LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alfre Cako ngre dyshimet/ Rama nuk bëri vaksinën, s'është budalla

17 Janar 2021, 21:10, Politikë CNA
Alfre Cako ngre dyshimet/ Rama nuk bëri vaksinën,

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama hapi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe bëri edhe vetë vaksinën.

Por konspiracionisti i njohur Alfred Cako, ka ngritur dyshime të forta për vaksinimin, pasi ai pretendon se Rama nuk bëri vaksinë atë ditë.

Ai tha në Top Channel se Rama nuk është budalla dhe sipas tij, ajo që ka injektuar mund të ketë qenë ndonjë serum.

?Rama u përpoq të rrëzonte idetë tonë që shkëlqejnë si drita e diellit prej të vërtetës. Rama është përfaqësues i të vjetrës. Ke parë administraatët e Trumpit të dalë dhe të mburret me vaksinat. Jo. Kryeministri e di shumë mirë, nuk i bëson ato që thotë, nuk është budalla. Edhe ujë me sheqer që mund të ketë bërë.Dyshoj shumë që këta nuk kanë bërë vaksinës. Sidomos Rama, mund të ketë marrë ndonjë serum?, u shpreh Cako./ CNA.al

Lajmet e fundit nga