Connect with Us

Lirohen dy ndërtuesit e pallatit/ Banorët që kanë paguar paratë mbeten ende pa shtëpi

Aktualitet

Lirohen dy ndërtuesit e pallatit/ Banorët që kanë paguar paratë mbeten ende pa shtëpi

Publikuar

-

Lirohen dy ndërtuesit e pallatit, banorët që kanë paguar paratë mbeten ende pa shtëpi

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” biznesmenët Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, të përfshirë në konfliktin e pak ditëve më parë për kompleksin e pallateve në rrugën “Ndre Mjeda”.

Nga përplasja e regjistruar mëngjesin e së mërkurës mbeti I plagosur me armë zjarri biznesmeni Sino Llanaj si dhe një kalimtar i rastit. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore Llanaj u njoh me vendimin e gjykatës në ambjentet e spitalit ndërkohë për 3 të arrestuarit e tjerë , Shkëlzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Dumanin togat e zeza caktuan masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkaq në kërkim vijon të jetë ende autori i plagosjes së biznesmenit Llanaj i identifikuar tashmë nga uniformat blu.

Por teksa tashmë konflikti mes dy ish ortakëve është transferuar në dyert e Gjykatës së Tiranës, banorët e pallatit kanë organizuar një protestë mëngjesin e kësaj të shtune ku u kanë bërë apel qeverisë për ti ardhur në ndihmë për zgjidhjen e problemit të tyre pasi ndonëse kanë paguar paratë prej më shumë se dy vitesh, ende nuk kanë marrë në dorëzim hyrjet për shkak të mosmarrveshjeve mes biznesmenëve.  

“Unë kam një kontratë ku thuhet se pallati duhet të mbaronte në 2019, kontratën e kam firmosur që në 2016. Sot është shtyrë leja për në 2022. E kam regjistruar dhe në hipotekë”, shprehet një porositëse apartamenti.

LEXO EDHE:  Foto-pasojat nga tërmeti/ Si e kaluan natën qytetarët mbrëmë

Por teksa tashmë konflikti mes dy ish ortakëve është transferuar në dyert e Gjykatës së Tiranës, banorët e pallatit kanë organizuar një protestë mëngjesin e kësaj të shtune ku u kanë bërë apel qeverisë për ti ardhur në ndihmë për zgjidhjen e problemit të tyre pasi ndonëse kanë paguar paratë prej më shumë se dy vitesh, ende nuk kanë marrë në dorëzim hyrjet për shkak të mosmarrveshjeve mes biznesmenëve.  

“Unë kam një kontratë ku thuhet se pallati duhet të mbaronte në 2019, kontratën e kam firmosur që në 2016. Sot është shtyrë leja për në 2022. E kam regjistruar dhe në hipotekë”, shprehet një porositëse apartamenti.

“Ata le të merren vetë me problemet që kanë, ne kemi blerë shtëpitë dhe jemi investitorët dhe pallati duhet të lejohet që të ndërtohet”, shprehet një tjetër banore që ka blerë apartament në pallatin që do të ndërtohej nga dy biznesmenët në konflikt.

Konflikti i vazhdueshëm mes dy biznesmenëve për ndërtimin e një pallati precipitoi mëngjesin e të mërkurës me përplasjes fizike dhe përdorimin e armëve, duke çuar në plagosjen e investitori Sino Llanaj si dhe një kalimtari të rastit. Dy ortakët kishin prishur kontratën e bashkëpunimit disa kohë më parë, dhe kjo ka sjellë probleme edhe për qytetarët që kanë porositur apartamente dhe ato që kanë dhënë tokën ose banesën e tyre për investim. /euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Rregullohet ligji i SPAK/ Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës, do shtohen rezultatet

Publikuar

-

Nga

Rregullohet ligji i SPAK, Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës, do shtohen rezultatet

Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se Struktura e Prokurorisë së Posaçme ka qenë pjesë e grupit të punës që ka propozuar ndryshime në reformën e drejtësisë. Ai tha se bëhet fjalë për ndërhyrje për kompetencat mbi hetimin e korrupsionit të nivelit të ulët që të hiqet si pjesë e hetimeve të SPAK.

Për vitin e parë të ekzistencës së SPAK ka pasur prurje nga individë dhe institucione dhe nisur nga baza ligjore nuk të lejon që të bësh përzgjedhje, kjo gjë tha z. Kraja gjatë intervistës për Euronews Albania ka sjell dhe një situatë bllokuese në institucionin që ai drejton.

Gjithashtu, Arben Kraja theksoi se “mungesa e BKH e ka vështirësuar punën e funksionimit të SPAK”, që është struktura e hetimit në ndihmë të prokurorëve të SPAK. Ndryshimet e propozuara së fundmi shto ia kanë marrë dhe dakordësinë e ndërkombëtarëve.

LEXO EDHE:  Një idiot politik që parashikon tërmete

LEXO EDHE:  Panik në Meksikë/ Lëkundje të fuqishme tërmeti

I pyetur nga gazetari Eni Ferhati nëse SPAK po heton “peshq të mëdhenj”, z. Kraja u tregua hermetik duke thënë se për të çdo person që shkel ligjin nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

“Gjatë vitit të kaluar kemi hetuar mbi 500 procedime penale. Koncepti i peshqve të mëdhenj apo të vegjël është koncept figurative nuk është koncept ligjor. Parimi jonë I punës është që ata që shkelin ligjin duhen ndëshkuar dhe nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.

Muajin e fundit janë dhënë vendime dënimi për 30 apo 40 të pandehur nga gjykata, me vendime konfiskimi që shkon deri në 300 mijë metra katrorë tokë që I kthehen shteti apo deri në 5 milionë euro që i kthehen shtetit në administrim. Padyshim që do të ketë më shumë në të ardhmen”, deklaroi z. Kraja./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Publikuar

-

Nga

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi fluturoi të mërkurën mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatet e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.

Ky mision dërgon një mesazh të qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.

“Ne jemi këtu së bashku”, tha ai.

Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të treja vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.

LEXO EDHE:  Punëtori i bashkisë ra nga pema dhe ndërroi jetë/ Gjykata lë në burg inxhinierin

LEXO EDHE:  Punëtori i bashkisë ra nga pema dhe ndërroi jetë/ Gjykata lë në burg inxhinierin

Bombarduesi, që fluturoi të mërkurën, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.

Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegji. Bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 vetash.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE