Sport
VIDEO/ Partizani leksion “ujqërve” në dëborë, triumfojnë dhe Apolonia e Tirana

Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet pozitive, ndërkohë që Partizani dhe Tirana triumfuan përballë Skënderbeut dhe Kastriotit.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14
Apolonia-Laçi 1-0
Shënues: Gjata 20′
Skënderbeu-Partizani 1-2,
Shënues: Bardhi 3′, Solomon 7’/Mensah 65′
Tirana-Kastrioti 2-1
Shënues: Batha 35′, Muçi 52′ / Devid 21′
52′ Ernest Muçi realizon golin e dytë për Tiranën dhe përmbys rezultatin. Ismajlgeci asistoi për sulmuesin, i cili mposhti portierin Hidi
45+1′ Laçi gjeti rrugën e rrjetës kundër Apolonisë me Van Dave Harmon, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje
35′ Idriz Batha ka barazuar në “Selman Stërmasi”. Kapiteni i Tiranës mposhti portierin Isli Hidi dhe vendosi baraspeshën
21′ Devid i Kastriotit surprizoi Tiranën. Brenda zonës, sulmuesi brazilian nuk fali dhe e ndëshkoi portierin Visar Bekaj
21′ Apolonia ka ndëdhkuar skuadrën e Laçit me anë të sulmuesit Mario Gjata. Fierakët në epërsi
7′ Asani asiston sërish. Sulmuesi anësor krosoi në zonë, aty ku Solomon me kokë realizoi në portën e Skënderbeut
3′ Krosim nga Asani nga një goditje dënimi dhe Jurgen Bardhi me kokë arriti të befasonte portierin Dajsinani
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...