LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid në Kosovë/ Bie numri i viktimave, regjistrohen 353 raste të reja

17 Janar 2021, 14:15, Kosova & Bota CNA
Covid në Kosovë/ Bie numri i viktimave, regjistrohen 353 raste të

Situata nga Covid në Kosovë po vjen drejt normalizimit. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 5 qytetarë, si dhe janë regjistruar 353 raste të reja nga 1642 testime të kryera.

Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mabjnë maskën, të ruajnë distancën sociale dhe të kujdesen për higjenën personale./CNA.al

Lajmet e fundit nga