Connect with Us

Skandali me sanitaren/ Manastirliu: Batakçinj, meritojnë dënim maksimal!

Aktualitet

Skandali me sanitaren/ Manastirliu: Batakçinj, meritojnë dënim maksimal!

Publikuar

-

A do të dorëhiqet Manastirliu pas ndryshimeve në qeveri?/ Ja si përgjigjet ministrja e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me skandalin me sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” e cila i zhvati 8 milionë lekë, vajzës së një prej pacienteve me Covid.

Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve të mos bjenë pre e askujt dhe të denincojnë tek autoritetet përkatëse ngjarje të tilla.

“Ka edhe batakçinj të këtij lloji që shkaktojnë dëm dyfish. Shkelin besimin e familjarit që i ka lënë në duar jetën e të afermit të tij. Kjo është e neveritshme dhe mertion ndëshkim dhe dënim maksimal. Ata na bëjnë një dëm sepse godasin një marrëdhënie të besimit mjek-pacient. Toleranca do të jetë zero në çdo strukturë “, u shpreh Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Najada Çomo në listat e PS/ Kikia: Kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me kandidimin e mjekes Najada Çomo në listat e PS.

Kikia thekson se sot ne kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë, dhe kemi fituar një politikane që s’ka ç’i bën hiç sistemit politik. Gazetari shprehet i sigurt se edhe nëse mjekja e ka për mision, nuk do të mund të shërojë asnjë plagë nga trupi i kësaj politike.

“Politika e sëmurë dhe shpresa tek doktorët elektoralë. Pashë shumë fyerje e sharje ndaj doktoreshës së njohur Najada Çomo, në rrjet, pse ajo vendosi të heqë bluzën e bardhë dhe ti drejtohet fushë-betejës së politikës. Nuk është e para, e nuk do të jetë as e fundit, as majtas e as djathtas.
Pa asnjë dyshim, sot ne kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë, dhe kemi fituar një politikane që s’ka ç’i bën hiç sistemit politik. Por është e drejtë e saj të zgjedhë çfarë do të bëjë me karrierën e saj.

Zoti Rama tha se doktoreshë Najada do të vijë që të mos bëhet një nga deputetët e radhës, por të ndikojë që të tjerët të bëhen si ajo. Nëse edhe vetë doktoresha mendon kështu, atëherë mendoj se duhet ta sigurojmë se e ka të humbur betejën.
Nuk është herë e parë që politika u hap derën njerëzve që nuk kanë qenë pjesë aktive e saj. 8 vjet më parë PS mori borxh shumë njerëz nga shoqëria civile. Më herët PD kishte bërë të njëjtën gjë me KOP-in. U shtua numri i grave, duke thënë se ato do ta zbusin politikën, do ta bëjmë ne qytetare, më civile etj etj.
Por asgjë nuk ndodhi.

Këta njerëz që u “importuan” vetëm për qëllime elektorale, ose u bënë më keq se ata që gjetën në parlament, ose nuk mund të bëjnë asgjë, pasi askush nuk i dëgjoi. Ndaj unë sot nuk u bashkohen atyre që e shigjetojnë doktoreshën pse dëshiron ti futet politikës, por jam i bindur se doktoresha, edhe nëse e ka për mision, nuk do të mund të shërojë asnjë plagë nga trupi i kësaj politike”, shkruan Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Largimi i Tritan Kalos/ Brataj: Zgjedhje personale, ka mijra ekspertë të tjerë

Publikuar

-

Nga

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar largimin e mjekut Trita Kalo nga Komiteti i Ekspertëve.

Brataj tha se largimi i Tritan Kalo ishte një zgjedhje personale, për të cilën ai i shpjegoi arsyet. Ndër të tjera Brataj shtoi se Kalo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij gjatë gjithë jetës, por ekspertë ka pafund.

“Largimi i Tritan Kalo, zgjedhje personale. Kalo i shpjegoi arsyet e largimit nga Komiteti. Kalo ka dhënë kontribut gjatë gjithë jetës, por ka dhe mijra ekspertë të tjerë.”-u shpreh ai në intervistë për News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

LEXO EDHE:  Pastruesja mori para/ PD: Të ikë ministrja

LEXO EDHE:  Fiks-Fare publikon skandalin/ Mishi dhe peshku shiten në rrugë, askush nuk merr masa

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE