Showbizz
“Gjeni arsye për të jetuar”/ Bashkëshortja e Kobe Bryant bën rrëfimin prekës

Thuajse po bëhet një vit që nga aksidenti që rezultoi fatal për basketbollsitin e famshëm Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna.
Bashkëshortja e tij ka treguar se dhimbja për humbjen e familjarëve është shumë e madhe por ka gjetur një arsye për të ecur para. Vanessa Bryant ka bërë një postim prekës në rrjete sociale ku dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj
“Më lini të jem e vërtetë. Hidhërimi është një tufë emocionesh të ngatërruara. Një ditë ti je duke qeshur dhe të nesërmen të duket sikur nuk je gjallë. Dua t’ju them njerëzve që po luftojnë me dhimbjen dhe humbjen zemërthyese. Gjeni arsyen tuaj për të jetuar. E di që është e vështirë. Unë shikoj vajzat e mia dhe përpiqem ta shtyj atë ndjenjë vetëm për to. Vdekja është e garantuar, por të jetuarit pjesën tjetër të ditës nuk është. Gjeni arsyen tuaj”, ka shkruar Vanessa në Instagram./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Provokon meshkujt me fotot e saj/ Shania Perret, modelja më e nxehtë e Instagramit
Shania Perrett lindi në Gold Coast, Australi më 1 Mars 1997. Ylli i mediave sociale, e cila njihet për faqen e saj në Instagram. Ajo...

Pozon vetëm me veshje seksi/ Fotot më joshëse të modeles australiane
Carly është një nga vajzat më seksi të Instagramit. Bjondina ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, mbi 500 mijë. Ajo reklamon veshje...