Connect with Us

SPAK i ka sekuestruar pasurinë/ Ylli Ndroqin e kap Corona

Aktualitet

SPAK i ka sekuestruar pasurinë/ Ylli Ndroqin e kap Corona

Publikuar

-

SPAK i ka sekuestruar pasurinë/ Ylli Ndroqin e kap Corona

Duket se telashet për Ylli Ndroqin nuk kanë të sosur. Pasi SPAK i sekuestroi pasurinë disa muaj më parë, pronari i televizioneve “Ora News” dhe bashkëshortja e tij, Mimoza janë infektuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Ndroqi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ka nisur trajtimin intensiv së bashku me të shoqen.

Gjithashtu ai shton se gjendja e tyre nuk është e mirë, por po marrin mjekimin e duhur nën përkujdesjen e bluzave të bardha.

Të dashur miq, për shkak të pamundësisë pë t’ju përgjigjur në angazhimet ditore dhe mesazheve të shumta si pasojë e mungesës sime dua t’ju bëj me dije se prej disa ditësh, unë dhe bashkëshortja ime jemi në trajtim intensiv të prekur të dy nga Covid-19. Nuk është e lehtë kjo betejë, siç e dini familja ime është goditur rëndë, ndaj i jemi nënshtruar një regjimi e terapie të fortë nën kujdesin skrupuloz të mjekëve dhe infermierëve, që gjej rastin t’i falënderoj për gjithçka bëjnë në këto kohë të mbrapshta për mbarë botën. Duke ju kërkuar ndjesë për pamundësinë e përgjigjes ndaj secilit, duke ju qënë mirënjohës për mesazhet mbështetëse, duke ju kujtuar të ruani veten e të shtrenjtët tuaj se është kaq i pabesë ky virus, uroj ta kalojmë me kurajo e përkushtim këtë moment të paprecedentë në jetën tonë. Shihemi së shpejti, me respekt Ylli e Mimoza Ndroqi,”-shkruhet në reagim./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Gjermani/ Greva për mbrojtjen e klimës në prag të zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në grevën globale për klimën Fridays for Future synoi rritjen e trysnisë Gjermani në prag të zgjedhjeve parlamentare (26.09) Politika e mbështeti atë, por shoqata e arsimtarëve e kritikon braktisjen e mësimit.

Nën moton “Të gjithë për klimën” në mbarë botën të rinj dhe mbështetës të lëvizjes morën pjesë në grevën globale në rrugë për mbrojtjen e klimës. Vetëm në Gjermani, sipas organizatorëve, janë zhvilluar manifestime dhe demostrata në më shumë se 470 sheshe.

Në pankartat me mbishkrimet “Ne jemi të rinj dhe na duhet bota” kryesisht të rinjtë e lëvizjes Fridays-for-Future donin të tërhiqnin vëmendjen duke bërë të qartë, se “kriza e klimës është problemi më i madh i këtij shekulli” dhe se “koha nuk pret për të parandaluar dëmet e pariparueshme që shkakton ngrohja e planetit”. Ky ishte aksioni i tetë mbarë botëror i Fridays for Future që nga viti 2019.

Protestës iu bashkuan edhe organizata të shoqërisë sivile si shoqatat për mjedisin apo kishtare, sipas të dhënave të lëvizjes Fridays for Future. Gjithashtu mbi 4000 sipërmarrje kanë premtuar mbështjen e tyre.

Manifestimet më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, Freiburg, Këln e Berlin. Vetëm në Berlin policia bën fjalë për një numër pjesëmarrësish në disa dhjetra mijë vetë të mbledhur përreth kuartierit qeveritar. Vet organizatorët thonë se kanë protestuar rreth 100.000 vetë. Në mbarë federatën pjesëmarrja në protesta, sipas tyre, ka qenë rreth 620.000 vetë.

Kërkesa kryesore e aktivistëve janë masat më të forta në mbrojtje të klimës, për ta kufizuar në rreth 1,5 gradë Celsius ngrohjen globale. Kjo normë i përgjigjet objektivit të Marrëveshjes për Klimën të vitit 2015 në Paris.

“Asnjë parti nuk e ka normën 1,5 gradë në program”

Greva për klimën para zgjedhjeve parlamentare kishte edhe një qëllim, që të rritet trysnia ndaj partive, në mënyrë që ato të aktivizohen ndaj krizës s ëklimës. Gjermania vitet e fundit në mënyrë të përsëritur nuk ka mundur t’i arrijë synimet e veta konform marrëveshjes për uljen e emisioneve të dioksdisit të karbonit që ndikon në krijimin e efektit serë në atmosferë.

Debati televiziv i kandidatëve kryesorë të enjten n ëmbrëmje tregoi, se “partitë flasin për 1,5 gradë, por asnjëra prej tyre nuk e ka të formuluar këtë objektiv në programin e vet”, shkruan dega në Gjermani e Fridays for Future në një thirrje për protestë të postuar në Twitter.

“Politika injoron paralajmërimet e shkencës edhe në vitin 2021, por nukmund të na injorojë ne që dalim në rrugë”, tha aktivistja Luisa Neubauer nga seksioni gjerman i kësaj lëvizjeje. Periudha e ardhëshme legjislative në sfondin e masave të domosdoshme për klimën “nuk është thjeshtë një periudhë katër vjeçare, që bëhet politikë”, tha Neubauer. Vendimet, që merren, duhet të kenë efekt ndaj “dekadave të ardhëshme”.

LEXO EDHE:  Covid 1 drejt mbylljes/ Manastiliu jep lajmin e mirë, vetëm 9 pacientë të shtruar

LEXO EDHE:  Gazetari “plas bombën”/ SPAK ka sekuestruar disa pasuri të Metës, është përfshirë në një skandal të rëndë



Carla Reemstma nga Fridays for Future Gjermani, i tha DW-së, se kriza e klimës deri tani nuk është trajtuar si një krizë e mirëfilltë nga politika. “Shumica e partive politike në vend që ta bëjnë këtë e nxisin edhe më shumë këtë krizë me ndërtimin e centraleve të reja, autorstradave apo linjave të reja naftësjellëse”, tha Reemstma.

Greta Thunberg

Në Berlin nismëtarja e lëvizjes, suedezja Greta Thunberg deklaroi, se: “Kriza e klimës nuk mund të zgjidhet vetëm me politikë partiake. Edhe ne duhet të jemi qytetarë aktivë demokratë dhe të dalim në rrugë e të kërkojmë të merren masat e duhura.” Gerta Thunberg e quajti Gjermaninë si ndër mëkataret e mëdha, e katërta në rend, sa u përket emisioneve CO2 në atmosferë.

Kandidati socialdemokrat për kancelar Olaf Scholz e vlerësoi të drejtë protestën për më shumë mbrojtje ndaj kilmës. Scholz shkruan në Twitter, se është mirënjohës për angazhimin e Fridays for Future.

Kandidatja e ekologjistëve për kancelare Annalena Baerbock në prag të një demonstrate në Këln hyri në bisedë me aktivistët e mjedisit.

Kandidati krisitiandemokrat për kancelar Armin Laschet iu drejtua me një video-mesazh protestuesve të Fridays for Future. Sipas tij, është e qartë, që Gjermania duhet të jetë më e shpejtë dhe më mirë e angazhuar për mbrojtjen e klimës. Qëllimi është, sipas Laschet, që në mbarë botën sa më shpejt të arrihen objketivat për klimën. Kjo është një detyrë që mund të zgjidhet në nivel global.

Shoqata e mësuesve tërheq vëmendjen për detyrimin për t’u paraqitur në mësim duke e kritikuar bojkotimin e mësimit për protestë nga Fridays for Future. Detyrimi për shkollën njuk duhet të shfuqizohet për aksiione politike, tha për mediat presidenti i shoqatës së arsimtarëve Heinz-Peter Meidinger. Sipas tij në rast të kundërt cënohet neutraliteti i shtetit, që është përgjegjës për funksionimin e shkollave.

Protest për më shumë mbrojtje të klimës zhvillohen në mbarë botën.

Lëvizja Fridays for Future u themelua përpara dy vjetësh. Duke ndjekur shembullin e nxënëses suedezs Thunberg në mbarë botën u organizuan greva nëpër shkolla, për të tërhequr vëmendjen, se koha nuk pret për të shmangur dëmet e parikuperushme që shkakton kriza e klimës për planetin. Në shtator 2019 u zhvilluan demonstrata masive në mbarë botën, sipas organizatorëve atëherë dolën në protestë rreth 1,4 milionë njerëz vetëm në Gjermani./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthimi i vullkanit në “La Palma”/ Shkatërrohen 400 ndërtesa, evakuohen edhe 3 qytete

Publikuar

-

Nga

400 ndërtesa janë shkatërruar deri tani nga shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll të La Palma.

Autoritetet kanë evakuuar tre qytete të tjera, si Tajuya, Tacande de Abajo dhe një pjesë të Tacande de Arriba.



Shërbimet e urgjencës fillimisht u thanë banorëve që të qëndronin brenda për të shmangur renë e dendur të hirit dhe fragmenteve të lavës që barten në ajër. Por më pas urdhëruan evakuimin për shkak të rrezikut të shtuar nga shpërthimet.

LEXO EDHE:  Covid 1 drejt mbylljes/ Manastiliu jep lajmin e mirë, vetëm 9 pacientë të shtruar

LEXO EDHE:  Mira Rakacolli tregon veprimin e "çuditshëm" të pacientëve të infektuar me Covid-19

Që kur shpërtheu të dielën, vullkani Cumbre Vieja ka nxjerrë jashtë mijëra tonë lavë, ka shkatërruar qindra shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve. Deri më tani nuk ka pasur të lënduar mes qytetarëve , por rreth 15 për qind e plantacioneve me banane që janë jetësore për ekonominë e ishullit mund të jenë në rrezik.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas dënimit të Adriatik Llallës/ Rama për mediat franceze: Pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas dënimit të ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nga apeli i GJKKO me dy vite burg, kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median e njohur franceze, Tv5 Monde, është shprehur se pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri.

Rama thekson se fakti që para gjykatave po dalin njerëz me pushtete të forta dhe po dënohen, tregon se Shqipëria po bën një luftë të hapur kundër korrupsionit.



Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti  po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE