Connect with Us

FOTO/ Vijat me tallash dhe fusha e mbushur me borë 1 orë para ndeshjes, ja çfarë po ndodh në Korçë

Sport

FOTO/ Vijat me tallash dhe fusha e mbushur me borë 1 orë para ndeshjes, ja çfarë po ndodh në Korçë

Publikuar

-

Kategoria Superiore do të zhvillojë sot tre ndeshjet e mbetura për javën e 14-të. Dueli mes Skënderbeut dhe Partizanit i programuar pas 1 ore, konkretisht në 13:45 rrezikon të shtyhet pasi në Korçë ka rënë një sasi e madhe bore.

Megjithë ndërhyrjen e punëtorëve, fusha e stadiumit Skënderbeu është e gjitha e zbardhur dhe vështirë se mund të zhvillohet një ndeshje normale, me vijat anësore të fushës që janë vijëzuar me tallash. Gjithçka mbetet në dorë të delegatit të ndeshjes, ndërsa pas pak do merret vesh nëse dueli do spostohet me 24 orë deri në pastrimin e fushës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Premier Liga

Ja ku do luhet ndeshja e kthimit mes Leipzig dhe Liverpoolit

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e parë mes Lajpcig dhe Liverpul në Ligën e Kampionëve e përfunduar me rezultatin 0-2, u luajt në stadiumin Pushkash Arena të Hungarisë për shkak se anglezët nuk lejoheshin të futeshin në Gjermani si pasojë e COVID-19.

Mirëpo edhe ndeshja e kthimit është zyrtarizuar të luhet në fushë neutrale dhe sfida do të mbetet në Hungari.

Kjo vjen si pasojë e rregullave të vendosura nga autoritet britanike të cilët kërkojnë që secili që futet në Angli të karantinohet për 10 ditë.

Diçka që pengon aktivitetin normal të botës së futbollit, e në këtë formë, UEFA i ka dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Kështu, stadiumin Pushkash Arena secila nga skuadrat do ta përdorin nga njëherë si shtëpinë e tyre dhe tashmë pas Lajpcig, i takon Liverpulit ta bëjë këtë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Te Milani nuk heqin dorë nga gara për titullin

Publikuar

-

Nga

Milan-Udineze përfundoi me polemika, teksa vendësit barazuan në minutën e 97-të, me një 11-metërsh. Ky episod kishte dy momente.

I pari ishte kontakti mes Leaos dhe Larsen, por ajo prekje ishte mjaft e lehtë dhe nuk justifikon lëvizjen e dorës së lojtarit të Udinezes që preku topin.

Një skenë e ngjashme, për një kontakt të lehtë, ndodhi edhe në dyluftimin ajror mes Romanjolit dhe Bekaos, në rastin e golit të Udinezes, në pjesën e dytë.

Ndaj, mund të themi se penalltia e akorduar në minutën e fundit për Milanin ishte e saktë dhe nuk ka vend për diskutim.

Vendim Moviola i saktë i Masës, i cili nuk kërkoi as ndihmën e VAR-it.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ëndrra kineze ishte joreale, futbolli i shpenzimeve të çmendura ka falimentuar

Publikuar

-

Nga

Futbolli kinez ka falimentuar. Shpenzimet e tepruara për transferimet e “yjeve” të futbollit, që spikatnin në Europë, kanë çuar drejt zhdukjes shumë klube të vendit aziatik. I fundit, pa shkuar më tej, është kampioni në fuqi, Jiangsu Suning.

Të dielën, kompania që e mbështet financiarisht raportoi ndërprerjen e aktivitetit të ekipit të futbollit.

Titulli kampion, që fitoi së fundmi, nuk i ka shërbyer për të shmangur katastrofën. Borxhet e akumuluara ndër vite fundosën një skuadër që nga divizioni i dytë, brenda një kohe të shkurtër arriti të ngjitej në majën e futbollit kinez.

Peshën kryesore të falimentit e kanë ato 50 milionë euro të paguara për Álex Teixeiran disa sezone më parë apo 28 milionë të shpenzuara për Ramires. Edhe në vitin 2019 u fol rreth interesimit të Jiangsu Suning për blerjen e Gareth Bale.

Jiangsu është hallka e fundit në një zinxhiri që është ndryshkur prej kohësh. Kriza e futbollit kinez u përshpejtuar nga pandemia e Koronavirusit. Në tri sezone, në fakt, janë zhdukur 16 klube futbolli. Katër vjet më parë Kina arriti të shpenzonte 380 milionë euro për merkaton; në tregun aktual, vetëm 7.5 milionë.

Përforcimi i huaj më i shtrenjtë është kroati i panjohur Majstorovic, i cili kushton vetëm 3.3 milionë euro. As që mund të imagjinohet një shpenzim prej 60 milionësh, që u paguan pak kohë më parë për Oscar apo 55 milionë për Hulk.

Qeveria kineze e parandjeu rrezikun dhe gjeti një mënyrë për të ndalur shpenzimet e tepruara.

Masa e marrë konsiston në pagimin e së njëjtës shumë federatës kineze. Kështu, nëse një klub dëshiron të blejë një lojtar 10 milionë, duhet t’i paguajë edhe 10 milionë të tjera federatës. Për më tepër, që nga ky sezon është vendosur një kufi pagash prej 3 milionë eurosh.

Për rrjedhojë, janë larguar të gjithë emrat e mëdhenj: Teixeira, Hulk, Pellé, Ighalo, El Shaarawy, Rondón, Goulart … Ka pasur gjithashtu një eksod masiv teknikësh: Rafa Benítez, Vitor Pereira, Bruno Genesio apo Van Bronckhorst. Një kampionat i shkatërruar plotësisht, pa para, pa “yje” dhe pa kampion në fuqi. Ëndrra kineze ishte joreale.

LEXO TE PLOTE