LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Mos e qani vilën e 5-të!

16 Janar 2021, 16:25, Politikë CNA
Shënim/ Mos e qani vilën e 5-të!

Sot nëpër media janë shpërndarë dokumentet e kërkesës që ka paraqitur Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, për atë që pretendohet të jetë leja e vilës së 5-të që kërkon të ndërtojë ai në Bashkinë e Tiranës.

Kuptohet që nën kujdesin e propagandës së rilindjes apo vetë strukturave, zyrtarë të Erion Veliajt, janë kujdesur që këto dokumenta të shpërndahen sa më shumë nëpër media, përfshirë edhe CNA.al, që pa u kompleksuar aspak, ne i publikuam për për të qenë pjesë e transparencës së vërtetë. Kjo për faktin sepse Lulzim Basha dy ditë më parë e mohoi që kunati i tij të kish kërkuar leje për vilë, pa folur për një pseudo padi në SPAK.

Gjithsesi, njerëzit, demokratët në veçanti, nuk kanë pse të qajnë vilën e 5-të të Lulzim Bashës, pasi shohin dokumentat e publikuara në shumë media të servirua edhe nga Bashkia e Tiranës qoftë, por edhe nga investigimet mediatike, kjo nuk ka aspak rëndësi.

Nuk ka rëndësi sepse kush është Erion Isufi është thënë herë pas here, akuzat dhe gishti drejtuar ndaj tij se është njeriu që bën pazare dhe vendos për Lulzim Bashën, nuk është rast i parë dhe as i fundit.

Përpara se demokratët të besojnë vilën e 5-të apo ta qajnë atë më lot, duhet të kujtojnë se është sulmuar një biznesmen. Ai quhet Agron Papuli dhe është pikërisht ky i fundit dhe rezidenca e ndërtuar prej tij ku Lulzim Basha jeton në dy vila. Një prej të cilave e ka Erion Isufi dhe tek tjetra jeton kryedemokrati me qira. Nuk do të kishte asgjë të keqe që ai të jetonte atje, sepse ashtu siç pretendon dhe vetë ka shumë të ardhura. Është njeri i pasur. Nuk ka hyrë në politikë pa para, por e vërteta është se Agron Papuli është sulmuar për shumë tendera, dhe ndaj tij ka pasur akuza pafund nga PD-ja. Në ditën që Lulzim Basha mori ?vilën me qira?, apo kur kunati atë ngjitur, askush nuk thotë asnjë fjalë.

PD-ja, ka mbyllur gojën për Agron Papulin dhe tenderat që ai vazhdon merr, atë që dikur e quante oligarku i qeverisë.

Shkojmë tek vilat në një vend tjetër, në Gjirin e Lalzit, tek Vala Mar. Atje, jo vetëm kunati i tij, por edhe rrethi kanë marrë apartamente nëpërmjet kontraktorëve direkt, apo nënkontraktorëve të oligarkut.

Vilat janë në brezin e parë, janë nxjerrë me foto, me fakte. Rilindja ende nuk është kujdesur që ti vë në dispozicion të medias këto.

Shkojmë më tej, tek fakti i tretë.

Së fundi me një kallzim formal për këtë çështje, pikërisht për vilën e 5-të, çuar në SPAK nga Erion Isufi, doli se zyrat e tij ishin tek Sheratoni, pra zyrat e Landmarkut, kompanisë që ka ai, atë që ka thënë CNA.al prej kohësh. Atë që kanë thënë kritikët e Lulzim Bashës prej kohësh, që Lulzim Basha nëpërmjet kunatit të tij, tradhtoi kuksjanët gjatë protestës së tyre në Rrugën e Kombit. Po, i tradhtoi! Pikërisht në kohën e protestës. Erion Isufi dhe kompania e tij është spostuar nga zyrat e ndodhura tek Coin në Sheraton, tek Shefqet Kastrati, përfituesi i Rrugës së Kombit.

Të shohim fakte të tjera.

Kritikët e Lulzim Bashës, kanë derdhur me dhjetra e dhjetra akuza në lidhje me biznese, investime, para, por CNA.al ka treguar me fakte dhe dokumenta se si një kompani e cila bënte shumë pak punë dhe kishte shumë pak të ardhura gjatë kohës së PD-së.

Me ardhjen e rilindjes në pushtet dhe kapjen e karriges së kryetarit të PD-së nga Lulzim Basha, rriti xhiron me dhjetra apo 20 herë, dhe sot është kthyer në një nga kompanitë më të fuqishme në Shqipëri, jo vetëm për marketingun, por dhe në fushën e IT. A thua se ?gjeniu? Erion Isufi ishte i papërsëritshëm, nuk është vetëm kjo. Është klientela, janë pazaret e Lulzim Bashës, sepse kompania në rast se do të ndiqte trendin e pretenduar nga kreu i PD-së, duhet të ishte në gjendje të mirë, biznesi po falimenton thotë Lulzim Basha dhe oligarkët janë të qeverisë.

E në rast se biznesi po falimenton dhe s?ka fuqi sepse ekonomia është dërrmuar, atëherë si biznes duhet të falimentonte dhe Erion Isufi , por Erioni nuk varfërohet. Ai po kthet në një oligark me xhiron e tij dhe oligarkët sipas Lulzim Bashës janë të qeverisë, e prandaj për këto të vërteta, të thëna e të përsëritura me qindra herë, nuk ka pse shqiptarët dhe demokratët të qajnë vilën e 5-të të Eion Isufit, por përgjigjen duhet t?ia japë Lulzim Bashës, përfshi dhe Edi Ramën që është ortaku i tij i cili sot mbështet kryetarin e opozitës në pazare për të shtuar vilat  dhe paratë e kompanive të të afërmve të Lulzim Bashës.

Kjo është dyshja Rama-Basha. Nuk ka rëndësi flen në një vilë, njëri në Surrel e tjetri në Farkë. Ata janë bashkë, ata punojnë bashkë, ata ndajnë pasurinë bashkë, taksat e shqiptarëve i shfrytëzojnë bashkë, kuptohet Lulzim Basha me risen e tij dhe një nga ato mund të jetë vila e 5-të, e 6-të, apo e 7-të.

Fakti është fakt. Ato që ne përmendëm më lart, ka dhe shumë të tjera, për ata që nuk i dinë, është mirë të klikojnë, të kërkojnë dhe të lexojnë të vërtetat pafund të thënë në këto 7 vite për Lulzim Bashën dhe kunatin e tij të famshëm./CNA.al

Basha përballë thjeshtësisë së Mitsotakis/ Reklamon luksin e mohuar nga vilat e Papulit

Parajsat e Lulzim Bashës nga Lalzi në Long Hill/ Kur do të përgjigjet për vilat në rezidencat e oligarkëve?

Priten dëshmi tronditëse/ Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?

Ekskluzive/ Basha merr vilë pranë Ilir Metës në gjirin e Lalzit

Ekskluzive/ Vilat e fshehura të Lulzim Bashës

Foto- Skandali/E kujt është kjo vilë Zoti Basha?!

Lajmet e fundit nga