Connect with Us

A mundet Donald Trump ta falë veten?

Bota

A mundet Donald Trump ta falë veten?

Publikuar

-

Republikanët kërkojnë shtyerjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Trump

Teksa po përgatitet që të përfundojë një mandat të trazuar katërvjeçar si president i Shteteve të Bashkuara dhe po përballet me gjykim të mundshëm në Senat, Donald Trump po e shqyrton mundësinë e faljes së vetes, ka thënë një burim që ka njohuri për këtë çështje. Por, janë ngritur pyetje nëse kompetencat e gjera ekzekutive të presidentit, që burojnë nga Kushtetuta amerikane, ia lejojnë atij që të ndërmarrë një vendim të tillë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë më herët ka thënë se Kushtetuta nuk lejon që një president që është ende në zyrë, të akuzohet, por një ish-president nuk gëzon mbrojtje të tillë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Këto janë problemet e mundshme kushtetuese që mund të burojnë nëse një president falë veten dhe pse një veprim i tillë nuk do ta mbronte ligjërisht Trumpin, pasi ai të përfundojë mandatin e tij presidencial.

A është kushtetuese falja e vetes?

Nuk ka ndonjë përgjigje definitive për këtë pyetje dhe Kushtetuta amerikane nuk e adreson këtë mundësi në mënyrë eksplicite. Asnjë president nuk ka tentuar që ta falë veten më parë, prandaj gjykatat nuk e kanë trajtuar këtë çështje. Më 2018, Trump kishte shkruar në Twitter se ai kishte “absolutisht të drejtë” që ta falte veten. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka dashur që të komentojë lidhur me mundësinë që presidenti ta falë veten.

Shumë studiues thonë se falja e vetvetes do të ishte jokushtetuese sepse shkelë parimet themelore lidhur me atë se askush nuk duhet të gjykatës për çështjen e tij apo të saj.

Të tjerët argumentojnë se falja e vetvetes është kushtetuese sepse fuqia e faljes është e formuluar gjerësisht në Kushtetutës. Tekstet historike e kanë bërë të qartë se themeluesit e SHBA-së e kanë diskutuar këtë çështje, por vendosën që të mos përfshinin në Kushtetutë kufizime eksplicite të fuqisë së faljes.

Kushtetuta thotë se presidenti “duhet të ketë fuqi që të japë masa ndëshkuese dhe falje për vepra penale kundër Shteteve të Bashkuara, përveç në rastet kur nis procesi i gjykimit ndaj presidentit”, që njihet me termin “impeachment”. Fjala “falje” nënkupton fuqinë e një presidenti që është e kufizuar për të falur njerëzit e tjerë, thotë profesori i drejtësisë në Universitetin e Misurit, Frank Bowman.

Herën e fundit, kur Departamenti i Drejtësisë u mor me këtë pyetje ishte më 1974, kur një memorandum u dërgua nga një avokat dhe më pas për këtë pyetje u dha përfundimi se ishte jokushtetuese që presidenti i atëhershëm amerikan, Richard Nixon të falte veten. Nixon dha dorëheqje po atë vit për shkak të skandalit të njohur me emrin Watergate.

“Sipas rregullit themelor, askush nuk mund të bëhet gjykatës për çështjen e tij, presidenti nuk mund ta falë veten”, kishte thënë avokati i Departamentit amerikan i Drejtësisë.

Por, në këtë dokument argumentohej se Nixon mund të largohej përkohësisht nga detyra dhe nënpresidenti i tij ta falte atë dhe më pas Nixon të kthehej në Zyrën Ovale. Megjithatë, kjo memo e vitit 1974 nuk ka asnjë autoritet ligjor. Faljet presidenciale aplikohen vetëm për krime federale dhe jo për krime shtetërore.

Por, si do të merrej gjykata me çështjen nëse presidenti falë veten?

Sipas ligjit amerikan, gjykatat nuk lëshojnë opinione këshilluese. Që një gjykatë të marrë vendim mbi vlefshmërinë e faljes së vetvetes, Departamenti i Drejtësisë do të duhej që ta akuzonte Trumpin për ndonjë krim dhe më pas ai do të mund ta përdorte faljen presidenciale për t’u mbrojtur, thonë ekspertët ligjorë.

LEXO EDHE:  SHBA përjashton Shqipërinë nga darka për Jeruzalemin

Falja e vetvetes vetëm mund të inkurajojë prokurorët që të nisin procese gjyqësore ndaj Trumpit, pasi një akt i tillë nga president, do të nënkuptonte se ai po fsheh diçka, thotë profesoresha e juridikut, Jessica Levinson e cila ligjëron në Fakultetin Juridik Loyola në Kaliforni.

Pse Trumpi do ta falte veten?

Ai mund të përballet me akuza për vepra kriminale për shumë çështje. Disa ekspertë ligjorë përmendin telefonatën që Trumpi bëri më 2 janar, ku ai i bëri presion zyrtarit kryesor zgjedhor në Xhorxhia, që “t’i gjente” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit ndaj Joe Bidenit. Ata thonë se kjo telefonatë mund të përbëjë shkelje të ligjit federal dhe shtetëror.

Ligji në shtetin e Xhorxhias kundër “kërkesës për të kryer mashtrime zgjedhore” thotë se është e paligjshme që një person të kërkojë qëllimshëm, të urdhërojë apo të provojë që të bindë një person të përfshihet në mashtrim zgjedhor. Ndërkaq, një ligj tjetër federal thotë se është e paligjshme që të bëhen përpjekje “për të privuar apo mashtruar” njerëzit nga “një proces zgjedhor, i drejtë dhe i paanshëm”.

Presidenti Trump ka të ngjarë që do të argumentojë se ai thjesht ka shprehur mendimin e tij personal dhe se nuk e ka urdhëruar zyrtarin zgjedhor të Xhorxhias që të ndërhynte në zgjedhje.

Disa avokatë thonë se Trumpi do të mund të përballet me ligjin për shkak të fjalimit që mbajti para mbështetësve të tij më 6 janar, pak para se protestuesit e dhunshëm të sulmonin ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Bidenit. Në këtë protestë të dhunshme u vranë pesë persona. Trump mund të mbrohet duke thënë se në fjalimin e tij ai thjesht ka potencuar se fjala e lirë mbrohet me Kushtetutë, thanë disa avokatë të tjerë.

Trump po ashtu mund të jetë në shënjestër të prokurorëve për shkelje të ligjeve të tjera shtetërore. Prokurori i qarkut të Manhatan, Cyrus Vance tashmë ka nisur një hetim mbi mashtrimet e mundshme me taksa të bizneseve të Trumpit, edhe pse deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë. Trump e ka quajtur këtë hetim si proces të motivuar politikisht.

Precedenti i faljes së një presidenti

Ka precedentë kur një president është falur. Nixon fitoi “falje të plotë dhe të pakushtëzuar” nga pasardhësi i tij, Gerald Ford. Kjo falje presidenciale e pastroi Nixonin “nga çdo krim që ai mund të ketë kryer ndaj Shteteve të Bashkuara në kohën kur ishte president”.

Gjykata Supreme e SHBA-së asnjëherë nuk është marrë me çështjen nëse një falje e plotë është e ligjshme. Disa studiues kanë argumentuar se themeluesit e SHBA-së kanë dashur që falja presidenciale të jetë specifike dhe se ata kanë nënkuptuar se ka një kufizim për këtë çështje.

A mund të ketë falje paraprake?

Falja presidenciale nuk mund të bëhet për veprimet që mund të ndodhin në të ardhmen, por falja mund të jetë paraprake në kuptimin që mund të mbulojë veprime që ende nuk kanë rezultuar në procese ligjore.

Falja e Nixonit është një shembull për këtë dhe ka edhe shembuj të tjerë. Më 1977, presidenti Jimmy Carter paraprakisht fali mijëra persona që nuk i ishin përgjigjur thirrjes për të marrë pjesë në Luftën e Vietnamit./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Publikuar

-

Nga

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Administrata e Presidentit Biden dhe zyrtarët evropianë vazhdojnë përpjekjet për të rihapur negociatat me Iranin në lidhje me një marrëveshje të re bërthamore, pavarësisht refuzimit të Iranit për të biseduar me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, siç raporton Linda Gradstein për Zërin e Amerikës nga Jeruzalemi, tensionet në rajon po rriten.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur pas një sulmi ndaj një anijeje në pronësi të Izraelit dhe hakmarrjes së Izraelit ndaj objektivave iraniane në Siri. Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit paralajmërojnë se ata do të veprojnë kundër të gjitha kërcënimeve të terrorizmit dhe zhvillimit të armëve bërthamore.

Përshkallëzimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe evropianët punojnë për të rifilluar negociatat me Iranin për një marrëveshje bërthamore. Izraeli kundërshtoi me forcë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe përshëndeti ish-Presidentin Trump për tërheqjen nga marrëveshja.

Sanksionet që rivendosi ish-Presidenti Trump kanë dëmtuar ekonominë e Iranit, por jo programin e tij bërthamor. Irani ka vazhduar të pasurojë uranium, shumë më tepër sesa ishte lejuar sipas marrëveshjes bërthamore, thotë Izraeli, si dhe u ka vendosur kufizime inspektorëve të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).

“Nga pikëpamja izraelite është shumë e qartë. Është një marrëveshje shumë e keqe që u lejoi iranianëve të vazhdojnë me sistemin e tyre të pasurimit (të uraniumit). Tani ata kanë centrifuga shumë më të mira sesa kishin para marrëveshjes. Perëndimi i diellit është shumë pranë – mendoj se në vitin 2025 ata fillojnë të kthehen në normalitet dhe për shtatë vjet do të kenë të gjithë legjitimitetin për të vazhduar me projektin bërthamor”, thotë Yaakov Amidror, nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

Por disa zyrtarë të ushtrisë dhe zbulimit izraelit kanë shprehur mbështetjen për një kthim të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të Iranit, në kundërshtim me politikën e qeverisë izraelite.

LEXO EDHE:  SHBA/ Senati mbështet marrëveshjen me Iranin

LEXO EDHE:  SHBA/ Senati mbështet marrëveshjen me Iranin

“Unë nuk mendoj se mund t’i besojmë Iranit, por kjo është arsyeja pse ka një marrëveshje. Dhe ka vëzhgues, vëzhgues të OKB-së. Dhe unë u besoj aftësive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit për të parë nëse iranianët do ta zbatojnë marrëveshjen”, thotë deputeti Omer Bar Lev.

Disa analistë ushtarakë izraelitë thonë se përpjekja e Iranit për armë bërthamore është pjesë e politikës së tij më të gjerë të jashtme.

“Irani në thelb po përdor një mega-strategji për t’u bërë një superfuqi rajonale, mbase një superfuqi globale. Së pari duke zhvilluar aftësitë bërthamore dhe së dyti, hegjemoninë në Lindjen e Mesme përmes mbështetjes së grupeve terroriste dhe të gjitha aktiviteteve të tyre në Irak, Siri, Liban dhe Jemen”, thotë Amos Jadlin, nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa tensionet rajonale rriten, Shtetet e Bashkuara sulmuan gjithashtu objektivat e mbështetur nga Irani në Siri, përdorimi i parë i forcës ushtarake nga Presidenti Biden./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Mediu: Arben Duka është kandaturë fituese

LEXO EDHE:  Adriatik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE