Sociale
Lufta kundër Covid/ Gjermania ndihmon Shqipërinë

OBSh-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri
Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.
Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar me praninën e Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ( Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri (Ambasada Gjermane Tiranë ), dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri./CNA.al