Sociale
“Kontrata me Pfizer do zbatohet”/ Manastirliu: Mbi 10.000 doza do vijnë brenda janarit!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se marrëveshja me Pfizer për vaksinën anti Covid do të zbatohet dhe se 10.000 mijë doza do të mbërrijnë brenda janarit.
Gjthashtu ajo theksoi se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga platforma COVAX për mbërritjen e vaksinave të tjera.
“Ashtu sikurse jeni në dijeni, ne kemi filluar vaksinimin me mjekët e frontit të parë. Jemi në pritje të vaksinave që priten të mbërrijnë brenda muajit janar nga marrëveshja me Pfizer dhe nga COVAX. Javën tjetër mund të kemi një përgjigje në këtë platformë të COVAX për të mësuar mbi kohën kur do vijnë. Kemi shpresa që dhe nga kjo platformë ku kemi parapaguar 4 mln dollarë, ku do të vaksinojmë 500 mijë qytetarë. Nëpërmjet marrëveshjes me Pfizer presim 500 mijë doza dhe vijojmë në fund të janarit. Ne jemi besimplotë që kontrata me Pfizer do zbatohet sipas afateve të parashikuara ku përshkruhet se ardhja e 10 mijë dozave do bëhet brenda janarit. Përsa i përket vaksinimit të 4 spitaleve ne po vijojmë. Janë rreth 1000 punonjës në 4 spitale. Janë 5000 mjekë dhe infermierë që janë më të ekspozuarit në vendin tonë, në reanimacione, urgjenca kombëtare. Me të përfunduar do kemi dhe një vaksinim të kombinuar. Ekziston dhe një kategori e riskuar, në shtëpitë e të moshuarve, ata që kanë sëmundje shoqëruese, po bëhet punë për identifikimin e tyre. Dua që tju bëjë të ditur që nuk do ketë vetëm një qendër vaksinimi. Do kemi qendra të tjera në qendra të tjera të vendit” – tha Manastirliu./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Situata nga Covid/ Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për masat shtrënguese
Komiteti Teknik i ekspertëve në mbledhjen e sotme ka deklaruar se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve të para. Duke analizuar...

“Kemi rritje të shtrimeve në spitale”/ Brataj tregon qytetet me më shumë të infektuar
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë me dije se kemi një rritje të shtrimeve në spitale, për shkak të infektimve me Covid. Sipas...