Vetingu
Mbuloi skandalin e Ben Blushit/ Drejtori i Policisë, me biznese dhe borxhe të dyshimta

Vettingu ka nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë gjetur me shkelje në anën profesionale apo nuk kanë justifikuar pasurinë.
Jo më pak e rëndë, situata është edhe në sistemin Policor. CNA.al do të kalojë në filtër edhe zyrtarët policorë, njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët. Duke marrë shkas edhe nga ngjarjet ku policia vepron me dy standarte, do të ndalojmë në juglindje, në qytetin e Korçës.
Ferdinand Mara, qëndron në krye të Drejtorisë së Policisë së Korçës, që nga Qershori i vitit 2020. Mara zbriti në Korçë, nga radhët e kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, për të zëvendësuar Lorenc Panganikën.
Kur kanë kaluar rreth gjashtë muaj, pas zënies së karriges së numrit një të Policisë së Korçës, Mara, dyshohet se ka instaluar zbatimin e ligjit me dy standarte. Ai dyshohet se ka mbyllur sytë përpara shkeljes së Ligjit nga Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, duke lejuar që në kohë pandemie dhe kufizimesh, bizneset e familjarëve të tij të funksionojnë normalisht.
Në një kohë, kur pjesa më e madhe e bizneseve në Korçë, gjatë javës së fundit të dhjetorit 2020, kanë zhvilluar aktivitet e tyre sipas kufizimeve të Komitetit të Ekspertëve, lokali i Ben Blushit, reklamohej në rrjetet sociale dhe jo vetëm, duke vijuar aktivitetin dhe i tejmbushur.
Drejtuesi i Policisë, Mara, i kontaktuar nga CNA.al, nuk ka denjuar të flasë rreth skandalit, se përse është favorizuar shkelja e ligjit nga Ben Blushi dhe biznesi i tij.
CNA.al nuk është ndalur vetëm tek ana profesionale e drejtuesit të Policisë, Ferdinand Mara, por ka shkuar edhe më tej, tek pasuria e tij, përgjatë gjithë kohës që ka punuar në Policinë e Shtetit dhe është paguar me taksat e qytetarëve.
Në vitin 2004, në kohën kur ishte shef i Policisë kriminale, në Komisariatin numër 5 në Kamzë, Mara, deklaronte një apartament banimi ku zotëronte 20%, si dhe gjendje kesh, 14 000 euro, 5 000 dollarë, dhe 2 225 000 lekë.
Ndërsa pas rikthimit të tij si zëvendës Drejtor Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Lezhë, në vitin 2012, ai deklaron apartament banimi, 83.38 m2, blerë në vitin 2012, me vlerë 37 521 euro. Këtë pronë ai thotë se e ka blerë me një kredi të marrë në vitin 2006 në vlerën 608 000 lekë dhe në vitin 2009 në vlerën 1 000 000 lekë,
Po, të njëjtin vit ai ka blerë një makinë tip Benz me vlerë 3 000 euro.
Në vitin 2015 ai deklaron se ka marrë hua pa interesa (nuk dihet se kujt), për nevoja familjare me një afat dhjetë vjeçar, me vlerë 15 000 euro. Mirëpo këtë hua nuk e përmend më në asnjë deklaratë tjetër më vijim, duke sjellë dyshime për mënyrën e krijimit të 15 000 eurove.
Në të njëjtin vit që deklaron huanë e dyshimtë, bashkëshortja Jonida Mara, deklaron motoçikletë Vespa, blerë në 2015 me vlerë 25 000 lekë dhe një autoveturë Mercedez Benz, blerë në vitin 2015 me vlerë 15 000 euro. Autoveturën, bashkëshortja deklaron se e ka blerë me kursimet familjare ndër vite.
Kur janë bërë këto transaksione, Ferdinand Mara ka qenë zëvvendës, Drejtor në Policinë e Fierit.
Në vitin 2018, apartamentin me sipërfaqe 83.38 m2 e deklaron me vlerë 9 500 000 lekë, me argumentin se është rivlerësuar, ndërkohë në vitin 2012 e deklaronte me vlerë 37 521 euro.
Po në vitin 2018, Mara është bërë me bar kafe, aktivitet të cilin e deklaron në emër të bashkëshortes, Jonida Mara.
Patundshmërinë familja Mara e ka shtuar në vitin 2019. Skema është njëjtë, prona vendoset në emër të bashkëshortes Jonida Mara me profesion mësuese. Zonja Mara deklaron apartament me kontratë sipërmarrje me datë 20.05.2019, me sipërfaqe 90 m2, në Tiranë me vlerë 9 900 000 lekë.
Ndërkohë që e njëjta ka çregjistruar në QKB, bar-kafenë, për të hapur në vitin 2020, një tjetër aktivitet, si “tregëti me pakicë fruta-perime dhe artikuj të ndryshëm” në Tiranë.
Gjithashtu në vitin 2020, Jonida Mara, deklaron detyrime financiare ndaj një personi fizik, sipas deklaratës noteriale firmosur me 29.01.2020 me vlerë 15 000 dollarë kanadez. Arsyeja e këtij borxhi nuk bëhet e ditur, njësoj si në rastin e 15 000 eurove, që nuk u mësua kurrë se çfarë ndodhi me ta. Të paktën në deklaratat e pasurisë që disponon ILDKPKI, nuk ka asnjë të dhënë.
Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga Drejtori i Policisë, Korçë, Ferdinand Mara.
Viti 2004
Ap banimi, ku zotëron 20%, ndërtuar në vitin 1984.
Gjendje
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si oficer si shef i pol kriminale, komisariati nr 5, Kamëz, 5 040 000 lekë.
Viti 2012 (Deklarata fillestare)
Ap banimi, 83.38 m2, blerë në vitin 2012, me vlerë 37 521 euro. Burimi i krijimit: Nga kredia e marrë në vitin 2006 në vlerën 608 000 lekë, në vitin 2009 në vlerën 1 000 000 lekë, në vitin 2012 në vlerën 500 000 lekë dhe diferenca nga kursimet familjare.
Makinë tip Benz blerë në vitin 2012 me vlerë 3 000 euro, me kursimet familjare dhe nga shitja e makinës së mëparshme.
Master Card 240 000 lekë të reja.
Gjendje llogarie, 16 062 lekë dhe 9.87 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si zv Drejtor Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Lezhë, 729 750 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga Drejtoria Arsimore, në Tiranë, 411 600 lekë.
Kredi 1 000 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 66 235 lekë.
Kredi 500 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 494 514 lekë.
Viti 2012 (Deklarata vjetore)
Depozitë bankare me vlerë, 237 011 lekë.
Depozitë bankare me vlerë, 71 199 lekë
Të ardhura të subjektit deklarues si zv Drejtor në Policinë e Lezhës, 211 342 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga Policia e Shtetit, 45 000 lekë.
Kredi 1 000 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 63 104 lekë.
Kredi 500 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 490 767 lekë.
Viti 2013
Shtuar depozita bankare me 156 245 lekë.
Shtuar depozita bankare me 147 291 lekë.
Shitur Benz Mercedez, 5 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si zv Drejtor në Policinë e Lezhës, 1 100 000 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 489 600 lekë.
Kredi 1 000 000 lekë marrë për blerjen e ap. Shlyer.
Kredi 500 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 267 936 lekë.
Viti 2014 (Deklaratë pas largimit)
Të ardhura të subjektit deklarues si zv Drejtor në Policinë e Lezhës, 67 881 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 36 300 lekë.
Kredi 500 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 257 936 lekë.
Viti 2015 (Deklaratë fillestare)
Ap banimi, 83 38 m2, me vlerë 37 521 euro.
Depozitë bankare me vlerë, 576 635 lekë.
Depozitë bankare me vlerë, 392 432 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si zv Drejtor në Policinë e Fierit, 613 280 lekë.
Kredi 500 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 217 700 lekë.
Hua pa interesa për nevoja familjare me një afat dhjetë vjeçar, me vlerë 15 000 euro.
Kartë krediti me vlerë 2 400 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron motoçikletë Vespa, blerë në 2015 me vlerë 25 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron autoveturë Mercedez Benz, blerë në vitin 2015 me vlerë 15 000 euro. Burimi: Kursimet familjare ndër vite.
Të ardhura të Jonida Marës nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 336 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron overdraft 130 000 lekë.
Viti 2015 (Deklarata vjetore)
Gjendje në depozitën bankare, 625 894 lekë.
Gjendje në depozitën bankare, 429 797 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si zv Drejtor në Policinë e Fierit, 410 784 lekë.
Kredi 500 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 199 662 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 176 652 lekë.
Viti 2016 (Deklarata pas largimit nga detyra)
Shtesë në depozitën bankare 20 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 20 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si zv Drejtor në Policinë e Fierit, 159 052 lekë.
Kredi 500 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 192 907 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 89 152 lekë.
Viti 2018 (Deklarata fillestare)
Ap banimi në Tiranë, 83 38 m2, rivlerësuar 9 500 000 lekë.
Depozitë bankare në shumën 1 129 478 lekë.
Depozitë bankare në shumën 804 653 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 43 251 lekë.
Depozitë pa afat, 9.87 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si Drejtor në Policinë e Lezhës, 177 800 lekë.
Kredi 500 000 lekë marrë për blerjen e ap. Pa shlyer 98 342 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron motoçikletë Vespa, blerë në 2015 me vlerë 25 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron se ka shitur Mercedezin, 10 000 euro.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 10 569 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 93 000 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga aktiviteti bar-kafe, 307 750 lekë.
Viti 2018 (Deklarata vjetore)
Depozitë bankare në shumën 1 229 478 lekë.
Depozitë bankare në shumën 994 653 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues, 102 287 lekë.
Depozitë pa afat me vlerë 9,87 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës së subjektit deklarues, 147 691 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si Drejtor në Policinë e Lezhës, 1 071 930 lekë.
Kredi 500 000 lekë marrë për blerjen e ap. Shlyer.
Kartë krediti me vlerë 2 000 euro.
Kartë krediti me vlerë 200 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron gjendje kesh 8 000 euro.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron gjendje në llogarinë rrjedhëse 901 922 lekë. Sipas saj në këtë llogari është derdhur shuma 918 000 nga zyra për përmbarimore pas vendimit gjyqësore të Gjykatës Administrative në emër të babait.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 433 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të aktivitetit të bashkëshortes, lokal me vlerë 57 159 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga Drejtoria Arsimore, Tiranë, 490 705 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga aktiviteti bar-kafe, 1 590 119 lekë.
Viti 2019 (Deklarata pas largimit)
Depozitë bankare në shumën 1 294 424 lekë.
Depozitë bankare në shumën 1 155 990 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues, 2 289 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës së subjektit deklarues, 144 052 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Policia e Shtetit, 1 162 925 lekë.
Kartë krediti me vlerë 2 000 euro.
Kartë krediti me vlerë 200 000 lekë. Detyrim 31 090 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron gjendje kesh 11 600 euro dhe 800 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron gjendje në llogarinë rrjedhëse 474 967 lekë. Sipas saj në këtë llogari është derdhur shuma 918 000 nga zyra për përmbarimore pas vendimit gjyqësore të Gjykatës Administrative në emër të babait.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 729 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të aktivitetit të bashkëshortes, local në shumën, 4 686 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron ap me kontratë sipërmarrje me dt 20.05.2019, me sip 90 m2, në Tiranë me vlerë 9 900 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron kredi për blerje ap, me vlerë 7 900 000 lekë. Pa shlyer 5 962 273 lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga Drejtoria Arsimore, 453 019 Tiranë lekë.
Të ardhura të Jonida Marës nga aktiviteti bar-kafe, (I ç’regjistruar nga QKB), me vlerë 998 880 lekë.
Viti 2020 (Deklarata fillestare)
Ap banimi në Tiranë, 83.38 m2 me vlerë 9 500 000 lekë.
Depozitë bankare në shumën 1 310 816 lekë.
Depozitë bankare në shumën 1 180 144 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues, 2 289 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës së subjektit deklarues, 435 373 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Policia e Shtetit, 507 503 lekë.
Kartë krediti me vlerë 2 000 euro.
Kartë krediti me vlerë 200 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron motoçikletë Vespa, blerë në 2015 me vlerë 25 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron ap me kontratë sipërmarrje me dt 20.05.2019, me sip 90 m2, në Tiranë me vlerë 9 900 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron gjendje kesh, 700 000 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, -522 85 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës së bashkëshortes, 85 150 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse të aktivitetit të bashkëshortes, local në shumën, 692 286 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga raporti I lindjes, 221 974 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga aktiviteti “tregëti me pakicë fruta-perime dhe artikuj të ndryshëm” në Tiranë, me vlerë 1 191 510 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron kartë krediti me vlerë, 150 000 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron kredi për blerje ap, me vlerë 7 900 000 lekë. Pa shlyer 5 831 500 26 lekë.
Bashkëshortja Jonida Mara, deklaron detyrime financiare ndaj një personi fizik, sipas deklaratës noteriale firmosur me 29.01.2020 me vlerë 15 000 dollarë kanadez./CNA.al