Politikë
Kryemadhi akuza Veliajt/ Po tenton të blejë njerëzit e LSI, i josh me punësime në Bashki

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me disa banore te kryeqytetit hodhi akuza ndaj Bashkisë së Tiranës, se po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI-së.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi akuzoi drejtpërdrejt Erion Veliajn duke thënë se ai tentoi të blejë ish-deputeten Silva Caka.
“Dje kemi qeshur dhe kemi lluar të bëjmë barcaleta tashmë sepse ju janë turrur të gjithë njerëzve që janë protagonistë apo individë të LSI apo LRI dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende punë anëtarëve të LSI për t’i futur në Bashkinë e Tiranës.
Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI, dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt.
Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës politike për të sjellë njerëz të rinj, gura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”, tha ajo./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...