Connect with Us

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe

Politikë

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe

Publikuar

-

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe

Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj.

Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në veri palët numërojnë votat e pritshme të përkthyera në mandate.

CNA.al sjell një analize të plotë të votave dhe mandateve në këto 3 qarqe, duke sjellë shifrat e 3 zgjedhjeve të fundit, që kur ka filluar të votohet me sistemin propocional rajonal.  Shifrat janë sipas të dhënave zyrtare në faqen e KQZ-së.

Një raport më shifrat, por edhe situatën dhe pritshmëritë në këto 3 qarqe që duket të jenë fushë betejat elektorale të 25 prillit. Kanë jo pak por 64 mandate deputetësh, gati gjysma e mandateve parlamentare dhe më shumë se gjysma e popullsisë në vend.

Edi Rama dhe PS synon të ruajë 74 mandatet, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe aleatët e tyre duan përmbysjen dhe opozita e re Patozi-Topalli, kërkojnë të jenë faktorë parlamentarë.

Jozefina Topalli
Jozefina Topalli

Në shumë qarqe nga veriu në jug rezultatet janë thuajse të pritshme dhe të njohura si në Kukës, Korçë, Shkodër, Lëzhë, Gjirokastër, Vlorë, Dibër etj.

Llogaritë elektorale në shumë pak zona presin përmbysje dhe beteja duket e fokusuar në 3 qarqe kryesore, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, të cilat kanë edhe shumicën e votuesve por edhe mandateve.

Në këto zona edhe kampet elektorale kanë filluar fushatën, kanë emëruar të deleguarit dhe kanë filluar fushatën.

Këto tre qarqe kanë disa të përbashkëta. Kanë numrin më të madh të popullsisë, rrjedhimisht edhe numrin më të madh të mandateve.

Kanë numër çift mandatesh, disa vota më shumë për njërën palë diku është dy mandate diferencë. Qeverisen nga kryebashkiakë të majtë, në Durrësi komanduar.

Kanë edhe specifikat e tyre elektorale, ku Elbasani si qark shihet me votë majtas dhe në 3 palë zgjedhjet e fundit socialistët kanë fituar 2 herë dhe njëherë kanë dalë barazim. Këtu PD ka çuar Gazment Bardhin dhe LSI Monika kryemadhin, por opozita ka humbur PDIU dhe forcën elektorale të Aqif Rakipit i cili duket në distancë nga dyshja Basha – Kryemadhi.

Socialistët kanë Taulant Ballën që historikisht është zgjedhur deputet në këtë qark. Demokratët nuk duket se synojnë fitoren por barazimin që mund të shpallej fitore, pasi rikuperojnë 2 mandate. Në zgjedhjet e fundit PD plus LSI morën vetëm 5 nga 14 mandate.  Dy mandate u morën nga PDIU nën drejtimin e Aqif Rakipit, i cili është larg koalicionit Luli-Mona.

Socialistët do kërkojnë të ruajnë mandatet ekzistuese dhe  mos lejojnë opozitën e Bashës të rikuperojë në këtë qark por të këtë një fitore me 2 mandate diferencë minimalisht .

Në vitin 2009 në Elbasan, dy kampet politike janë ndarë në barazim, ndërsa në 2013 ka fituar thellësisht koalicioni i majtë, ku mandatet janë 8 me 6 dhe PS ka gati 30 mijë vota më shumë se PD.  Avantazh elektoral është edhe pushteti vendor, i cili drejtohet nga socialistët në këto zgjedhje.

Taulant Balla
Taulant Balla

Në 3 zgjedhjet e mepardhme PS ka pasur drejtimin e bashkisë Elbasan më e madhja në qark, por PD kontrollonte shumë nga komunat dhe bashkitë e vogla të këtij qarku, të cilat u ndryshuan pas reformës administrative dhe ju “falën” socialistëve në tavolinë nga Lulzim Basha i cili bojkotoi zgjedhjet lokale.

 

Durrësi, shihet si bastion i fortë për PD, ku Basha e Kryemadhi, shpresojnë të sigurojnë jo vetëm barazimin por dy mandate shtesë.

Socialistet do tentojnë të ruajnë fitoren, pasi në zgjedhjet e fundit 2017, PD mori vetëm 4 mandate dhe LSI 2, Rilindja siguroi 8 mandate duke e dërrmuar opozitën.

Durrësi është një nga zonat ku Edi Rama dhe socialistët po punojnë më intensivisht se në çdo qark tjetër, kjo edhe me rindërtimin për shkak të pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit te vitit 2019.

LEXO EDHE:  Javën e ardhshme “furtunë” takimesh politike/Zyrtari amerikan mbërrin në Tiranë

Socialistët në Durrës, llogaritë iu kanë “fitore” edhe me barazimin, pasi ky qark shihet si bastrion i të djathtës dhe ka treguar që PD-në mund ta sjellë në pushtet si në vitin 2005. Por sot duket të jemi në një tjetër situatë.

Basha shkon në durës me figura të ricikluara dhe konsumuara politikisht si Edi Paloka apo Ferdinand Xhaferraj. Vetë PD lokalisht duket e përçarë dhe ende me qejf mbetje, ndërkohë që socialistët kanë siguruar në ekipin e tyre edhe shërbimet e Lefter Kokës që dobëson LSI dhe forcon votat e së majtës. PD ka shtesë votat e Agron Dukës.

Në vitin 2017, socialistët

Ferdinand Xhaferraj
Ferdinand Xhaferraj

ishin 8 mandate, 4 plus PD dhe 2 plus aleancës së sotme PD+LSI. Në 2013 e majta ka fituar me 10 mijë vota diferencë në këtë qark. Në 2009 PD dhe forcat qeverisëse siguruan 7 mandate, 5 PS dhe 1 LSI, në ato zgjedhje Durrësi kishte 13 mandate. Në 25 prill do ketë një mandat më shumë, por llogaritë tashmë janë ndryshe. Socialistët kanë nën kontrroll pushtetin lokal, “dhuruar” nga mos futja e Bashës në zgjedhje në të gjitha njësitë vendore. Në 2 nga 3 përballjet e fundit socialistët drejtonin Bashkinë kryesore Durrësin, por PD kishte kontrrollin e shumë komunave në këtë qark.

Shfaqja politike nuk është kaq komedi, Durrësi mund të jetë një dramë për të dyja palët. Lulzim Basha frikën e tij e shfaqi në daljen e fundit televizive kur sapo u përmend Durrësi filloi me kërcenime ndaj kundërshatrëve elektoralë, gjë që nuk e bëri gjatë gjithë emisionit.

Tirana është epiqëndra e betejës politike, janë 36 mandate në garën elektorale, në dy zgjedhjet e fundit parlamentare opozita ka pësuar humbje të forta elektorale deri ne trauma. Në 2017 PD nuk mundi të merrte më shumë se 11 mandate, asnjë më shumë se në 2013 e vetme. Tashmë duke i  shtuar dhe ato 5 të LSI në një mbledhje matematikore nuk del fituese. PS e vetme siguroi 18 nga 34 mandate në 2017.

Në 2013 sërish Tirana ishte një disfatë e turpshme, por Sali Berisha në atë kohë u kujdes ta minimizonte për shkak se drejtuei i fushatës Lulzim Basha ishte zgjedhur si “trashëgimtar” në krye në PD. Demokratët morën në koalicion 13 mandate, ndërsa socialistet në koalicion 19 nga të cilat 3 mandate ishin të LSI. PS kishte 5 mandate dhe gati 50 mijë vota më shumë se PD.

Edi Rama
Edi Rama

Duke parë rezultatin e zgjedhjeve të viti 2009 PS dhe PD janë barazim, por dy mandatet e tjera ( në atë kohë kishte 32 mandate qarku Tiranë), janë marrë nga Ilir Meta e Fatmir Mediu, i pari i vetëm i dyti në koalicion me PD.

 

Qarku Tiranë, në disa nga zgjedhjet e fundit ka pasur bashki por edhe komuna në 2013 e 2009, të drejtura nga PD, si Kamza, Vora, Kavaja etj, që tashmë janë në duart e socialistëve.

Llagaritë elektorale në Tiranë nuk mund të bëhen edhe pa Erion Veliajn i cili qartazi ka marrë në dorë flamurin e fushatës dhe është vërsulur cep më cep, jo vetëm në kryeqytet por edhe në Kavajë e Rrogozhinë. Ndërkohë që opozita e sulmon ditë pas dite a thua se po garon Veliaj me Bashën e jo Rama.

Erion Veliaj
Erion Veliaj

Opozita shpreson së tepërmi tek konsumi politik i kryeministrit, tek bëmat dhe gjëmat e socialistëve në këto 8 vite pushtet, ku 4 kanë qenë me aleatin kryesor të PD sot LSI.

Rama dhe socialistët e shikojnë opozitën të pafuqishme, të dështuar dhe pa ide dhe do tentojnë të ruajnë apo dhe shtojnë mandatet për të qeverisur vendin dhe 4 vite, enigma zgjidhet në 25 prill pikërisht në 3 nga 12 qarqet që ka shqipëria.

Ekucioni me të panjohura X,Y dhe Z i ka në Elbasan, Durrës dhe Tiranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Halim Kosova tregon tenderin korruptiv/ Tritani më kërkoi të mbyll sytë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Mjeku Halim Kosova tregoi  mbrëmjen e sotme për një tender korruptiv për një ilaç për leuceminë, q ëish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i kishte kërkuar të mbyllte sytë.

Kosova tha se Shehu kishte ndërhyrë dhe I kishte dërguar një person në zyrë.

Kur kam qenë ministër është po Tritani që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë që e kishte çmimin shumë herë më të lartë se në treg. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se të gjen belaja”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Gjithahstu mjeku tregoi edhe një episod tjetër që i kisnte ndodhur në kohën kur ishte ministër me Genc Rulin.

LEXO EDHE:  Balla e falenderon publikisht OSBE për ligjin e censurimit/ Nesër do votoj në Kuvend

LEXO EDHE:  Goxhaj 'kryqëzon' Bashën/ Që kur mori drejtimin e PD-së nuk është bërë...

“Kur kam qenë ministër Shëndetësie më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, deputeti i parë në listën e PD në atë qark, e më tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua. Drejtorit të spitalit të Gjirokastrës domethënë. I thashë stafit mos bëni gjë dhe një javë sa të jetë zgjedhjet se do më thonë mua e ka fajin ky do ma faturojë mua që doli keq në zgjedhje. Dhe një javë pas zgjedhjeve ky drejtori i spitalit dha dorëheqjen”, theksoi Kosova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me deklaratat e Halim Kosovës sonte në ‘Open’ ku nuk e kurseu aspak Lulzim Bashën.

Me tone ironike, Kulluri shkruan se po ta kishte ditur se ish deputeti demokrat do thoshte disa të vërteta të dhimbshme për PD e Lulzim Bashës nuk do kishte folur asnjë fjalë 4 vite për të gjitha abuzimet arbitrare.

“Po ta kisha ditur qe Halim Kosova do thoshte disa te verteta te dhimbshme aq thjeshte per PD e Lulzim Bashes por jo te demokrateve, nuk do kisha folur asnje fjale 4 vite per te gjitha shtremberimet demokratike, abuzimin arbitrar me karrigen e kryetarit te PD, lartesimin e modelit te pazareve mes njerezve te korruptuar dhe medioker patologjik!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Publikuar

-

Nga

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Mjeku i njohur Halim Kosova ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kosova tha se me Berishën ka raporte shumë të veçanta, ndërsa e cilësoi si një njeri me vlera politike.

Kam raporte shumë të veçanta. Berisha për mua ka qenë shumë i veçantë, se sa vite që e kam pasur pedagog me thonte çohu në dërrasë të zezë dhe mundohej ku të më kapte. Më bënte pyetje të shumta dhe unë që mundohesha si e si ta gjeja diçka derisa ai qeshi dhe më tha: Nuk është shpikur akoma kjo që po kërkon të gjesh ti.

Berisha është një vlerë politike. Lum kush di të mësojë nga ai”, theksoi mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE