Connect with Us

Disa muaj pas helmimit/ Udhëheqësi i opozitës ruse kthehet në Moskë

Bota

Disa muaj pas helmimit/ Udhëheqësi i opozitës ruse kthehet në Moskë

Publikuar

-

Disa muaj pas helmimit/ Udhëheqësi i opozitës ruse kthehet në Moskë

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexey Navalni u nis të dielën drejt Moskës, megjithëse autoritetet ruse e kanë bërë të qartë se kanë në plan ta arrestojnë dhe mund ta dënojnë me disa vjet burgim.

Zoti Navalni u nis nga Berlini, ku ka qëndruar prej disa muajsh për trajtim mjekësor, pas helmimit me një agjent toksik, për të cilin ai ka fajësuar Kremlinin.

I njohur si kritik i fortë i regjimit të Presidentit Putin, Navalni tha më 13 janar se do të kthehej në Rusi, megjithëse kishte marrë njoftim nga Shërbimet Federale ruse të Korrektimit se autoritetet po përpiqeshin ta arrestonin.

Kthimi i tij krijon terren për një tjetër ballafaqim dramatik mes Kremlinit dhe Navalnit. Muajin e kaluar autoritetet ruse kërkuan kthimin e tij të menjëhershëm nga Gjermania, duke thënë se ai kishte shkelur termat e lirimit me kusht lidhur me akuzat për mashtrim të vitit 2014.

Vetë Navalni është shprehur se nuk është për diskutim nëse do të kthehet apo jo, meqë qëndrimi i tij në Gjermani nuk ishte me dëshirë, por për arsye mjekësore.

Përkrahësit e tij kanë thënë se do të dalin në aeroportin Vnukovo të Moskës për ta pritur. Pritet që të dalin edhe aktivistë pro-Kremlinit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Moskës ka thënë që çdo grumbullim do të konsiderohej i paligjshëm pasi aktivistët nuk kanë siguruar leje paraprake.

Autoritetet e aeroportit thanë se nuk do të lejohej prania e gazetarëve, duke ngritur si arsyetim kufizimet për koronavirusin./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata e Covid në Kosovë/Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se nesër do të bëhet vlerësimi i masave anticovid dhe në rast shtimi të rasteve, masat do të ashpërsohen.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, Zemaj deklaroi se në bazë të situatës mund të ketë ashpërsim të masave dhe kufizim të lëvizjes.

“Do të vlerësohen edhe më tej masat dhe aktivitetet për të parandaluar infeksionin. Nëse kemi rrezikshmëri dhe rritje të numrit të rasteve, masat do të jenë më rigoroze, do të ketë edhe kufizim të lëvizjes dhe aktiviteteve tjera. Duhet të vazhdojë ndalesa për të gjitha takimet që konsiderohen shpërndarëse të infeksionit. Aktivitetet duhet të jenë të organizuara sipas manualit për pandeminë. Institucionet publike dhe ato private duhet të funksionojnë duke iu përmbajtur strikt manualit”-theksoi Zamaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë/KQZ shpall zyrtarisht fitues VV, Vjollca Osmani deputetja më e votuar

Publikuar

-

Nga

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në 14 shkurt.

Rezultatet i ka bërë të ditura kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ku në krye të listës kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota. Pas Vetë Vendosjes partia e dytë më e votuar është Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota.

Vjosa Osmani e cila mban detyrën si Presidente në Kosovë ka arritur të jetë deputetja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit duke siguruar 300 mijë e 788 vota.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, u shpreh Daka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE