Sociale
Masat anti Covid/ Manastirliu tregon vendimet e Komitetit të Ekspertëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka bërë një përmbledhje të situatës së Covid në vendin tonë.
Manastirliu bëri me dije se Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që masat anticovid të vijojnë të mbeten në fuqi.
“Përsa i përket situatës epidemiologjike, komiteti duke ndjekur situatën mbi baza ditore e javore ka vlerësuar një rritje të incidencës 2 javore që ka pësuar rritje në 14 ditët e fundit. Një rritje që është 217 raste të reja për 100 mijë banorë nga 2-15 janar. Kemi një rritje të numrave të rasteve në bashki duke u rritur numri i bashkive që ka raste të reja nga 44 në 50 bashki me një mesatare të përjavshme prej rasteve të cilat vlerësohen që kanë numra të rritura. Përsa i përket numrit të pacientëve të shtruar, ballafaqohemi me një rritje të rasteve. Rritja është e qëndrueshme, nuk është alarmante. Është një situatë që tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar dhe rritje të vigjilencës. Numrat të pacientëve të shtruar në spital ka pësuar rritje me një mesatare prej 273 shtrimesh në 14 ditë. Në radhët e terapisë intensive ka pësuar një rritje. Duke bërë një vlerësim të pozitivitetit në raport me testimet, në të gjithë vendin vijon testimi në komunitet për të izoluar çdo rast në kohën e duhur. Rritja e numrit të testimit, përmes testimit të shpejtë, vlerësohet një rritje e qëndrueshme e pozitivitetit. Kjo kërkon që qytetarët të bëjnë kujdes. Efekti i rritjes së qëndrueshme vjen dhe si efekt i festave të fundvitit nga mbledhjet familjare gjatë kësaj periudhe. Do vijojmë të kemi në zbatim masat që tashmë janë dhe që kanë dhënë impakt dhe që ka dhënë efekt. Do të vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit që është ndalimi i lëvizjes nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit. Mbetet në fuqi pezullimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve. Vendimi tjetër i Komitetit është se mësimi në universitete do të jetë onlinë deri në një urdhër të dytë”, tha Manastirlu.
Lajme të Rekomanduara:

Situata nga Covid/ Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për masat shtrënguese
Komiteti Teknik i ekspertëve në mbledhjen e sotme ka deklaruar se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve të para. Duke analizuar...

“Kemi rritje të shtrimeve në spitale”/ Brataj tregon qytetet me më shumë të infektuar
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë me dije se kemi një rritje të shtrimeve në spitale, për shkak të infektimve me Covid. Sipas...