Connect with Us

Jo, kaosi politik në Amerikë nuk është një dhuratë për Kinën dhe Rusinë

Blog

Jo, kaosi politik në Amerikë nuk është një dhuratë për Kinën dhe Rusinë

Publikuar

-

Jo, kaosi politik në Amerikë nuk është një dhuratë për Kinën dhe Rusinë

Nga Maria Repnikova “The New York Times”

A është vërtet kaosi politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “një dhuratë e Zotit për kritikët e Amerikës”. Hua Çunjing, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, iu kundërpërgjigj disa zyrtarëve dhe politikanëve amerikanë që i përshkruan protestuesit në Hong Kong si “heronj të demokracisë, duke thënë se mbështetësit e Trump që sulmuan

javën e shkuar Kapitol ishin “banditë” dhe “ekstremistë”.

Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dimitri Polianskij, denoncoi në Twitter faktin se protestuesit mësynë Kapitol në stilin e “Maidan”- duke iu referuar kryengritjes së vitit

2014 në Ukrainë, që pati shumë mbështetje nga Perëndimi.

Më 7 janar një editorial në “Global Times”, një tabloid kinez i kontrolluar nga Partia Komuniste shpalli “kolapsin e sistemit politik të SHBA-së”. Por a është vërtet kështu? Dhe a e rrit legjitimitetin e Kinës dhe regjimeve të tjera autoritare, thellimi i plasaritjeve

në sistemin politik amerikan?

Vetë-portretizimi i SHBA-së si një fanar ndriçues i demokracisë, është kontestuar prej kohësh, edhe para se Donald Trump të bëhej president, nisur nga denoncimet e torturave ndaj irakianëve të burgosur në Abu Ghraib, apo përgjimet e paligjshme të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

Epoka Trump, u ka ofruar më shumë “municione”kritikëve të Amerikës, përfshirë imazhet prekëse të fëmijëve të emigrantëve të mbyllur në kafaze, dhe vdekjen e Xhorxh Floid në duart e policisë, apo skenat apokaliptike të spitaleve amerikane të mbipopulluara me pacientët e prekur nga Covid-19.

Gjithsesi, unë nuk shoh deri tani asnjë arsye për të besuar se edhe kjo situatë e vështirë për prestigjin e SHBA-së, do të forcojë imazhin e udhëheqësve autokratë diku tjetër.

Statura globale e Kinës, është dëmtuar që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, edhe pse vendi është paraqitur në tërësi më mirë se shumë shtete të tjera të mëdha në menaxhimin e krizës. Në një sondazh të kryer nga “Pew Research Center” në 14 vende të industrializuara vjeshtën e vitit të shkuar, treçereku i të anketuarve e shihte Kinën “në një dritë negative”,pra shumë më tepër se sa 1 vit më herët.

Por shumica e të anketuarve në një tjetër studim të Pew verën e shkuar, vazhdonin të kishin pikëpamje negative në lidhje me Rusinë. A funksionon propaganda në shtëpi? Mbulimi i mediave kineze dhe ruse mbi krizën politike aktuale në Uashington, është projektuar të nxisë ndjenjat nacionaliste në të dyja vendet, dhe për një farë mase ato do të kenë sukses në këtë aspekt.

LEXO EDHE:  Formalizimi i mediave online/ Analisti tregon qëllimin e fshehur të Ramës

Kaosi në Uashington u transmetua gjerësisht si nga mediat kryesore ashtu edhe mediat sociale në Kinë, dhe kryesisht me pak censurë, gjë që është e pazakontë. Lejimi apo edhe  lehtësimi i rrjedhjes së informacionit, duket të ketë qenë një hap i kontrolluar i propagandës.

Por kjo qasje mund të kthehet në një bumerangë për qeverinë kineze, sidomos nëse  historia mbi Amerikën, shndërrohet në një përrallë në lidhje me rezistencën e institucioneve demokratike ndaj një presidenti të rrezikshëm.

Disa nga mediat sociale në Kinë kanë analizuar në detaje ngjarjet e fundit, duke bërë disa analogji historike, kryesisht me Revolucionin Amerikan, apo Revolucionin e vitit 1830 në Francë. Por fakt është se rezultatet e zgjedhjeve në fund u certifikuan.

Trump edhe pse me vonesë e denoncoi dhunën e disa prej mbështetësve të tij. Pasi Hu Xijin, redaktor i“Global Times”, pohoi në një postim në Weibo më 7 janar se sistemi demokratik i Amerikës sapo ishte shkatërruar, një përdorues i kësaj platforme sociale më e përdorura në Kinë, argumentoi se “aftësia e sistemit amerikan për të ndrequr gabimet është e fortë, dhe se ajo do ta përballojë edhe këtë sfidë”.

Komente të tilla janë vetëm disa grimca të një debati më të gjerë dhe dinamik në rrjetet sociale. Por,ato sugjerojnë tashmë se perceptimet në Kinë dhe Rusi lidhur me trazirat politike në Amerikë, mund të diktohen më pak nga propaganda ruse apo kineze, dhe më shumë nga reagimi i vetë Amerikës ndaj krizës.

Ndaj, mësymja e 6 janarit në Capitol, dhe pasojat e saj politike, nuk janë një dhuratë për udhëheqësit autoritarë që janë të prirur të denoncojnë mangësitë e SHBA-së, përkundrazi, janë më shumë një mundësi që Amerika të rindërtojë veten dhe imazhin e saj në botë. Në fund të fundit, do të jetë mënyra se si Amerika do të përballet me këtë krizë në javët dhe muajt e ardhshëm, ajo që do të përcaktojë se si kjo histori, dhe Amerika në përgjithësi, do të perceptohet nga njerëzit në Kinë, Rusi dhe më gjerë./CNA.al

https://www.nytimes.com/2021/01/15/opinion/impeachment-china-russia.html

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Blog

Pse miliona doza të vaksinës AstraZeneca, mbeten të papërdorura në vendet e BE-së?

Publikuar

-

Nga

Pse miliona doza të vaksinës AstraZeneca, mbeten të papërdorura në vendet e BE-së?

Nga Ido Vock “New Statesman”

Javën e kaluar, nisën të bëheshin publike raporte mediatike, sipas të cilave vetëm një pjesë e vogël e dozave të vaksinës Oxford/AstraZeneca të shpërndara në vendet anëtare të BE-së po përdoren. Për shembull, Times raportoi se ishin realizuar vetëm 400 nga 3.800 vaksinimet e planifikuara ditore në aeroportin Tegel të Berlinit, i mbyllur kohët e fundit për fluturimet, dhe i përshtatur si një qendër vaksinimi. Natyrisht, ngaqë dua të vaksinohem, shkova në Tegel për të provuar fatin tim. Arsyetova se po të kryheshin vërtet vetëm 1/10 vaksinimeve të planifikuara ditore, ata me siguri që nuk do ta kishin problem t’u jepnin dozat rezervë njerëzve që paraqiten aty nga fundi i ditës.

Tek e fundit, dhe programet e suksesshme të vaksinimit, si ato në Izrael dhe Britani, u japin të tjerëve jashtë radhës dozat e mbetura për të shmangur shpërdorimin e tyre. Fatkeqësisht, ambicia ime për t’u vaksinuar bie ndesh me mentalitetin gjerman apo atë burokratik. Rojet e sigurisë jashtë Tegel, më thanë plot pasiguri që nuk do të vaksinohesha. PorTegel nuk është një rast i izoluar në Gjermani. Ministria gjermane e Shëndetësisë, tha javën e kaluar se kishte përdorur vetëm 15 për qind të dozave të AstraZeneca, ndërsa shumë njerëzit në vend po e refuzojnë këtë vaksinë. Në Saksoni, Kryqi i Kuq Gjerman i tha programit të lajmeve ZDF Heute se në këtë land kryheshin çdo ditë vetëm 20-30vaksinime me AstraZeneca.

Në mbarë Evropën, po ndodh një histori e ngjashme. Deri më 25 shkurt, Franca kishte injektuar vetëm 16 për qind të dozave të saj AstraZeneca. Italia renditej e pesta, ndërsa Spanja e treta. Ndërkohë, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci e BE së,marrja e vaksinës Pfizer është në nivelet 80  për qind. Një pjesë e problemit është se shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, kanë zgjedhur që ta kufizojnë përdorimin e vaksinës tek njerëzit nën moshën 65 vjeç, për shkak të mungesës së të dhënave të provave klinike mbi efektivitetin e saj tek të moshuarit. Kjo edhe pse Agjencia Evropiane e Barnave për BE-në, e ka miratuar vaksinës për përdorim tek të gjitha grupmoshat.
Tani, disa zyrtarë gjermanë po bëjnë thirrje që rregullatori kombëtar të përditësojë udhëzimet e tij, dhe ta miratojë vaksinën për të gjitha grupmoshat. Por edhe pasja e listave paralele për vaksinimin mund ta ketë komplikuar detyrën logjistike të administrimit. Ndërkaq, po aq domethënës kanë qenë edhe tituj mashtrues nëpër media dhe komentet negative të udhëheqësve politikë mbi këtë vaksinë.

Në fillim, një histori e raportuar gjerësisht në të përditshmen kryesore financiare gjermane“Handelsblatt”, sugjeroi se vaksina AstraZeneca ishte gjysmë e padobishme tek të moshuarit. Edhe pse më vonë u zbulua se ky pretendim ishte një mashtrim, artikulli pati gjithsesi si efekt ngulitjen e idesë tek njerëzit se AstraZeneca ishte qartazi një vaksinë e dorës së dytë që duhej shmangur. Për shembull, kjo situatë mund ta ketë nxitur pjesërisht, kreun e një sindikate të policisë gjermane të pretendojë se oficerët e policisë duhet të marrin “vaksinën më të mirë të mundshme”. Pra jo atë të AstraZeneca, të cilën policia thuhet se e ka refuzuar. Që atëherë kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë disa përpjekje për t’iu kundërvënë hezitimit të bashkatdhetarëve të saj, duke u thënë qytetarëve:“Kjo është një vaksinë e sigurt dhe shumë efektive”.

LEXO EDHE:  Helmimi i opozitarit rus/ Mjekët sqarojnë gjendjen shëndetësore të Navalnyt

LEXO EDHE:  Pezullohet gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë/ Arbitrazhi rihap gjyqin me Becchettin

Më pas ishte presidenti francez, Emanuel Makron, ai që bëri disa insinuata mbi efektivitetin e vaksinës, duke deklaruar muajin e kaluar se “problemi i vërtetë i vaksinës së AstraZeneca, është se nuk funksionon ashtu siç e prisnim atë … gjithçka tregon se nuk është efektive për njerëzit mbi 65 vjeç, disa thonë se duhet të jenë nën 60 vjeç”. Edhe ai ka ndryshuar tani qasje, duke pretenduar së fundmi se do ta merrte vetë vaksinën nëse i ofrohej. Vetëm AstraZeneca nuk do ta zgjidhte dot krizën e shpërndarjes së vaksinave në BE. Deri tani unioni ka vaksinuar vetëm 7 për qind të popullsisë, krahasuar me 23 për qind në SHBA dhe 31 për qind në Britani.

Por pas një mosmarrëveshje të ashpër midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian, kur Brukseli kërkoi që AstraZeneca të ndërpriste furnizimin e Mbretërisë së Bashkuar, për të përmbushur angazhimet e saj ndaj bllokut, është e vështirë të mos e vëresh ironinë, kur mjaftuan vetëm disa javë keqinformime, që qytetarët evropianë ta refuzonin në masë këtë vaksinë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.newstatesman.com/world/europe/2021/03/why-are-millions-doses-astrazeneca-covid-19-vaccines-lying-unused-eu-countries

LEXO TE PLOTE

Blog

S’ka më dyshime/ Trump do të rikandidojë për president në vitin 2024

Publikuar

-

Nga

S’ka më dyshime/ Trump do të rikandidojë për president në vitin 2024

Nga Larry Bell “Newsmax”

Të gjithë oratorët e Konferencës së Veprimit Politik Konservator të mbajtur javën e kaluar, e njohur zakonisht si CPAC, i premtuan besnikëri ish-presidentit amerikan Donald J. Trump si kandidati i tyre i preferuar për në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Dhe ata kishin shumë mbështetës midis shumë pjesëmarrësve entuziastë në konferencë. Sipas një sondazhi të The Washington Times CPAC Straw 2024, 95 për qind e tyre duan vazhdimin e politikave të Trump, 7 në 10 të anketuar duan që ai të garojë sërish për president, ndërsa nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani 55 për qind e republikanëve favorizojnë Trumpin si kandidatin e tyre.

Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ishte zgjedhja e dytë si kandidat për president, me 21 për qind të preferencave. Ndërkohë, pas tij renditej guvernatorja republikane e Dakotës së Jugut Kristi Noem, me 4 për qind. Nëse Trumpinnuk do të garonte, DeSantis ishte zgjedhja e parë me 43 për qind, e ndjekur nga Noemi me 11 për qind. Senatori i Teksasit, Ted Kruz ishte i saktë kur i tha audiencës të premten “Më lejoni që t’ju them diçka:Donald Trump do të jetë këtu me ne”.

Duke mbyllur punimet e CPAC të dielën, ish-presidenti Trump dërgoi mesazhin e fortë se ndërsa ai mund të jetë për momentin jashtë Zyrës Ovale, ai nuk ka në plan të rrijë duarkryq.

“Amerika nuk ka qenë kurrë në një udhëtim kaq të suksesshëm, që është larg nga të qenit i përfunduar. Le të mos ketë asnjë dyshim:Amerika do të jetë më e mirë dhe më e fortë se kurrë më parë”- theksoi ish-presidenti.

Më tej Trump tha se pasi “fitoi 2 herë zgjedhjet”, ai mund të “vendosë qët’i mundë ata për herë të tretë”.Sikurse edhe pritej, Trump u tregua shumë kritik ndaj administratës së re të Xho Bajdenit, duke e cilësuar muajin e saj të parë në detyrësi “edhe më keq sesa e kisha imagjinuar” … më katastrofikja në historinë e vendit. Ndër shumë shembuj ai përmendi edhe anulimin që Bajden i bëri ndërtimit të gazsjellësit Keystone XL që i kushtoi vendit 42.00 vende pune; dhe se shkatërroi pavarësinë energjitike që kishe arritur administrata e Trump; teksa premton zbatimin e një politikë katastrofike Green New Deal të mullinjve të erës.

Sipas Trump, kjo lëvizje do të shkaktojë kriza energjitike si ato që kanë ndodhur tashmë në Kaliforni dhe Teksas, do të dëmtojë mjedisin dhe do të zërë sipërfaqe të mëdha toke, të mbuluara me struktura të kushtueshme jofunksionale që do të mbeten në mëshirën e ndryshkut.
Ndërsa administrata Trump e kishte siguruar kufirin jugor të Amerikës me gati 900 km mur të përfunduar, Bajden e ka ndaluar projektin; duke vetë-krijuar një kërcënim serioz për sigurisë kombëtare. Presidenti aktual ka vendosur lirimin e kriminelëve të rrezikshëm, ndërsa ka inkurajuar shtetet të jenë më liberale ndaj emigracionit ilegal.

LEXO EDHE:  Amerika nuk gjen paqe/ Gjendet një tjetër bombë në restorantin e aktorit të njohur

LEXO EDHE:  Kuvendi rinis punën nesër/ Media do ta ndjekë seancën nga oborri

Trump i kujtoi SHBA-së se ishte “Operacioni Warp Speed” i administratës së tij, ai që solli zhvillimin e tre vaksinave të mrekullueshme dhenë një kohë rekord, (përfshirë aprovimin e ri nga FDA-së të vaksinës së Johnson & Johnson). Njëzet milion vaksina iu injektuan njerëzve para se Trump të linte detyrën, përfshirë atë që mori vetë Xho Bajden në fund të dhjetorit 2020, por që tani duket se e ka harruar. Ironikisht, ndërsa Bajden po hap kufirin ndaj emigrantëve, ai iu është bindur kërkesave të sindikatës së mësuesve për t’i mbajtur shkollat të mbyllura. Por Trump mendon se është thelbësore që fëmijët të rikthehen menjëherë në shkollë. Ai paralajmëroi se tirania socialiste e “anulimit të kulturës” po sulmon vlerat thelbësore dhe liritë e Amerikës.

Ish-presidenti tha se amerikanët duhet ti kundërvihen sulmeve nga monopolet e Big Tech kundër fjalës së lirë; të mbrojnë të drejtat e Amendamentit të Dytë që janë nën sulmin e demokratëve; dhe të mbështesin zbatimin e ligjit. Trump gjithashtu bëri të qartë se zërat që kishin qarkulluar se ai mund të planifikojë të krijojë dhe të drejtojë një parti të re ishin sërish “lajme të rreme”. Nga ndarja e Partisë Republikane, paralajmëroi ai, do të përfitonte vetëm Partia Demokratike. Ai deklaroi se do të ketë një rol thelbësor në mbështetjen e udhëheqësve “të fortë”republikanë në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2022, duke theksuar se mbështetja e tij për kandidatët ishte thelbësore në fitoret e republikanëve në zgjedhjet e vitit 2020, në të gjitha 26 vendet e fituara në Kongres, si dhe në ruajtjen e një Senati të balancuar 50 me50.

Trump nuk la asnjë dyshim mbi qëllimin e tij për të nxjerr jashtë loje ata anëtarë të partisë së tij që bashkuan votat me demokratët për ta shkarkuar atë pas trazirave të 6 janarit në Kapitol Hill. Këtu përfshihen 10 republikanë në Kongres dhe 7 në Senat, të cilët ai i përmendi me emra. Një kritikë të veçantë ai pati për një figurat më të njohura pro fajësimit, kongresmenen republikane të Uajoming, Liz Çeni. CPAC shërben zakonisht si aktiviteti kryesor, prej nga ku nis maratona e gjatë dhe e lodhshme e fushatës së zgjedhjeve të mesit të mandatit. Në përgatitje, komiteti i fushatës së vitit 2020 është shndërruar dhe riemërtuar “Bëjeni Amerikën Sërish të Madhe”. Sa i përket planeve të tij për vitin 2024, Trump e përfundoi fjalimin duke iu referuar një kohe kur “një president triumfues do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë”, duke mos lënë asnjë dyshim mbi synimin e tij për të rikandiduar./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.newsmax.com/larrybell/2024-americafirst-future/2021/03/01/id/1011935

LEXO TE PLOTE

Blog

A kanë lidhje operacionet kirurgjikale çezariane me Jul Çezarin?

Publikuar

-

Nga

Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e kulturës njerëzore që prej kohërave antike. Ky operacion, që karakterizohet nga lindja e një foshnje përmes barkut të nënës, përmendet në folklorin e lashtë hindu, egjiptian, grek, romak, por dhe në folklorin tjetër evropian.

Por nga e ka origjinën ky term? Një teori e njohur është se termi “çezarian”, rrjedh nga lindja përmes këtij operacioni kirurgjikal i udhëheqësit të famshëm romak Jul Çezarit. Edhe pse origjina e saktë e kësaj teorie mbetet e panjohur, studiuesit thonë se ky term ndoshta nuk është emëruar sipas vetë sundimtarit të famshëm.

Origjina antike

Një enciklopedi historike bizantino-greke e shekullit të X-të e quajtur Suda, është një nga të dhënat më të hershme që thotë se prerja çezariane u emërtua në fakt sipas vetë Jul Çezarit. Aty thuhet:“Kur nëna e tij vdiq në muajin e nëntë, ata e hapën, nxorën jashtë foshnjen dhe e quajtën kështu; pasi në gjuhën romake vetë lloji i prerjes quhet “Çezar”.

Sidoqoftë, gjasat që kjo teori të jetë e vërtetë janë të pakta. Gjatë kohës së lindjes së Çezarit në vitin 100 Para Krishtit, prerjet çezariane kryheshin vetëm kur nëna kishte vdekur ose vdiste si një përpjekje për të shpëtuar jetën e fëmijës. Pavarësisht kësaj, nëna e Çezarit, Aurelia, vlerësohet se ka jetuar gjatë pushtimit të Britanisë me djalin e saj, duke e bërë
kësisoj shumë të vështirë që ai të kishte lindur përmes kësaj procedure.
Jo vetëm kaq, por praktika e nxjerrjes së foshnjes nga nëna e saj, ishte pjesë e një ligji të vendosur para lindjes së Çezarit. Kështu, edhe nëse Çezari kishte lindur përmes prerjes çezariane,ai padyshim nuk ishte i pari.

LEXO EDHE:  Pse dyshja e demokratëve Bajden-Herris, do të humbë në presidencialet e nëntorit

LEXO EDHE:  Rikthimi i politikës së fuqive të mëdha

Më shumë se sa një Çezar

Nëse historia e origjinës së këtij termi është e gabuar, pse ky lloj operacioni lidhet ende sot me Jul Çezarin? Përgjigjja qëndron në origjinën e emrit “Çezar”, që vjen nga fjala latine për të prerë, ose caedere.
Autori romak Plini Plaku, hulumtoi origjinën e prerjeve çezariane në librin e tij “Historia Naturalis”. Ai sugjeron aty se Jul Çezari e mori emrin sipas një paraardhësi që lindi përmes operacionit çezarian. Por me kalimin e kohës, ky përfundim mund të jetë keqinterpretuar. Plini u referohej qartësisht paraardhësve të Jul Cezarit, megjithëse sot shumë besojnë se procedura i referohet vetë perandorit të njohur.

Operacionet çezariane sot

Për shekuj me radhë, lindja përmes prerjes çezariane, mbeti një procedurë e rrezikshme. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të, kjo lloj lindje përfundonte thuajse gjithmonë me vdekjen e nënës nga infeksionet apo hemoragjia.
Sot, mjekësia moderne dhe teknikat e përparuara kirurgjikale, i kanë reduktuar shumë ngjarje të tilla tragjike. Prerjet çezarian janë në rritje, dhe kryhen shpesh si një alternativë ndaj lindjes natyrale. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, numri i lindjeve me operacion çezarian ishte 31.9 për qind, ose 1.208.176 e lindjeve në vitin 2018. Pra, edhe nëse emri i procedurës nuk ka lidhje me vetë udhëheqësin romak, ajo do të vazhdojë që të jetë pjesë e praktikës moderne mjekësore – ashtu siç ishte edhe para se të lindte Jul Çezari./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:   https://www.discovermagazine.com/health/are-cesarean-sections-named-after-julius-caesar

 

LEXO TE PLOTE