LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikti mes biznesmenëve/ Gjykata lë në arrest shtëpie Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën

16 Janar 2021, 14:24, Kronika CNA
Konflikti mes biznesmenëve/ Gjykata lë në arrest shtëpie

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga ?Ndre Mjeda? .

Gjykata vendos arrest shtëpie për biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën. Ndërsa për tre rojet, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën ?detyrim paraqitje?.

Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë.

Kujtojmë se gjatë përplasjes, u plagos një kalimtar i rastit, ndërsa roja i pallatit u sulmua me sende të forta./CNA.al

Lajmet e fundit nga