LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër dita më e ftohtë/ IGJEUM bën parashikimin, në këto zona do ketë reshje dëbore

17 Janar 2021, 12:54, Sociale CNA
Nesër dita më e ftohtë/ IGJEUM bën parashikimin, në

Instituti i Gjeoshkencave, në parashikimin që bën për nesër, thotë se temperaturat do të arrijnë deri në -14 °C, në zonat malore. Ndërkohë, sot pasdite priten reshje lokale në Shkodër e Kukës.

Postimi i plotë i IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt. 17) priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa nesër (e hënë, dt. 18) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt. 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– në bregdet: 0 / 6 °C

– në vendet e ulëta: -3 / 5 °C

– në vendet malore: -14 / -3 °C

Sot pasdite (e diel, dt. 17) dhe nesër ( e hënë, dt. 18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./CNA.al

Lajmet e fundit nga