LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krahasimi i renditjeve/ Vllaznia "pa frena", Skënderbeu dhe Bylisi "pikiatë"

16 Janar 2021, 19:24, Sport CNA
Krahasimi i renditjeve/ Vllaznia "pa frena", Skënderbeu dhe

U mbyll ditën e sotme java e 14-të e Kategorisë Superiore, ku Vllaznia udhëheq bindshëm me një diferencën +9 pikë nga ndjekësit më të afërt, teksa Skënderbeu mbyll tabelën e renditjes me vetëm 10 pikë.

Nga krahasimi i bërë me javën e 14-të të sezonit të shkuar, rezulton se shkodranët kanë plot 12 pikë më shumë, ndërkohë që skuadra me minusin më të madh të pikëve, rezulton Bylisi.

11 pikë më pak se sezoni i shkuar ka arritur të grumbullojë skuadra ballshiote e drejtuar nga trajneri Dovedan.

Vetëm 3 skuadra rezultojnë me bilanc pozitiv pikësh, nga ky krahasim, ato janë Vllaznia, Teuta dhe Tirana.

Për më tepër mund të shikoni tabelën me krahasimin e plotë të pikëve për 2 sezonet e fundit, 2019-2020 dhe këtë aktualin 2020-2021:

Vllaznia +12 pikë

Partizani ? 2 pikë

Teuta +1 pikë

Laçi -2 pikë

Tirana +1 pikë

Kukësi -7 pikë

Bylis -11 pikë

Skënderbeu -10 pikë

 

Lajmet e fundit nga