Connect with Us

Milani godet në merkato, arrin akordin me ishin e Juves

Seria A

Milani godet në merkato, arrin akordin me ishin e Juves

Publikuar

-

Mario Mandzukiç duket se në fund ia ka dalë të bindë drejtuesit e Milanit që të investojnë te ai për pjesën e mbetur të sezonit. Supmuesi vjen pas një periudhe inaktiviteti dhe te Milani kishin dyshime të forta mbi gjendjen atletike, pasi ajo e eksperiencës dhe karakterit të kroatit nuk vihej në dyshim.

Por, së fundmi nga Italia bëjnë të ditur se palët kanë gjetur akordin, edhe në lidhje me termat financiarë. Kështu, shpejt mund të vijë edhe zyrtrizimi i kësaj tratative, me Mandzukiç që do të vihet në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli si zëvendësuesi i Ibrahimoviç.

Ky i fundit është i vetmi sulmues qendre në skuadër, ndaj edhe drejtuesit e “Djallit” u detyruan të ndërhyjnë dhe të vënë nën shënjestër ishin e Juventusit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Te Milani nuk heqin dorë nga gara për titullin

Publikuar

-

Nga

Milan-Udineze përfundoi me polemika, teksa vendësit barazuan në minutën e 97-të, me një 11-metërsh. Ky episod kishte dy momente.

I pari ishte kontakti mes Leaos dhe Larsen, por ajo prekje ishte mjaft e lehtë dhe nuk justifikon lëvizjen e dorës së lojtarit të Udinezes që preku topin.

Një skenë e ngjashme, për një kontakt të lehtë, ndodhi edhe në dyluftimin ajror mes Romanjolit dhe Bekaos, në rastin e golit të Udinezes, në pjesën e dytë.

Ndaj, mund të themi se penalltia e akorduar në minutën e fundit për Milanin ishte e saktë dhe nuk ka vend për diskutim.

Vendim Moviola i saktë i Masës, i cili nuk kërkoi as ndihmën e VAR-it.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Kishte parkuar keq Ferrarin”, partnerja zbulon si u njoh me Ibrën

Publikuar

-

Nga

Partnerja e Zllatan Ibrahimoviç, Helena Seger ka rrëfyer së fundmi mënyrën se si është njohur me futbollistin suedez. Ajo shprehet se ka ndodhur në një garazhd në Malmo, ku Ibrakishte parkuar keq Ferrarinne tij dhe kishte bllokuar Mercedesin e saj.

“Ai kishte parkuar keq Ferrarin në një parking të Malmos. E kishte lënë në mënyrë që nuk lejonte Mercedesin tim të dilte. Në një mënyrë shumë nervoze i thashë ta largonte menjëherë, por u duk se i pëlqeva. Nuk është e lehtë të jetosh me atë, por e pranoj që nuk është e lehtë as të jetosh me mua. Mendoj se Zllatan i pëlqej sepse jam e zgjuar, kam një të shkuar të rëndësishme dhe e kam ndërtuar karrierëm me shumë sakrifica.

Martesa? Martesa mund të cënojë ndjenjën time të pavarësisë. Nuk dua të etiketohem si thjesht bashkëshortja e një futbollisti apo si një pjesëmarrëse në një konkurs bukurie. Njerëzit nuk e dinë sa kam studiuar, punuar dhe luftuar”, u shpreh Seger.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Plas te Napoli/ Gatuzo dhe Inzinje tërbohen pas ndeshjes, sherr dhe mes tyre

Publikuar

-

Nga

Sasuolo u ka ngrirë buzëqeshjen në fytyrë lojtarëve të Napolit mbrëmjen e sotme. Insinje përmbysi shifrat në minutën e 90, por 4 minuta më vonë, Kaputo barazon shifrat në 3-3.

Ky rezultat i çmendur ka bërë që të tërbohen te Napoli. Gatuzo menjëherë ka përplasur përtokë xhaketën e tij, ndërsa kapiteni Lorenco Insinje godet me shkelm tabelat në korridorin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes.

Por dyshes në fjalë nuk i kanë mbajtur nervat as kundrejt njëri-tjetrit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Gatuozo se dhe sulmuesi i të kaltërve kanë pasur një zënkë pas vërshëllimës së 3-fishtë të gjyqtarit.

Gjithashtu Insinje ka ëshuar britma edhe në drejtim të shokëve të skuadrës, të cilët u treguan të pakujdesshëm dhe i falën një penallti Sasuolos në sekondat e fundit të takimit.

LEXO TE PLOTE