Politikë
Epokë e re për Gjermaninë/ Biberaj: Sfidë për pasuesin e Merkel, zgjerimi dhe emigrantët

Armin Laschet është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konservatore Gjermane, CDU duke pasuar Angela Merkel. Ai pritet të jetë kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë në zgjedhje federale që pritet të zhvillohen në muajin shtator.
Ish-zv.presidenti e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj tha për Euronews Albania se Armin Lashet është pasues besnik i kancelares Merkel.
Ai beson se z. Lashet do të hapë në epokë të re, jo vetëm për CDU, por edhe për politikën gjermane.
“Gjykoj se kancelarja Merkel po mbyll një cikël të suksesshëm politik për të hapur pastaj një epokë të re për CDU dhe për politikën në Gjermani. Politikani i ri është pasuesi besnik i Angela Merkel. Është një politikan dhe ka një eksperiencë të gjatë. Lidhur me politikat e zgjerimit. Gjermania ka një qëndrim konstant dhe kjo nuk është një situatë e tanishme, por është një politikë që nga vitet ’90. Lidhur me refugjatët, mund të ketë edhe kritika, por gjithsesi kancelarja arriti të mbante kuotat politike”, tha ai.
Teksa shton se politika mbi emigrantët kanë shtuar kritikat e brendshme në Gjermani, z. Biberaj thotë se pavarësisht kësaj, lideri i ri i CDU-së do t’u përmbahet me rigorozitet politikave makro.
“Por, mendoj se politikat makro do të jenë të njëjta”, tha ai./euronews