Connect with Us

Udhëtimet drejt SHBA/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm

Sociale

Udhëtimet drejt SHBA/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm

Publikuar

-

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që udhetojnë ndrejt SHBA.

Në njoftimin e bërë nga ambasada thuhet se duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19.

LEXO EDHE:  SHBA, plane për dhurimin e 55 milionë dozave të tjera vaksine

“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni. Mësoni më shumë mbi kërkesat për udhëtim duke klikuar këtu  ttps://bit.ly/3srOFLA”, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku mes të tjerash u vendos vaksinimi i detyruar për shërbimin shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Por duket se jo të gjithë pajtohen me procesin e vaksinimit të detyrueshëm. Edhe pse vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor,  rreth 30% e arsimtarëve në Shkodër janë ende të pavaksiksinuar.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xheni Halili, thotë se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pavaksinuar.

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pavaksinuar



Vaksinimi ka patur ecuri të kënaqshëm në tërësi, por nuk mund t’a them të njejtën gjë për arsimtarët! Ende 30% e tyre janë të pa vaksinuar! Nese e përkthejme me shifra janë rreth 450 mësues! Tashmë ata e dinë që vaksinimet janë të detyruara ndaj apelpj drejt tyrë që të aplikojnë sa më parë dozën e parë të vaksinës në cdo qendër shëndetesore”, shprehet Halili.

LEXO EDHE:  Vaksina e “Moderna”/ Shkencëtaret Zalli shpjegojnë se si vepron në trupin e njeriut

LEXO EDHE:  Testet e gjakut, tregojnë që në fillim të prekurit nga një formë e rëndë e Covid-19

Sa i takon studentëve, Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës.

“Studentët kanë nisur gjatë javës që lamë pas që të vijnë për t’u vaksinuar! Edhe për ata është e detyrueshme, nese nuk aplikojnë vaksinat duhet që të kryejnë testin PCR çdo 72 orë nese duan të jenë në auditore”!

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë thekson Halili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Java nis e nxehtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë do të jetë në zonat Jugore dhe pjesërisht ato qëndrore me vranësira të cilat do të sjellin reshje afatshkurtra dhe të izoluara.

Ndërsa zonat perëndimore dhe Veriore paraqiten me kthjellime dhe  vranësira kalimtare.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 32°C.

LEXO EDHE:  Vaksina e “Moderna”/ Shkencëtaret Zalli shpjegojnë se si vepron në trupin e njeriut

LEXO EDHE:  SHBA, plane për dhurimin e 55 milionë dozave të tjera vaksine

Era do të fryejë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell rrebeshe shiu/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë dielë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shumta. Ndërsa,  mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat Jugore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  Covid-i si “varrhimës” i autokratëve/ Erion Dasho bën për “ujë të ftohtë” kryeministrin

LEXO EDHE:  SHBA, plane për dhurimin e 55 milionë dozave të tjera vaksine



Era do të fryejë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE