrje vendimtare, duke i mohuar golin ekipit të Gasperinit.

Interi merr kështu fitoren e 10-të radhazi në shtëpi, ndërsa Atalanta pëson humbjen e dytë në transfertë, nga tetori i vitit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET/ Conte “ALL-IN” nga minuta e parë, njihuni me rreshtimet e Inter-Atalanta

Publikuar

-

Nga

Inter dhe Atalanta përballen me njëra  tjetrën në orën 20.45 në kuadër të Serisë A. Trajneri i zikaltërve, Conte dhe ai i bergamaskëve, Gasperini kanë vendosur për titullarët. Perisic tanimë është bërë pjesë e pandashme e formacionit, me kroatin që sërish është mes 11-shes.

Kryesuesit e nisin me Lukakun dhe Lautaron në sulm, me dyshen sulmuese që ka një punë të vështirë sot. Barella  dhe Brozovic qëndrojnë në mesfushë, teksa duhet të lidhin repartet. Në krahun tjetër, Zapata udhëheq ofensivën e miqve, ndërsa Djimisiti në mbrojtje.

FORMACIONET:

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic, Lautaro, Lukaku.

Atalanta: Sportiello, Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, Freuler, De Roon, Gosens; Pessina, Malinovskyi; Zapata.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rivaliteti për portën e Lazios, trajneri Inzaghi gabon me zgjedhjen, statistikat favorizojnë… Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Tomash Strakosha ka humbur vendin e titullarit te Lazios. Dëmtimi dhe Covid-19 bën që portieri i Kombëtares shqiptare të përfundonte në stol dhe trajneri Inzaghi vendosi t’I besonte spanjollit Reina. Statistikat tregojnë se trajneri lacial ka gabuar me këtë vendim pasi në bazë të statistikave të sezonit të kaluar me këtë aktual, Strakosha është shumë herë më superior se Reina.

Lazio në sezonin 2019/2020 me Strakosha kishte një qëndrueshmëri më të rëndësishme mbrojtëse sesa ajo që kanë me Pepe Reina këtë sezon. Përqindja e ndeshjeve të fituara bie nga 59% vitin e kaluar me shqiptarin në portë në 27% këtë vit me Reinan. 9 fitore radhazi sezonin e kaluar ndaj 3 këtij viti, por mbi të gjitha Strakosha mund Reina si për ndeshje pa pësuar gol (0.25 kundrejt 0.23), por edhe për golat e pësuar (1.16 kundrejt 1.38).

Në disa aspekte, nëse krahasoni sezonin 2019/2020 të portierit shqiptar me atë të 2020/2021 të Reinas, Strakosha, kishte një performancë shumë më efikase sesa spanjolli. Më e lartë për shqiptarin është edhe përqindja gjuajteve të pritura (73 kundrejt 67) dhe shpëtimit të portës për ndeshje (1.20 vs 1.04). Për sa i përket lojës me këmbë Strakosha është sërish më I avantazhuar. Përqindjet e pasimeve të gjata të suksesshme dhe të sakta (71%) është i barabartë, për pasimet e shkurtra (5.4 vs 2.7 për ndeshje) dhe ato në topin joaktiv rritet me shumë.(7 kundrejt 4.5 për ndeshje për gardianin e portës shqiptare). Këto statistika tregojnë se te Lacio kanë gabuar me lënien në stol të Strakoshës dhe ndoshta ka ardhur momenti që portieri kuqezi të marrë vendin e tij.

LEXO TE PLOTE